|
Zanier: UNMIK-u do te qendroje kryesisht ne vendbanimet serbe
Publikuar me : 21.08.2008 Ne :
Rajoni - 267 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Shefi i administrates se OKB-se shpjegon rikonfigurimin e misionit
Me gjithe pritjet per reduktimin e stafit te UNMIK-ut dhe shtrirjen e EULEX-it, shefi i administrates nderkombetare, Lamberto Zanier, tha se UNMIK-u do te ruaje pranine e vet ne vendbanimet me popullate serbe apo me popullate te perzier.
Procesin e rikonfigurimit te administrates se Kombeve te Bashkuara, shefi i kesaj administrate, Lamberto Zanier, e ka cilesuar si proces qe pasqyron gjendjen e re ne terren. Ndersa UNMIK-u do te reduktoje stafin, EULEX-i do te shtrihet ne terren. Ai megjithate tha se UNMIK-u do te ruaje nje prani te veten ne Kosove, sidomos ne vendbanimet me popullate serbe, apo me popullate te perzier. "Ne do te mbetemi te pranishem ne Peje, Graçanice, Shterpce dhe sigurisht edhe ne Mitrovice", tha Zanier, ne nje takim me gazetaret. Nderkaq, lidhur me doganat, Zanier pranoi se eshte e domosdoshme qe ne veri te Kosoves te shtrihet pushteti legal, pasi qe atje gjithçka eshte jashte kontrollit, çka vleresohet se po shfrytezohet per kontrabande dhe kalime te pakontrolluara te mallrave. Por, as sot Zanier nuk dha ndonje afat se kur do te kthehet rendi ne pikat doganore ne veri dhe nuk permendi ndonje mase qe mund te ndermerret atje. Shefi i Misionit te Kombeve te Bashkuara e ka demantuar sot perfundimisht se ai ka propozuar qe te krijohet nje lloj force policore serbe brenda Sherbimit Policor te Kosoves. Ndonese ky demant erdhi disa jave pasi ishte publikuar ne media, Zanier tha se ai s‘mund te reagonte me heret, pasi ndodhej ne pushimet e veres. Gjate kesaj kohe ai tha se kishte lexuar per çeshtje te cilat nuk reflektonin me deklaratat dhe qendrimet e tij politike. Ne takimin me ministrin serb, Zanier tha se Bogdanoviç i kishte kerkuar atij qe policet serbe te jene nen komanden e UNMIK-ut. Ne kete kerkese, Zanier tha se i kishte thene ministrit Bogdanoviç se tranzicioni ka perfunduar dhe se policet serbe duhet te jene pjese e komandes unike te policise se Kosoves. "Kam degjuar dhe lexuar se kishte ide per krijimin e komandes se ndare per policet serbe. Me duhet te sqaroj se une kurre nuk e kam permendur nje gje te tille me ndokend", tha shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier. Udheheqesit e institucioneve me te larta shteterore te Kosoves vleresojne se marreveshja e nenshkruar ndermjet misionit te Organizates se Kombeve te Bashkuara dhe atij te Bashkimit Evropian eshte nje hap i rendesishem ne procesin e bartjes se kompetencave te mbetura nga institucionet nderkombetare tek institucionet e Kosoves. Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, tha se marreveshja "nuk ka te beje vetem me angazhimet e ardhshme te UNMIK-ut dhe EULEX-it ne Kosove, por, para se gjithash, me kalimin e pergjegjesive te mbetura nga institucionet nderkombetare tek ato vendore". "UNMIK-u do t‘i reduktoje kompetencat e veta. Pra, do te jete nje periudhe e transferimit te lehte apo tranzicionit ne institucionet e Kosoves, qe eshte paresorja dhe EULEX do te kete mandat ndihmetar ne fushen e sigurise e te sundimit te ligjit", ka deklaruar ai. Presidenti i Kosoves ka thene se marreveshjen midis UNMIK-ut e EULEX-it e konsideron si pjese te marreveshjes per rikonfigurimin e shpejte te UNMIK-ut dhe ka shprehur deshiren qe ky proces te kryhet sa me shpejt.
<a href="
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Rajoni - Lexuar : 26 here.
Kancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia.
“Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »
|
» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|