Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Vrasja e maturantes ne Elbasan, shoket tregojne minutat e tmerrit

Publikuar me : 12.05.2010 Ne : Kuriozitete - 264 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

UPDATE - K.M., nje nder djemte e mbetur ne klase pak para fillimit te ores se dyte, tregon me imtesi skenen e tmerrshme qe ka pare teksa ishte ne nje klase me Gerten. Kur po prisnim te fillonte mesimi pasi kishte mbaruar ora e pare, ai hyn papritur, shtyn deren dhe nxjerr pistoleten. Kur nxori pistoleten i ra karikatori dhe iu hap pjesa e siperme e pistoletes. Ne kete kohe ai e goditi Gerten me pjesen e armes dhe e rrezoi poshte duke e shkelmuar. Ne mbetem si te ngrire. Nuk mund te benim asgje. Kurre nuk e menduam se ai do ta vriste, por nga syte dukej se nuk ishte normal. Ne ate moment une perfitova dhe dola nga dera per te shkuar per ndihme ne drejtori. Ne moment kur u nisa drejt drejtorise, degjuam nje te shtene dhe pas pak edhe dy te tjera. Me pas, ai me pistolete ne dore u largua ne drejtim te deres se shkolles ku edhe kishte kercenuar me arme rojen qe te hapte deren.


Ne klase si spektatore te kesaj ngjarjeje te rende ishin rreth 10 gjimnaziste mes tyre vajza e djem. M.Gj., nje prej vajzave qe ka pare me sy skenen, ka treguar se askush nuk pati mundesine per te nderhyre dhe shpetuar Gerten. Te gjithe mbetem si te ngrire. Nuk do ta besonim qe ai do ta vriste. Edhe kur i thoshim Gertes, ajo nuk ia kishte friken. Thoshte gjithmone qe nuk ka cfare me ben.


Te tjere qe e kane pare krimin e tmerrshem me sy dhe qe kane qene brenda ne klase jane E.S, S.K, K.D. Ata jane marre ne pyetje nga policia si deshmitare te ngjarjes. Atje kane treguar se nuk do ta harronin veshtrimin e fundit te vajzes qe kerkonte ndihme dhe ata nuk munden te bejne asgje per ta shpetuar. Te gjithe te rinjte kane rrezikuar te jene pjese e pasojave te ketij krimi, pasi nje reagim i mundshem i tyre mund edhe te sillte viktima te tjera nga ky krim i tmerrshem. Viti 4 D dhe sidomos nxenesit qe ishin ne klase ne momentin e krimit kane pesuar nje tronditje te forte. Shume prej tyre kane perfunduar ne gjendje shoku dhe nuk e kane te lehte ta marrin veten pas gjithe kesaj. Madje disa prej tyre kerkojne qe te nderrojne klasen, fillimisht pasi nuk jane ne gjendje te vazhdojne ne te njejten skene ku humbi jeten shoqja e tyre. Kjo shkolle ishte pjesemarrese ne spektaklin e pervitshem Maratona Rinore dhe nje nate me pare kishte prezantimin e saj. E gjithe shkolla ka mbajtur frymen pas krimit te tmerrshem qe i ka prekur te gjithe, dhe jo vetem familjen qe humbi vajzen e saj te vetme.


*****

11 Maj

Nje ngjarje shokuese ka ndodhur sot paradite ne qytetin e Elbasanit, kur dy te rinj mbeten te vrare. Nje 19 vjecar ka hyre ne shkollen e mesme Mahir Domi dhe ka qelluarper vdekje nje nxenese te vitit te katert. Me pas eshte larguar me shpejtesi dhe i ndjekur nga forcat e policise ai i ka drejtuar armen vetes, duke mbetur i vdekur ne vend.


Ngjarja ndodhi sot rreth ores 09 15 ne pushimin mes oreve te mesimit, ne korridorin e shkolles.
Endri Llambraj nga qyteti i Vlores, 19 vjec ka hyre me pistolete ne brez ne ambientet e shkolles se mesme Mahir Domi te qytetit te Elbasanit dhe ka vrare nxenesen Gerta Baja, 19 vjec.


Sipas deshmive te para, ai e ka thirrur vajzen ne korridor per tu sqaruar dhe pas nje bisede pak minuteshe e ka qelluar me pistolete ne koke. Me pas djali ka ikur me vrap ne drejtim te daljes se qytetit dhe ka arritur te shkoje deri tek unaza e qytetit, prane shinave te trenit ku eshte rrethuar nga policia e cila po e ndiqte. Ai ka qelluar nje here ne drejtim te policise, por plumbat nuk i kane kapur efektivat, dhe me pas ka vrare veten.


Nga te dhenat e para mesohet se mes dy te rinjve ka pasur nje lidhje, por me pas jane ndare. Kjo me sa duket ka ngjallur edhe irritimin e djalit nga Vlora i cili ka udhetuar me arme ne brez drejt Elbasanit per te ekzekutuar ish-te dashuren.

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj eshte nisur me urgjence drejt qytetit te Elbasanit, pas ngjarjes se rende. Dua te ngushelloj familjaret e viktimes dhe nxenesit e shkolles. Ky eshte nje rast sporadik, u shpreh Tafaj.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit