|
Vllanzia pret
Publikuar me : 25.05.2009 Ne :
Sport - 270 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Edicioni i 70 i kampionatit shqiptar te futbollit ka edhe dy vendime per te dhene para se te mbylle siparin. Do te jete pikerisht kjo fundjave, ajo qe do te percaktoje se cilat do te jene skuadrat qe do dalin te fituara nga ndeshjet "play-out" (Bylis-Gramozi me 29 maj Partizani-Kastrioti me 30 maj ne Niko Dovana) dhe qe me pas do t‘i bashkengjitet grupit te 10 te tjerave per formimin e Kategorise Superiore per edicionin e 71-te 2009-2010. Ndaj shqiptaret do te duhet te perjetojne edhe emocionet e 90 minutave te fundit te futbollit te luajtur. Nderkohe qe skuadrat e tjera tashme do te duhet t‘i kthejne syte nga ndertimi i grupit qe do te marre persiper realizimin e objektivave ne sezonin e ardhshem. Dy rivalet me te forte te sezonit te fundit Tirana e Vllaznia po kalojne dy momente te kunderta ne radhet e tyre. Bardheblute, pas fitimit te titullit kampion dhe festes se madhe, tashme jane ne pritje te rikonfirmimit ne skuadren e se ardhmes. Ndersa ne radhet e kuqebluve shkodrane mbizoteron zhgenjimi, pasi e kane humbur ne menyren me te keqe te mundshme shansin per te qene ata kampionet e vendit. Por nga momenti ne moment pritet mbledhja e drejtuesve te klubit, te cilet do te percaktojne edhe ndeshkimet e paralajmeruara dite me pare, por qe u shtyne per shkak te ndeshjes me Tiranen. Burime te besueshme prane klubit Vllaznia bejne te ditur se nje gje e tille pritet te konkretizohet ne ditet e para te javes se ardhshme.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|