Ekspertet e BE-se mbyllen misionin duke marre te dhenat e nevojshme mbi tre kushtet, te cilat do tia paraqesin KE-se
TIRANE - Komisioni Europian, nepermjet eksperteve te tij, perfundoi dje procesin e vezhgimit ne terren te tre kushteve per liberalizimin e vizave me Shqiperine, ndersa ne muajin nentor Keshilli i Ministrave te Brendshem do te shqyrtoje ceshtjen e vizave. Ekspertet, te cilet pane nga afer plotesimin e tri kritereve te mbetura nga ana e qeverise shqiptare, mbyllen dje misionin e tyre.
Dy perfaqesuesit kryesore te Komisionit Europian, shefi i Njesise se Marredhenieve me Jashte dhe Zgjerimit ne Drejtorine e Pergjithshme per Lirine dhe Sigurine, Luigi Soreca dhe zv.shefi i Njesise se Marredhenieve me Jashte dhe Zgjerimit, Vassilis Maragos, ne bashkepunim me ekspertet e pavarur te shteteve anetare te Bashkimit Europian kane mbledhur te dhenat e nevojshme per te hartuar me pas perfundimet, te cilat do te paraqiten prane Komisionit Europian.
Edhe vete zyra e perfaqesise se Komisionit Europian ne Tirane beri te ditur perfundimin e misionit teknik te eksperteve europiane ne kuader te dialogut per liberalizimin e vizave.
Procedura
Duke u bazuar ne propozimin pozitiv te publikuar ne muajin maj nga Komisioni Europian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine, misioni i eksperteve pergjate ketyre tre diteve realizoi vezhgimin dhe vleresimin e kritereve te tilla, si zbatimi i nje strategjie e politike qe mbeshtet riintegrimin e shqiptareve te riatdhesuar, forcimin e kapaciteteve ligjzbatuese dhe zbatimin efikas te kuadrit ligjor ne luften ndaj krimit te organizuar e korrupsionit, si dhe ate mbi konfiskimin e aseteve kriminale. Ekspertet do te nxjerrin perfundimet e tyre perkatese, nese Shqiperia i ka plotesuar ose jo keto tri kritere.
Me pas, keto perfundime do ti vihen ne sherbim Komisionit Europian dhe perfaqesuesve te tij. Keta te fundit, duke u mbeshtetur ne te dhenat dhe konkluzionet e paraqitura nga grupi eksperteve do te hartojne nje raport vleresues per Shqiperine dhe do ta paraqesin ate ne muajin shtator Parlamentit Europian. Ne te njejten periudhe PE do te shqyrtoje edhe Projektrezoluten e reporteres per Ballkanin Perendimor, Tanja Fajon.
Nese Parlamenti Europian do ti jape driten jeshile raportit te Komisionit Europian dhe Projektrezolutes se Fajon, atehere i gjithe procesi do te kaloje ne Keshilli i Ministrave te Brendshem Europiane, i cili, sipas axhendes se presidences belge, do te shqyrtoje ne muajin nentor ceshtjen e vizave me Shqiperine. Keshilli do te jete institucioni qe do te jape edhe vendimin perfundimtar per heqjen ose jo te regjimit te vizave per qytetaret shqiptare.
Pavaresisht faktit se procesi i liberalizimit te vizave konsiderohet nje proces teresisht teknik, shume vende anetare te Bashkimit Europian jane skeptike ndaj heqjes se vizave me vendin tone per shkak te krizes politike.
Keshilli shqyrton vizat
Pas shqyrtimit dhe miratimit ne Parlamentin Europian, procesi i heqjes se vizave me Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovines do te shqyrtohet ne muajin nentor nga Keshilli i Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian.
Presidenca belge e ka percaktuar ne axhenden e saj, se Keshilli do te diskutoje me 8 dhe 9 nentor ndryshimet ne rregulloren perkatese mbi listen e vendeve te treta, ku qytetaret detyrohen te marrin vize per te shkelur kufirin e vendeve anetare, dhe te listes se atyre vendeve ku qytetaret perjashtohen nga ky detyrim.
Ne rast se 27 ministrat e Brendshem te vendeve anetare te BE-se do te japin nje vendim pozitiv per heqjen e vizave me Shqiperine, hyrja ne fuqi 20 dite pas miratimit, me publikimin ne Fletoren Zyrtare europiane, perkon me festat kombetare te Shqiperise, 28 dhe 29 nentorin. Qytetaret nuk do te kene te drejte te udhetojne ne Britanine e Madhe, per shkak se ky nuk bejne pjese ne zonen Shengen.
Liberalizimi i vizave behet vetem per qendrimet afatshkurtra deri ne 90 dite ne vendet e hapesires Shengen, por nuk jep te drejten per punesim, apo per nje qendrim afatgjate, pasi per kete duhet aplikuar serish per vize.