Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
ZMQ: Proteste kunder cmimit te karburanteve

Publikuar me : 30.11.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 374 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Ne tregjet nderkombetare, nafta ka pesuar renie te ndjeshme ndersa ne Shqiperi ajo vazhdon te mbetet njesoj

TIRANE- Cmimet e larta te karburanteve jane bere vertet nje kercenim per ecurine e ekonomise vendase. Importuesit me shumice vazhdojne te bejne te paditurin, pavaresisht thirrjeve bere nga shoqata te ndryshme apo nga foltorja e kuvendit ne lidhje me uljen e cmimeve. Gjate diteve te fundit, bursat nderkombetare kane pesuar luhatje te medha te cmimit te naftes nderkohe qe ne tregun vendas ato vazhdojne te reflektohen me *hapin e breshkes*.

Para dy ditesh cmimi i nje fucie nafte zbriti ne nivelin e 52 dollareve dhe kjo ne tregun vendas u reflektua me nje ulje prej vetem tre leke. Sipas te dhenave, nje liter benzine javen e kaluar, ka dale nga dogana me nje cmim 84 leke. Ne te perfshihet cmimi i blerjes, kosto e transportit, tatimin mbi vleren e shtuar, akciza, dhe taksa e karbonit. Pavaresisht kostos prej 85 lekesh, ne tregun me pakice ajo eshte tregtuar me 130 deri 135 leke per liter.

Ne nje situate ku cmimi i karburanteve ne Shqiperi mbetet i pandryshuar megjithese ne bursat nderkombetare ka pesuar nje ulje te konsiderueshme, Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve, i fton keta te fundit te protestojne duke mos iu afruar per nje dite pikave te shitjes me pakice. *ZMQ fton te gjithe drejtuesit e automjeteve te solidarizohen me kete greve kombetare duke kerkuar qe te henen, date 1 dhjetor, ata te qendrojne larg pikave te karburanteve per 24 ore, si mjeti i pare i protestes ndaj karteleve te fundit ne Europe*, theksohet ne njoftimin per shtyp te kesaj zyre.

Nepermjet kesaj proteste synohet te shprehet pakenaqesia e konsumatoreve ndaj cmimeve te kripura te cilat vazhdojne te rrisin gjithnje e me shume koston e jeteses. Nga nje vezhgim i iniciuar nga ankesat e vazhdueshme te konsumatoreve, ZMQ arriti ne konkluzionin se situata e cmimeve te naftes dhe nenproduktet e saj eshte skandaloze dhe se kontrollohet teresisht nga kartelet qe sot operojne ne kete treg.

Nga vezhgimi i kesaj zyre, eshte vene re gjithashtu se kompanite e naftes bien dakord midis tyre per mbajtjen e nje niveli te njejte cmimesh. *Cmimi ulet dhe ngrihet nga nje dore ne te njejten ore ne qindra pika karburanti ne gjithe Shqiperine*, citohet nga ZMQ-ja. Sipas saj, ne tregun e karburanteve vihet re edhe mungesa e organeve shteterore ne permbushjen e detyrave qe u perkasin, sic eshte mbrojtja e interesave te qytetareve.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit