Nje perdorues droge ka vrare nenen e tij, pasi kjo nuk i jepte para per te konsumuar droge. Altin Birko e ka kryer kete krim dje, pasdite, ne Tirane, nderkohe qe me vone ka ndjere pendese, duke u vetedorezuar ne polici. Burimet policore bene te ditur se rreth ores 18:30 jane njoftuar se nje vrasje kishte ndodhur prane tregut te Medresese. Me te mberritur ne vendin e ngjarjes, policia ka vene re se ishte nje krim brenda familjes.
Sipas te dhenave paraprake, Altin Birko ka qelluar me thike te emen e tij, 53 vjeçe, Shpresa Birko, duke e lene ate te vdekur ne vend. Nga grupi hetimor mesohet se i riu eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes, nderkohe qe trupi i viktimes eshte derguar ne morgun e Tiranes. Policia ka marre ne pyetje te afermit e viktimes, te cilet kane deklaruar se krimi ne familje kishte ardhur pas nje konflikti mes nenes me te birin. Sipas te dhenave, Birko ishte perdorues i drogave te forta dhe pikerisht perdorues heroine. Shpeshhere, ai merrte para ne shtepi per te blere drogen, te cilen kishte tentuar disa here ta linte, por nuk ia kishte arritur qellimit. Ne keto kushte, gjendja ekonomike e familjes Birko eshte perkeqesuar, keshtu qe i riu ka tentuar te gjeje para te tjera, duke hyre edhe ne borxh. Madje, ai ka filluar te vendose autoritetin ne familje, duke kerkuar medoemos para. Keto kane qene shkaqet qe kane sjelle edhe konfliktin mes nenes me te birin, qe me pas ka degjeneruar ne konflikt. Ne nje moment, i riu ka rrembyer thiken ne kuzhine dhe ia ka ngulur te emes disa here, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Sipas eksperteve te Mjekesise Ligjore, nje nga goditjet e ka kapur viktimen Shpresa Birko ne zemer. Kjo mendohet se ka qene edhe goditja vdekjeprurese per te. Pellgu i gjakut, i krijuar ne banese, ka sjelle panik te narkomani, i cili eshte larguar me shpejtesi. Policia e ka shpallur ne kerkim Altin Birkon dhe ka ngritur nje sere postblloqesh per kapjen e tij.
Por, pa kaluar shume kohe nga vrasja, autori eshte penduar per kete krim te rende brenda familjes dhe eshte paraqitur ne Komisariatin nr. 3, ku eshte vetedorezuar. Ai ka treguar per uniformat blu gjithe skenen e ngjarjes, nderkohe qe eshte shprehur i penduar. Nderkohe, policia nuk ka shpjeguar nese ka pasur familjare te tjere brenda baneses ne kohen qe ndodhi krimi. Megjithate, hetimet per kete ngjarje, qe ka tronditur kryeqytetin kane vijuar deri ne oret e vona te nates per dokumentimin e plote te saj. Ne perfundim te hetimeve, Altin Birko u arrestua nen akuzen e vrasjes me dashje.