LIBRAZHD - Nje 23-vjecare ka tentuar ti jape fund jetes duke u vetehelmuar. Mesohet se vajza ka qene ne shtepi kur ka konsumuar sasine e fostoksines. Pasi eshte zbuluar nga familjaret, e reja eshte derguar drejt spitalit te Librazhdit.
Sipas mjekeve, gjendja e vajzes eshte e rende. Nuk dihen ende shkaqet qe e kane cuar 23-vjecaren deri ne vetevrasje, por dyshohet se ka qene nje gjendje depresive. Agjentet kane marre ne pyetje familjaret per te mesuar te verteten e vetehelmimit.
Dy vetehelmime, vdes nje 41-vjecare
FIER - Pasditen e se henes nje 34-vjecare, nene e dy femijeve, eshte derguar ne spitalin e Fierit nga bashkeshorti, nderkohe qe kishte pire lende toksike. Burime nga spitali bene te ditur se gruaja ka mberritur ne spital rreth ores 17 00 dhe ishte banore e Marinzes. Shkak per veprimin e 34-vjecares dyshohet se ka qene varferia.
Ndersa mengjesin e se henes prane urgjences se spitalit rajonal te Fierit eshte prure nga te afermit e saj shtetasja Keze Bomi, banore ne fshatin Strum te rrethit te Fierit. Sipas mjekut toksikolog Kilo Stoja mesohet se gjendja me te cilen Bomi eshte sjelle ne spitalin e Fierit ka qene mjaft e rende dhe si pasoje ka gjetur vdekjen. Nga spitali eshte njoftuar edhe policia e Fierit . Me deshmite e pakta te te afermve ka nisur edhe hetimi i ketij rasti vetevrases.
Gjendet e vdekur, dyshohet vetehelmimi
KORÇE - Burimet zyrtare te policise njoftojne se diten e djeshme eshte gjetur e vdekur ne fshatin Ravonik te Korces shtetesja Spira Potka, 41 vjece. Pas hetimeve ka rezultuar se gruaja ishte larguar nga shtepia diten e diel ne drejtim te paditur.
Nga keqyrja e vendit dhe autopsia e kufomes ka rezultuar se vdekja e saj ka ardhur si pasoje e helmimit. Ka filluar hetimi per vepren penale te shkaktimit te vetevrasjes.
Tentativa per vetevrasje, zbulohet arma
ELBASAN - Policia ka arritur te gjeje armen me te cilen Xhemal Balliu, i cili ndodhet ne koma, ka qelluar mbi veten. Sipas te dhenave zyrtare, 24-vjecari me banim ne Funare eshte gjetur i demtuar pasi ishte duke udhetuar me nje motor tip Papaq drejt fshatit te lindjes. Pasi ka marre ndihmen e pare, ai eshte derguar drejt spitalit ushtarak, por pas skanerit eshte vertetuar se kishte nje plumb ne koke.
Atehere nje grup hetimor eshte nisur drejt zones ku eshte regjistruar i ashtuquajturi aksident dhe ne vendin e ngjarjes eshte gjetur nje gezhoje. Por nderkohe eshte bere nje kontroll edhe ne banesen e kusheririt te 24-vjecarit me banim ne te njejtin fshat, i cili kishte gjetur nje pistolete Zastava ne vendin e ngjarjes.
Nga marrja ne pyetje e kusheririt dhe te deshmitareve te tjere mesohet se i plagosuri e ka pasur me vete armen e zjarrit dhe dyshohet se ka qelluar mbi veten. Gjithsesi, hetimet vazhdojne per kete ngjarje qe fillimisht u klasifikua si aksident dhe me pas policia drejtoi veprimet drejt tentatives se vetevrasjes. Ende nuk jane zbardhur shkaqet qe mund te kene cuar te riun drejt nje akti te tille, por mendohet se ka qene nje zhgenjim dashurie.