TIRANE- qeveria miraton numrin e punonjesve me kontrate te perkohshme ne administrate, te cilet do te punesohen ne varesi te nevojave te institucioneve.
Jane rreth 1416 vende pune te perkohshme ne institucione te ndryshme, si dogana, spitale, shtepi pushimi, rezervat e shtetit, prokurori, etj. Punonjesit kane filluar dhe vijojne te merren ne pune me kontrata disa mujore. Kohezgjatja e punes varion nga 3 deri ne tete ore ne dite sipas vendit te punes.
Te punesuarit me kontrate te perkohshme kerkohen kryesisht per pozicione si sanitare, mirembajtes, mjek, teknik, roje, ciceron, perkthyes, kamerier, kuzhinier, elektricist, mekanik, banakier, etj.
Çdo vit, keshilli i Ministrave miraton numrin e punonjesve me kontrate te perkohshme te cilet do te merren ne pune. Ne mjaft raste, per nje vend pune te caktuar i rinovohet kontrata punonjesit qe ka qene ne ate pozicion.
Numrin me te madhe te punonjesve me kontrate e kerkon Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave.
Thuajse te gjithe ata qe punesohen me kontrate nga Ministria e Brendshme punojne per mirembajtjen e Shtepive te Pushimit ne qytete te ndryshme te vendit, ndersa ata qe jane te punesuar nga Ministria e Financave, do te pozicionohen ne zyrat doganore.
Per shkak edhe te sezonit turistik, nje numer te konsiderueshem punonjesish i nevojiten edhe Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve. Ne mjaft Parqe Kombetare kerkohen per punesim ciceron por edhe vezhgues.
Shikoni dokumentin ne pdf