Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Krimi
Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista

Publikuar me : 08.12.2008 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 1098 here.

Berat- Nje grindje e castit dhe konflikt per trafik droge ose njerezor jane pistat ne te cilat po heton policia e beratiit per vrasjen misterioze te emigranit Erjon Shuka.

Policia ben me dije se ka shoqeruar rreth 20 persona, por deri tani nuk ka asnje te dhene per autorin e krimit. Gjate kontrollit viktimes i jane gjetur me vete 5 euro dhe 2 mije leke te vjetra shqiptare, cka hedh poshte edhe pisten e vrasjes per grabitje.

Banoret e fshatit Morave te pyetur nga policia treguan se ne oret e vona te nates se te premtes kane degjuar nje zhurme makine, e cila ka qendruar ne periferi te lagjes ku banojne. Ndersa per shkak te qetesise absolute qe mbizoteron ne oret e vona ne rruget e ketij fshati, deshmitaret thane se kane degjuar zarin e nje njeriu qe kerkonte ndihme me sa fuqi qe kishte. Fjala *Ndihme!* eshte degjuar vec dy here, qe u pasua me disa klithma me ze te dobet. Dy krisma jane degjuar me pas prej tyre, ndersa policia thote se vrasja ka ndodhur pasi mbi viktimen eshte ushtruar nje dhune barbare, madje duke e zhveshur nga petkat e tij. Banoret pohojne se kane degjuar dhe zhurmen e madhe te makines per shkak te shpejtesise me te cilen largohej drejt daljes se qytetit.

Nderkohe, familja ka kerkuar zbardhjen e ngjarjes dhe venien perpara pergjegjesise te autorit. Familjaret mohojne qe djali i tyre te kete pasur konflikte me dike, duke e cilesuar si *njeri te urte dhe punetor, qe shikonte punen e vet*. Mesohet se Erjoni kishte qendruar ne Greqi per 14 muaj, por me pas eshte kthyer nga autoritetet e huaja, pasi ishte pa dokumente. Kthimi i tij te enjten eshte pasuar me daljen per te pire nje kafe me tre shoke te tij rreth ores 17:00.





Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

2.2/10 (16 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit