|
Vllaznia, shqiptarja me e mire per 2007-?08
Publikuar me : 02.10.2008 Ne :
Sport - 306 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Vllaznia eshte skuadra me e mire shqiptare per sezonin e kaluar. Ky vleresim eshte dhene nga Instituti Nderkombetar i Futbollit per Historine dhe Statistikat (IFFHS), i cili publikoi "top-listen" me 350 skuadrat boterore qe spikaten ne periudhen kalendarike 1 tetor 2007 - 29 shtator 2008. Shkodranet, qe gjate sezonit te kaluar u shpallen fitues te Kupes se Shqiperise, jane pozicionuar ne vendin e 248 ne kete renditje, duke ngjitur 22 shkalle. Madje, ata kane lene pas emra te njohur te futbollit evropian: mjafton te permenden ketu holandezet e AZ Alkmar, francezet Le Mans, Okser e Monako, italianet Atalanta, Palermo, Torino e Xhenoa, apo edhe spanjollet e Vajadolid, Real Betis, Real Saragoza e Osasuna. Me fitoren e trofeut te dyte me te rendesishem ne Shqiperi, por edhe me paraqitjen e mire ne turet eliminatore te Kupes UEFA gjate veres qe sapo kaloi (ne turin e pare Vllaznia kaloi sllovenet e Koperit, ndersa ne turin e dyte u eliminua nga italianet e Napolit), kuqeblute grumbulluan 72 pike ne klasifikimin e pergjithshem. Ne vendin e 248, ata klasifikoheshin perkrah Sienes (Itali), Bryzh (Belgjike), Midellsbrou (Angli), Platinum Star (Afrika e Jugut), Saipa Tehran (Iran), Goias Esporte Klube Goiania (Brazil), O‘Higins Rankagua (Kili), Danubio Futboll Klub Montevideo (Uruguai), Espanjol (Spanje), Lorient (France) dhe Glentoran FC Belfast (Irlanda e Veriut). Per vitin 2007 (periudha 1 janar - 31 dhjetor), ne kete renditje prestigjioze nga Kategoria Superiore ndodhej vetem Besa. Kavajasit ishin te 334-it mes 350 skuadrave me te mira ne bote.
Kryesueset - Çelsi bashkohet me Mançester Junajted ne vendin e pare te klasifikimit te IFFHS-se. Sipas perllogaritjeve, kampionet e Evropes duhet te ndajne fronin e tyre me blute, te cilet jane ngjitur nga vendi i trete (ne kete pozicion tashme renditet Barcelona). Dy skuadrat angleze, qe luajten ne finalen e Liges se Kampioneve ne Moske, kane nga 267 pike. Ne vendin e katert renditen argjentinasit e Boka Xhunjors, ndersa pas tyre vijne Liverpuli dhe Bajerni i Mynihut. Nga vendi i dhjete, Interi, kampion i Serise A, tashme renditet i shtati, duke e ndare kete vend me Fiorentinen. Pas tyre vjen nje tjeter italiane, Roma, nderkohe qe "top 10" mbyllet nga francezet e Lionit. Me tej, Milani renditet i 17-i, ndersa Juventusi ne vendin e 51-te.
Shqiptaret - Ne kete renditje bie ne sy edhe klasifikimi i nje numri te konsiderueshem klubesh ku militojne (ose punojne) futbolliste shqiptare. Me lart nga te gjithe, te 29-ten ne renditje jane belget e Anderlehtit, skuadra ku Besnik Hasi punon si zv/trajner. Ne vendin e 35-te gjejme Olimpikun e Marsejes, ku mesfushori kuqezi Lorik Cana mban shiritin e kapitenit. Ne pozicionin e 97 eshte Aris i Kristi Vangjelit, qe e ndan kete pozicion me emra te medhenj si Hapoel Tel Aviv, Vasko da Gama dhe Herta e Berlinit, ndersa ne te 144-tin ndodhet Anorthosis ku luan Arjan Beqaj. Vetem vend i 325-te (madje edhe me poshte se Vllaznia), per Hanoverin e Altin Lales.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|