Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vendimi, skedinat do tatohen me 10perqind

Publikuar me : 02.09.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 162 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Te gjithe personat qe fitojne para ne baste sportive do ti paguajne shtetit takse. Kompanite do taksohen 25perqind te fitimit


TIRANE- Keshilli i Ministrave ka ndryshuar dje ligjin per Lojerat e Fatit duke vendosur nje tatim prej 10 per qind te shumes per te gjitha parate e fituara nga skedinat dhe bastet e tjera. Deri me tani fitimi qe merrte lojtari nga skedinat dhe bastet ishte i paster dhe i patatueshem ndersa tani cdo fitues do te ti paguaje shtetit taksen per te ardhurat personale.


Pika 3 Te ardhurat, qe perfitohen nga lojtaret apo fituesit, qe marrin pjese ne lojerat e fatit dhe kazinote, perjashtohen nga tatimi mbi te ardhurat personale, shfuqizohet, thuhet ne vendimin e djeshem te qeverise. Ne baze te ketij ndryshimi, duhet qe te gjithe fituesit e skedinave dhe basteve sportive te deklarojne fitimin e tyre dhe te paguajne takse ne shtet.


Taksa do te mbahet direkt nga parate e skedines fituese ku do te shenohet shuma e fituar dhe me pas shuma qe merr fituesi.
Nje tjeter takse qe shteti do te marre per bastet sportive eshte edhe ajo e kompanise. Deri me dje kompanite ishin te detyruara qe te paguanin ne forme takse pese per qind te xhiros ndersa tani do te paguajne takse per fitimin.


Kjo takse eshte shume me e madhe se cdo takse tjeter pasi kalon edhe vleren e TVSH-se. Organizatori i basteve sportive paguan tatim per lojerat e fatit 25 perqind mbi fitimin nga loja, por jo me pak se a) per 1 deri ne 99 NIPTE, 10 000 000 (dhjete milione) leke ne muaj, per cdo shoqeri qe kryen kete veprimtari; b) per 100 deri ne 149 NIPTE, 12 000 000 (dymbedhjete milione) leke ne muaj, per cdo shoqeri qe kryen kete veprimtari; c) mbi 150 NIPTE, 14 000 000 (katermbedhjete milione) leke ne muaj, per cdo shoqeri qe kryen kete veprimtari- thuhet ne VKM. Nderkohe, pervec pagesave te shoqerise, per cdo pike basti, duhet te kryhen pagesat ne tarifa ori si baraklece


fikse mujore si me poshte per rrethet e kategorise se pare, 40 000 (dyzet mije) leke; per rrethet e kategorise se dyte, 30 000 (tridhjete mije) leke; per rrethet e kategorise se trete, 20 000 (njezet mije) leke.


Nje pjese e te ardhurave nga bastet sportive, 0.2perqind e shumave te grumbulluara, i kalojne Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.
Nje tjeter ndryshim qe i eshte bere ligjit per Lojerat e Fatit parashikon edhe reklamimin e tyre. Me ligjin e vjeter ndalohej zhvillimi i reklamave per lotarite kombetare ndersa tani kjo gje eshte e lejuar. Reklama duhet te behet permes nje marreveshjeje me Ministrine e Financave.


Per sa i takon kazinove dhe sallave te lojerave te fatit eshte vendosur qe te gjitha makinerite te jene ne gjuhen shqipe. Kjo do te thote se sallat e lojerave te fatit dhe kazinote duhet te ndryshojne makinat brenda nje afati qe do te percaktohet shume shpejt nga Ministria e Financave. Keto pajisje duhet te licencohen nga ministria, ne rast te kundert, sekuestrohen.


Pajisjet, qe sherbejne per lojera fati, te cilat gjenden nga NJMLF-ja ne mjedise te padeklaruara prane kesaj njesie, konfiskohen. Nese eshte e pamundur qe pronari te identifikohet, kjo e dhene shenohet ne aktin administrativ te konfiskimit,- thuhet ne vendimin e Keshillit te Ministrave.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit