Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vendimi 5 mije leke shperblime per pensionistet

Publikuar me : 11.12.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 499 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Qeveria vendos shperblimin e 520 mije pensionisteve per festat e fundvitit

Berisha: Ky eshte urimi i qeverise. Ne maj rritje pensionesh per qytetin dhe fshatin

TIRANE- Te 520 mije pensionistet, si ne fshat dhe ne qytet, do te perfitojne nga 5 mije leke shperblim per festat e fundvitit. Ky vendim i qeverise u be i ditur dje nga Kryeministri Berisha, i cili nder te tjera siguroi pensionistet se ky shperblim nuk ka te beje me planet e qeverise se tij per rritjen qe pensionet do te pesojne ne muajin maj te vitit te ardhshem.

Nga vendimi i qeverise do te perftojne edhe personat, te cilet nuk marrin pension te plote, sic mund te jene ata qe kane aplikuar me heret per perftimin e pensionit te pleqerise. *Pensionistet ne mbare vendin do te marrin nje shume prej 5 mije leke, kudo qe ndodhen dhe te te gjitha kategorive. Kjo shume nuk llogaritet ne rritjen e premtuar te pensioneve*,- u shpreh Berisha. Ai deklaroi gjithashtu se qeveria e tij e merr kete akt tradicional, si nje vullnet per tu uruar qytetareve Vitin e Ri, jo vetem me fjale, por edhe me nje shperblim per festat e fundvitit.

Duke shprehur vleresimet e tij ne lidhje me shperblimin qe qeveria e tij u ka akorduar pensionisteve, Berisha e ka konsideruar te mjaftueshme shumen prej 5 mije lekesh per te bere te neutralizuar shifrat 2.6 per qind te inflacionit per kete vit. *Ky shperblim e ben te paqene inflacionin qe ishte ne shifrat me te uleta prej 2.6 per qind. Ne kete menyre, pensionistet lehtesohen dhe kursimet e tyre nuk preken shume per te festuar Vitin e Ri*,- tha ai.

Kryeministri premtoi se do te perfitojne shperblime edhe punonjesit e administrates publike.

Burime nga Ministria e Financave bene me dije se akti normativ eshte ne proces e siper dhe efekti financiar do te jete2.5 deri ne 2.7 miliarde leke. Vendimin e qeverise se tij, Kryeministri Berisha e ka cilesuar si *kartolinen e qeverise per festen e fundvitit*, nga i cili, perfshire edhe punonjesit buxhetore, perfitojne rreth 800 mije familje shqiptare, punonjes te administrates, te institucioneve publike dhe pensionisteve te te gjitha kategorive, ne qytet dhe fshat.

Sipas premtimeve te Kryeministrit Berisha dhe ministrit te Financave, Ridvan Bode, gjate prezantimit te buxhetit te vitit 2009, ne ndryshim nga vitet e tjera ku rritja e pagave dhe pensioneve eshte bere ne muajt korrik-gusht, kete vit rritja pritet te aplikohet qe ne muajin maj. Keshtu, pensionet e fshatit do te pesojne nje rritje 20 per qind, ndersa ata te qytetit 10 per qind.

Sipas te dhenave, jane 170 mije pensioniste ne fshat dhe 260 mije ne qytet, ata te cilet do te perfitojne nga kjo rritje, e cila, se bashku me rritjen e premtuar te pagave te punonjesve buxhetore, perben 6.2 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto.

Tradicionalisht, ne vend, festat e fundvitit jane shoqeruar me nje rritje te cmimeve te mallrave te konsumit, duke zbehur vleren financiare te shperblimeve. Megjithese nder vite jane ndermarre aksione nga punonjesit tatimore, ne shume tregje te vendit, tregtaret kane abuzuar me rritjen e cmimeve.

5 mije leke eshte shperblimi qe te gjithe pensionistet ne mbare vendin pritet te marrin per festat e fundvitit

26 milione dollare pritet te jete efekti financiar per shperblimet e pensionisteve dhe punonjesve te administrates publike

800 mije familje shqiptare, punonjes te administrates, te institucioneve publike dhe pensionisteve do te perfitojne shperblime


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit