TIRANE- Partia Socialiste hedh dyshime se procesi i privatizimit te gjithckaje shteterore lidhet me nje proces pastrimi parash te pista. Deputeti i PS-se, Pandeli Majko, ka ngritur shqetesimin, nje dite pasi Ministri i Ekonomise Tregtise se Energjetikes, Dritan Prifti, konfirmoi perfundimin e listes me asetet shteterore, te cilat do te nxirren ne shitje brenda nje periudhe kohore te shkurter. Jane mbi 250 fabrika, ndermarrje apo uzina qe deri me tani kane qene prone shteterore qe do te futen ne procesin e privatizimit.
Per hartimin e nje liste me te gjitha asetet, qeveria ka angazhuar rreth 100 nenpunes te administrates shteterore, ndersa me fillimin e vales se re te shitjeve te aseteve shteterore qeveria parashikon qe brenda vitit te arrije te mbledhe ne buxhet rreth 100 milione euro. "Kjo perkthehet pak a shume me mbylljen perfundimtare te mundesise per kthim dhe kompensim ne natyre te pronareve te vjeter te Shqiperise.
Kjo thellohet edhe me tutje, duke degjuar perfaqesuesit e qeverise se pronaret e vjeter ne momentin e shitjes se te ashtuquajturave prona shteterore kur jane vete pronare te siperfaqes ne fjale kane te drejten e parablerjes. Boll dhe kaq dhe arrin te kuptosh se ne cnivel eshte sot marredhenia legale me pronen ne Republiken e Shqiperise. Ngre nje pyetje shume te rendesishme per fatin dhe ne cduar do te vene pronat qe kane dale ose qe do te dalin ne ankand per tu privatizuar.
Problemi eshte qe pronat ne Republiken e Shqiperise te mos vijne si nje proces pastrimi parash",- tha Majko. Qeveria ka vendosur qe pronareve gjate procesit te privatizimit tu njihet e drejta e parablerjes. Pra nese ndodh qe nje uzine apo fabrike te jete ndertuar mbi pronen e nje pronari te ligjshem, ky i fundit ka te drejten e parablerjes se asetit. Por jo normale e ka quajtur deputeti Majko qendrimin e qeverise per ti dhene pronareve te drejten e parablerjes, pasi ne kete menyre, sipas tij pronaret detyrohen te blejne dicka qe eshte e tyre.
Sipas vendimit te qeverise, nese nuk ka interes nga pronari, aseti shitet duke kaluar ne procedura normale te tenderimit. E njejta gje do te ndodhe me ndermarrjet te cilat jane dhene me qira. Nderkohe investitorit do ti linde e drejta per te parablere asetin atehere kur ai ka investuar me shume se 150 per qind te vleres se saj mbi ate aset.
Ne listen e shitjeve perfshihen aksionet shteterore ne Operatorin e Sistemit te Shperndarjes, Albtelekom, ARMO, etj. Nderkohe, jane me shume se 450 reparte ushtarake ne te gjithe vendin qe pritet te ndryshojne pronare ne nje periudhe te afert. Lista ka mberritur tashme ne Ministrine e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes e cila do te merret edhe me shitjen e tyre.
_______________
Prifti: Ja si privatizohen asetet, ne shitje edhe repartet ushtarake
TIRANE - Ministri i Ekonomise Dritan Prifti ka dhene disa hollesi sot ne lidhje me proceduren e privatizimit te aseteve shteterore, shpallur si prioritet nga qeveria. Sipas tij privatizimi eshte i domosdoshem per shkak te degradimit te ndermarrjeve qe manazhohen nga shteti, duke garantuar se vetem kete vit buxhetit te shtetit do ti shtohen 100 mln euro nga privatizimet.
"Do privatizojme cdo aset shteteror. Gjate procesit te tenderimit ish-pronaret e tokave do te kene mundesine e parabljeres", tha ai. Nderkohe edhe ata qe kane asete shteterore me qira do te jene te priveligjuar. "Pas ish-pronareve te drejten e parablerjes e kane ata persona qe kane me qira objektet shteterore, por me kusht qe te kene investuar ne to", tha Prifti.
Ne shitje jane aksionet e shtetit tek OSSH, ARMO dhe Albtelekom. Gjithashtu do te shitet 100 per qind kompania shteterore e naftes Albpetrol. Per nje periudhe 5 vjecare do te futet edhe nje aksioner i ri tek KESH-i, me nje vlere minimale, 20 per qind.
Per here pare behet e ditur se ne shitje jane afro 200 reparte ushtarake ne gjithe vendin. Prifti tha se "ushtria do te beje nje ristrukturim duke leshuar ato ambiente qe nuk i ka te nevojshme".
______________
Berisha: Asetet jane te shkaterruara
Kryeministri Berisha ka folur serish sot per shitjen e ndermarrjeve shteterore, si gjeja me me vlere qe do beje qeveria gjate 2010-s. Nderkohe ai akuzohet nga opozita se po nxitohet me ankandet e aseteve, thjesht per te mbushur arken bosh te buxhetit te shtetit.
Ne mbledhjen e qeverise, Berisha u shpreh se "duke iu ndryshuar pronesi ne do te fitojme ne vlera te medha nga keto prona te shkaperderdhura qe jane ne duart e shtetit". Sipas tij procesi i privatimit eshte qellimi paresor, pasi godet edhe korrupsionin.
Berisha iu pergjigj edhe atyre qe jane kunder privatizimeve, duke u shprehur se "ne menyre te perseritur kam degjuar te shprehin disaprovim per politikat e privatizimit. Por keto politika jane politika te tregut te lire, te cilat kane te bejne me konsolidimin e sistemit mbi pronen private. Ky sistem nuk perjashton pluralitetin e pronesise, por, pare se gjithash, eshte sistemi qe bazohet mbi pronen private dhe iniciativen e lire te qytetareve".
______________________
Ekspertet: Nisma cdo gje ne shitje, tentative per mbushjen e buxhetit
Deklarata e kryeministrit Sali Berisha per privatizimin e pjeses se mbetur te pasurise shteterore ka shkaktuar reagime te eksperteve te ekonomise dhe te opozites. Sipas tyre, ky eshte momenti i papershtatshem per shkak te krizes boterore.
Nderkohe ka mendime se duhen vendosur raporte te drejta midis sektorit publik dhe atij privat.
Privatizimi i ekonomise shqiptare vazhdimisht ka qene nje nder prioritetet e qeverive te te gjitha ngjyrave dy dekadat e fundit ne Shqiperi, qe kur vendi hyri ne rrugen e ndryshimeve demokratike dhe ekonomise se tregut.
Ne kohe te ndryshme dhe mes polemikave jane privatizuar sektore te rendesishem strategjike, si ai telekomunikacionit, bankave, naftes, energjitikes, por vleresohet se ka ende sektore te rendesishem te paprivatizuar.
Javen e kaluar kryeministri Sali Berisha beri te ditur per fillimin masiv te privatizimit te aseteve shteterore qe kane mbetur pa privatizuar. "Do te kompletojme privatizimin e te gjitha aseteve te cilat jane te domosdoshme," tha zoti Berisha.
Menjehere pas kesaj deklarate opozita reagoi duke thene se kjo synonte grabitjen e asaj pasurie kombetare qe ka mbetur. Nderkohe eksperte te saj, ndonese ne parim shprehen per privatizim te sektoreve shteterore, argumentuan se per shkak te krizes ky proces nuk do te ishte fitimprures.
Shkelqim Cani, ekspert i njohur i ekonomise duke folur ne emisionin Zig Zag ne BBC ne Shqip tha se "te privatizosh ne kohe krize, eshte te cosh ne minimum cmimin e shitjes se pasurise kombetare".
Nga ana e tij, perfaqesuesi i konfindustrias shqiptare, Gjergji Buxhuku e shikon edhe si nje tentative te qeverise qe ne kete kohe te veshtire te mbushi buxhetin e shtetit. Por sipas zoti Buxhuku ne kete ceshtje duhen vendosur raporte te drejta midis sektorit publik dhe atij privat."Gjetja e ketyre raporteve duhet te perbeje thelbin e diskutimit, " tha zoti Buxhuku.
Megjithate pritet qe qeveria te hedhe hapa konkrete drejt privatizimit te asaj cka ka mbetur prone shteterore, qe pa dyshim do te sjelle debate ne te ardhmen.
****
Berisha: Sivjet gjithcka privatizohet vec digave, shkollave e spitaleve
Kryeministri Sali Berisha deklaroi ne nje takim me ministra te tij se ky vit do te jete viti kur do privatizohet gjithcka pervec shkollave, spitaleve, digave e ndonje gjeje krejt te parendesishme.
"Ky eshte takimi i radhes per nje nga problemet ne parim me madhore te qendrimit tone ne rrafshin ekonomik, problemin e privatizimit. Ne kemi shenuar para ketij viti sukseset me te medha ne privatizimin e te ashtuquajturave sipermarrje strategjike, por ne duhet te kompletojme privatizimin e te gjitha aseteve, e cila eshte e domosdoshme, duke perjashtuar digat, shkollat dhe spitalet. Ky proces eshte i domosdoshem dhe jetik, para se gjithash, per tu ndare me nje zinxhir korrupsioni ne sipermarrjet publike, ne sipermarrjet ku shteti eshte aksioner dhe ne tere pronat qe jane cerdhet e korrupsionit. Ne kete proces ne synojme te rrisim ne nje nivel te ri menaxhimin e aseteve ne Shqiperi. Ne Shqiperi dhe kudo nje nga qellimet madhore te privatizimit eshte permiresimi i menaxhimit. Pra, ky vit do te jete percaktues per pothuajse cdo gje qe ka mbetur pa privatizuar pervec shkollave, spitaleve, digave dhe ndonje gje krejtesisht te parendesishme.
Armiku numer nje i privatizimit eshte korrupsioni. Ai perpiqet te beje cdo gje per ta bllokuar ate, sepse status quo-ja u leverdis atyre, i mjelin si lopen dhe i fusin ne xhepat e tyre aksionet publike te qeverise apo sipermarrjet e tjera me radhe. Armiku i dyte eshte burokracia jone, e cila zvarrit kete proces qe duam te eci me shpejtesi te madhe," tha Berisha.
Kryeministri tha se vlerat e krijuara nga privatizimi do te shkojne per te kompensuar pronaret.