Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vetem interesat, me shume se fondi per Ministrine e Olldashit

Publikuar me : 22.08.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 132 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Buxheti i vitit te ardhshem parashikohet te paguaje disa miliarde leke interesa te kredive te marra nga qeverite shqiptare.


Gjate vitit 2011, Shqiperia do paguaje rreth 4.5 miliarde leke me shume interesa te huave te marra nga bankat vendase dhe te huaja. Ne total buxheti i shtetit do te nxjerre rreth 48.8 miliarde leke per te permbushur detyrimet ndaj financuesve te brendshem dhe te jashtem.


Pjesa me e madhe e interesave, rreth 40.8 miliarde leke do ti paguhen tregut vendas ndersa 8 miliarde leke, bankave te huaja. Gjate vitit te ardhshem, interesat do te zene nje vend me te madh ne buxhet me rreth 3.7 per qind, krahasuar me 3.5 per qind te ketij viti ose 3.2 per qind te nje viti me pare.


Krahasuar me fondin qe pritet te marrin ministrite per realizimin e investimeve qe ato kane parashikuar, shuma qe do te shpenzohet per shlyerjen e interesave gjate vitit 2011 eshte rreth nje here e gjysme me shume se fondi total qe do te marre Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve ose rreth tre here me e madhe se fondi qe do te perfitoje Ministria e Brendshme.


Ministria e Drejtuar nga Olldashi pritet te marre rreth 31 miliarde leke, ndersa ajo e Drejtuar nga Lulzim Basha, 17 miliarde leke. Nderkohe, vetem shtesa prej 4.5 miliarde lekesh krahasuar me nje vit me pare, eshte thuajse dy here me e madhe se fondi total qe pritet te marre Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ose sa gjysma e Fondit Shqiptar te Zhvillimit.


Ne fund te vitit 2011, shqiptaret do te kene nje borxh publik prej 777 miliarde lekesh, ose rreth 47 miliarde leke me shume se viti aktual.


Nga keto, rreth 458 miliarde leke jane borxh i brendshem, te cilin qeverite i kane marre ne tregun vendas, ndersa 298 miliarde leke ne tregun e jashtem. Por borxhi publik pritet te rritet edhe gjate viteve te ardhshme. Sipas parashikimeve te qeverise, ne vitin 2012 pritet nje borxh publik prej 813 miliarde lekesh dhe ne 2013-n, 858 miliarde leke.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit