Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vizita ne SHBA, kryetitujt e gazetave

Publikuar me : 20.07.2008 Ne : Rajoni - 421 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Te gjitha gazetat e djeshme te Prishtines kane per titull te pare viziten e delegacionit te larte te Kosoves ne SHBA dhe fjalet e besimit te sekretares amerikane te Shtetit, Kondoleza Rajs se e ardhmja e Kosoves "do te jete shume e shkelqyer". Shtypi i Prishtines e vlereson si "shume te rendesishme" dhe "historike" viziten e udheheqesve me te larte te Kosoves ne SHBA, vendi qe e ka njohur nder te paret si shtet te pavarur, dhe i ben jehone te gjere kesaj vizite.

Ne komentin e faqes se pare, nen titullin "Rrefimi per flamujt", gazeta "Zeri" komenton ne veçanti "nje detaj" - ne sfondin e foltores ku sekretarja e Shtetit, Rajs, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeminstri Hashim Thaçi, iu pergjigjen gazetareve. "Ne te dy anet e flamurit te Kosoves qendronte flamuri i SHBA-se. Edhe simbolikisht, ne kete menyre, mund te kuptohej se kush e mbron me shume pavaresine e Kosoves, kush ka merita me te medha qe kemi arritur ku jemi", shkruan gazeta, e cila me tej shton: "Pa dyshim, ketu menjehere duhet shtuar rendesia e partneritetit te SHBA-se me Evropen Perendimore".

"Rajs premton njohje te reja" eshte kryetitulli i gazetes "Koha Ditore", e cila ne veçanti, po ne faqen e pare, nenvizon fjalet e sekretares amerikane te Shtetit: "‘Une mendoj se e ardhmja e Kosoves do te jete shume e shkelqyer, sepse ka nje popull te vendosur, miq te vendosur dhe qeveri te vendosur". "Amerikanizim dhe eurointegrim" - eshte titulli i komentit ne krye te ballines se gazetes "Kosova Sot", ku vleresohet se "takimi me sekretaren amerikane te Shtetit "i ka paraprire me sukses shtrengimit historik te duarve ne Shtepine e Bardhe me presidentin Xhorxh Bush".

"Lidershipi kosovar ka prekur majen e suksesit diplomatik me kete vizite ne Shtetet e Bashkuara, duke marre mbeshtetje per mekembjen e shtetit", thekson gazeta. "Duke pasur ne krah nje superfuqi si SHBA-ja, qe natyrshem ka interesat e veta gjeostrategjike ne Kosove dhe ne rajon, si dhe duke qene pragmatike ne ndertimin e raporteve shteterore me Bashkimin Evropian, Kosova mund te pershpejtoje forcimin e saj", thuhet ne koment.

Gazeta "Bota Sot" konstaton se vizita "me te drejte eshte cilesuar nga opinioni si vizite historike" dhe citon sekretaren amerikane te Shtetit ne fjalet ku ajo thekson rendesine qe ka fakti se Kosova edhe me tutje do te jete "nje vend i lire e sovran, qe i prin paqes dhe sigurise ne Ballkan, rajon e me gjere."

"Epoka e Re" thekson ne faqen e pare se "kreret me te larte te shtetit te Kosoves kane filluar viziten e tyre historike ne SHBA" dhe se nepermjet sekretares se Shtetit, Rajs, SHBA "konfirmon dhe nje here mbeshtetjen e fuqishme per Kosoven". Sipas gazetes, "vizita arrin kulmin te henen, kur delegacioni i larte shteteror i Kosoves do te takohet me presidentin Xhorxh Bush".

"Lajm" shkruan se takimi i udheheqesve te Kosoves me presidenin Bush dhe tre nga zyrtaret me te larte amerikane ne Uashington, eshte vleresuar "historik" dhe "nder ngjarjet e rendesishme ne historine me te re te Kosoves pas shpalljes se pavaresise".

"Express" thekson si dy momente shume te rendesishme premtimin e shefes se diplomacise amerikane, Rajs, se "SHBA do te vazhdoje ta mbeshtese Kosoven" dhe pohimin e saj se "pavaresia nuk mund te zhbehet". Gazeta nenvizon edhe nje detaj, duke cituar sekretaren e Shtetit, Rajs: shefja e zyres amerikane ne Kosove, Tina Kaidanov, "do te jete ambasadorja e pare e SHBA-se ne Republiken e Kosoves".


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit