Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej

Publikuar me : 26.11.2008 Ne : Krimi - 1264 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Policia e Tiranes nuk ka asnje piste hetimi per vrasjen e 25-vjeçarit beratas, i cili vdiq dy net me pare ne Spitalin Ushtarak. Te njohurit e tij kane deklaruar se viktima nuk ka pasur asnje konflikt personal, por me problematike per policine mbetet edhe mungesa e vendit te ngjarjes. Edhe prinderit e tij nuk kane pasur dyshime mbi personat konkrete qe mund te kene kryer kete krim mbi djaloshin qe pritej te martohej pas dy javesh.


Hetimet

Policia e kryeqytetit eshte njoftuar per kete ngjarje te rende rreth ores 18:00 te se henes, kur Ferdinand Gjata ka mberritur i plagosur ne kraharor, ne anen e djathte, me nje plumb pistolete. Njoftimi per plagosjen e tij eshte dhene nga mjeket e Spitalit Ushtarak, te cilet kane ofruar ndihmen e pare per te plagosurin. Menjehere ne vendngjarje ka shkuar policia, e cila nuk ka mundur te marre ne pyetje 25-vjeçarin, pasi ishte ne gjendje te renduar shendetesore. Duke pritur permiresimin e tij per zbardhjen e kesaj ngjarjeje mister, policia ka mbetur e zhgenjyer, kur mjeket kane deklaruar se ai kishte nderruar jete, pikerisht rreth ores 20:00. Ne keto kushte, grupi hetimor ka marre ne pyetje mjeket e gatshem ne lidhje me personat qe kishin shoqeruar ne spital te plagosurin, por edhe nga kjo nuk kane mundur te mbledhin asnje fakt. Sipas policise, mjeket nuk mbajne mend se nga kush dhe çfare makine eshte shoqeruar i plagosuri ne spital. Keshtu, per te nisur nje hetim te mirefillte, grupi i punes e ka pasur shume te veshtire, pasi i mungon vendi i ngjarjes. Ne keto kushte eshte kerkuar ndihma e salles operative, nese kishte ndonje informacion per te shtena me arme. Por, edhe ketu grupi hetimor ka deshtuar, duke e klasifikuar ngjarjen si vrasje me silenciator. Policia shpjegoi se, derisa nuk eshte degjuar asnje e shtene ne Tirane, lindin dyshimet se ai mund te jete ekzekutuar ne menyre mafioze. Por, duke kontrolluar kartelen e tij, nuk ka dale asnje element qe lidhet me vrasjen. Por, gjate hetimit, policia ka zbuluar se i riu punonte ne nje salle lojerash fati ne zonen e "Ali Demit". Duke u nisur nga ky fakt, jane marre ne pyetje punonjesit e kesaj salle, te cilet kane deklaruar se ai ishte njeri i urte dhe asnjehere nuk kishte pasur probleme. Te njejten gje ka konfirmuar edhe familja e tij, duke detyruar policine te regjistroje kete krim si vrasje me dashje. Sipas policise, vrasja e tij mund te kete ardhur nga ndonje konflikt i momentit, ku pala kundershtare e ka ekzekutuar. Gjithashtu, policia shpjegoi se sherri mund te kete ndodhur midis disa personave, ku njera pale e ka ndihmuar te plagosurin duke e derguar ne spital, me qellim qe ai te mbijetoje.


Familja

Lamtumira e fundit per 25-vjeçarin Gjata eshte dhene ne oren 13:00 ne qytetin e tij te lindjes, ne Berat. Trupi i pajete mberriti ne oret e para te mengjesit te djeshem prane baneses ne lagjen "Çlirim". Te aferm, miq dhe shoke i kane dhene atij lamtumiren e fundit duke e percjell per ne varrezat e "Burdulliasit". Familja e kishte marre lajmin per vrasjen nepermjet medias. Dy prinderit, tre vellezerit dhe dy motrat e tij kane degjuar ne televizion lajmin per vrasjen e njeriut te tyre te dashur. Ata nuk kane mundur te mesojne shume rreth ngjarjes, por kerkojne nga shteti zbardhjen e saj, pasi, sipas tyre, Ferdinandi nuk kishte asnje konflikt me njeri as ne Tirane as ne kohen qe kish jetuar ne Berat. Nena e tij, Dylberja, por dhe familjaret e tjere, jane shprehur se Ferdinandi, gjashte muaj me pare kish shkuar ne Tirane per te punuar. Pamundesia per gjetjen e nje vendi pune ne qytetin e tij, kushtet e veshtira ekonomike te familjes, kishin detyruar 25-vjeçarin te kerkonte mundesi punesimi ne kryeqytet. Kish qene nje shok i tij, i cili i kishte gjetur pune ne nje kazino. I riu nuk kishte menduar gjate dhe kishte nisur jeten e re ne kryeqytet, ne nje banese te marre me qira ne lagjen "Ali Demi". Sipas familjareve, ai kishte qene per here te fundit ne Berat perpara dy javesh, por lidhej vazhdimisht ne telefon me familjen, pasi pas dy javesh do te martohej. Prej nje viti, ai ishte fejuar me nje vajze nga Kavaja dhe kishte ndare diten e dasmes me 7 dhjetor te ketij viti.
 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kapen 200 kg hashash nė Lazarat, ikin transportuesit

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Krimi - Lexuar : 904 here.
GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'. Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim. Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te ditur ne njoftimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit
» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari
» Milano, qellohet shqiptari me pistolete
» Masakra e Qafe-Gjashtes ne 97-en, zbulohen urdheruesit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit