Policia e kryeqytetit arrestoi mesnaten e te martes, Luan Dervishin, te dyshuar si autor te vrasjes me bombe ne televizor
I arrestuari bleu dhe nje marres satelitor dhe ia dergoi familjes ku ndodhi tragjedia ne formen e dhurates me taksi
TIRANE- Rreth 12 ore pas tragjedise se rende te ndodhur ne Sauk, ne shtepine e Xhevdet Xhebrahimit, ku mbeten te vdekur dy persona dhe u plagosen, tre te tjere, policia arrestoi te dyshuarin kryesor te krimit, Luan Dervishi, ne banesen e tij ne fshatin Picalle te Tiranes.
Drejtori i Policise se Tiranes, Drejtues i Pare Tonin Vocaj, njoftoi ne nje konference shtypi zbardhjen e autorit te ngjarjes, te mekanizmit si dhe arrestimin e te dyshuarit te krimit.
Vocaj ne konferencen e djeshme dha detaje mbi hetimin e kryer, si dhe per arrestimin. Si shkak te ngjarjes, Vocaj pohoi motivin e hakmarrjes pasi , viktima Xhevdet Xhebrahimi ne vitin 1997, kishte vrare ne kushtet e vetembrojtjes, xhaxhain e autorit, Naim Dervishin.
Arrestimi i Luan Dervishit u krye gjate mbremjes se te henes ne fshatin Picalle te Tiranes, ne shtepine e tij, menjehere pas mberritjes se tij ne shtepine e tij. I arrestuari tashme akuzohet per vrasje me dashje dy here, si dhe vrasje ne rrethana cilesuese ndaj tre personave te tjere e mbetur ne tentative.
Hetimi
Mesditen e djeshme, kur sapo policia kishte krijuar te plote kuadrin e dyshimeve te saj, si dhe kishte mbledhur provat e nevojshme ne vendin e ngjarjes, ngriti si piste te vetme te ngjarjes, vrasjen per motive hakmarrjeje nga njerezit e afert te Naim Dervishit, i vrare ne deren e shtepise se Xhevdet Xhebrahimit, ne vitin 1997 nga ky i fundit me arme zjarri. Ne keto rrethana eshte ngritur dyshimi se shperthimi i shkaktuar nga televizori, ishte pergatitur ne menyre te posacme, per te kryer nje akt te tille te rende.
Per ngjarjen nuk kishte dyshime se ishte e qellimshme, nisur nga rrethanat dhe demet e shkaktuara. Ne cilesine e provave materiale, policia kishte administruar vec objekteve te shperthyera ne vendin e ngjarjes dhe demet e shkaktuara prej tij, edhe disa numra telefoni me te cilet kishte komunikuar Xhebrahimi.
Nga ky numer telefoni Xhebrahimit, i ishte thene se kishte fituar nje televizor plazma 32 polesh, si dhe nje dekoder satelitor te nje kompanie transmetimesh televizive qe operon ne vendin tone. Menjehere hetuesit e zyres se vrasjeve, mberriten ne adresen e kompanise se mesiperme.
Nga komunikimi me ta eshte mesuar se nje person kishte kontaktuar me punonjesit e kompanise para disa ditesh, duke iu kerkuar qe ti bente nje surprize mikut te tij, me nje abonim tre mujor dhe nje marres satelitor.
Me pas vete, i dyshuari i krimit ka derguar prane kompanise televizorin e plazma 32 polesh te blere ne nje qender tregtare, ne kryeqytet, ne te cilin eshte montuar lenda shperthyese. Ajo ishte parashikuar te aktivizohej menjehere nga shkendija elektrike, sapo televizori te binte ne kontakt me eneregjine elektrike.
Ne fund kur ato jane ambalazhuar dhe bleresi i kishte kerkuar punonjesve te komunikonin me mikun e tij, duke i pohuar atij se ishte fitues i nje abonimi tre mujor i transmetimeve te tyre, i nje marresi satelitor dhe i nje televizori plazma. Pas komunikimit me Xhebrahimin nga punonjesit e kompanise, nje taksist eshte paguar qe te dergonte porosine ne shtepine e familjes ku ndodhi shperthimi.
Nga kjo ngjarje kriminale, mbeten te vdekur i zoti i shtepise, Xhevdet Xhebrahimi, i afermi i tij, Luan Brahja, qe kishte shkuar per te montuar televizorin e dhuruar, si dhe u plagosen rende gruaja e Xhevdetit, Fatbardha Xhebrahimi, djali Altini si dhe vajza e Xhevdetit Shpresa Xhebrahimi.
Arrestimi, i dyshuari pranon krimin ne polici
Gjate kohes qe policia kryente veprimet hetimore per te zbuluar pakon bombe, grupe te posacme te zyres se hetimit te vrasjeve dhe te komisariatit nr1, mbajten nen vezhgim shtepine e familjes Dervishi ne fshatin Picalle te Tiranes. Nga vezhgimi i kryer eshte vene re se ne mbremje ne shtepi mberriti, Luan Dervishi.
Menjehere pas mberritjes se tij, ne banese mesyne edhe efektivet e Policise se kryeqytetit, te cilet i komunikuan se ishte i dyshuar per ngjarjen e ndodhur ne Sauk, ku ishin vrare dy persona dhe ishin plagosur tre te tjere. Fillimisht ai nuk ka pranuar te kishte gisht ne kete histori, por kjo pak kishte rendesi per hetuesit.
Kjo pasi nga ballafaqimi per njohje me punonjesit e kompanise si dhe nga verifikimi i regjistrimit te kamerave te vezhgimit, qe prej te merkures rezultonte se karakteristikat e njeriut te dyshuar perputheshin me te.
Fillimisht atij i eshte kryer nje kontroll ne banese, ku nuk ka rezultuar te kishte sende te ndaluara si arme, lende plasese apo sende te tjera. Me pas ai u shoqerua ne drejtorine e Policise se Tiranes, ku edhe u mor ne pyetje nga hetuesit.
Gjate marrjes ne pyetje dhe gjate punes me te, policia ka grumbulluar prova dhe fakte qe hidhnin drite mbi autoresine e mundshme te krimit. Nga ripyetja e tij, i dyshuari pranoi autoresine e aktit te rende, ndersa me pas ai vete pranoi te rrefente se e kishte kryer krimin per motive hakmarrjeje. Sipas tij ne vitin 1997, Xhebrahimi, i kishte vrare xhaxhain, Naim Dervishin.
Vocaj Krimi ndodhi per hakmarrje
Gjate paradites se djeshme, drejtori i Policise se Tiranes, Tonin Vocaj, ne konferencen e djeshme konfirmoi se ngjarja e paradites se djeshme ne lagjen Sauk te Tiranes, kishte ndodhur per motive hakmarrjeje.
Sipas Vocajt, ne lidhje me kete ngjarje u ngrit nje grup i posacem hetimor, ku nga veprimet e kryera, rezultoi se lenda shperthyese ka qene e vendosur ne nje televizor, i cili i ishte bere dhurate viktimes Xhevdet Xhebrahimi, nga autori i dyshuar i ngjarjes.
Nga hetimet e kryera, ngjarja dyshohet se ka ndodhur per motive hakmarrje, pasi viktima Xhevdet Xhebrahimi, ne vitin 1997 ka vrare me arme zjari per motive te dobta shtetasin Naim Dervishi, i cili eshte xhaxhai i autorit,- konfirmoi Vocaj.
Me tej ai pohoi se nga specialistet e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes, u siguruan prova te mjaftueshme qe implikojne drejperdrejt shtetasin Luan Dervishi, si autor te kesaj ngjarjeje, i cili eshte 25 vjec, lindur e banues ne fshatin Picalle Tirane, ndaj te cilit u mor masa e menjehershme e arrestit ne flagrance.
Materialet hetimore i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, per vepren penale te Vrasje me paramendim ne rrethana cilesuese dhe Mbajtje pa leje te municioneve luftarake