Bashkejetuesi i deputetes Vokshi ka 50 per qind te aksioneve ne firmen e ndertimit ku eshte aksioner Dritan Avllaj
TIRANE- Prokuroria e kryeqytetit ka sekuestruar si prove shkresore kontraten e firmosur mes pese biznesmeneve ne lidhje me ndertimin e kompleksit te banimit dhe sherbimeve ne zonen e njohur si parku i lodrave te Liqeni Artificial .
Sipas kontrates nga e cila Shekulli ka arritur te siguroje nje kopje, behet fjale per kontraten e bashkepunimit te dates 5 korrik 2008 para noteres Luljeta Kongoli me nr.465 rep. dhe 363 nr.
Kjo kontrate, eshte nenshkruar me vullnet te lire dhe ne marreveshje mes z.Arian Tartarit administrator i shoqerise Vision Construction, i cili posedon 55 per qind te te aksioneve, me Dritan Avllajn qe ka 20 per qind te aksioneve, Kujtim Hases qe ka 10 per qind te aksioneve, Fatos Skeja qe posedon 10 per qind te aksioneve.
Bashke me ta eshte bashkuar edhe shqiptaro-maqedonasi Ylber Cami, i cili posedon 7 per qind te aksioneve. Keta aksionere, sipas kontrates, duhej te ushtronin aktivitetin ekonomik te perbashket per ndertimin dhe me pas ndarjen e fitimeve mbi bazen e investimeve ne kompleksin e banimit dhe sherbimeve qe do te ndertohej ne pronen truall te familes Sharra ne ish-kompleksin Dinamo. Ky truall, sipas kontrates, ka nje siperfaqe prej 17 mije e 640 metra katrore.
Aksioneret e kesaj shoqerie te perbashket, per administrimin e saj kane emeruar Kujtim Hasen ne cilesine e administratorit, i cili kishte njekohesisht edhe aksioner me 10 per qind te aksioneve. Hases, i eshte lene detyra e nenshkrimit te kontrates se punes me shoqerine ndertuese Trema Enginerin 2 sh.p.k.
Sipas kontrates Kjo shoqeri duhej te nxirrte lejen e ndertimit prane Bashkise se Tiranes dhe duhej te kryente realizimin e ndertimeve te ndryshme ashtu sic ishin parashikuar ne kontrate.
Ne kete dokument ne momentin qe kompania Trema Engineerin 2 sh.p.k. do te siguronte lejen e ndertimit te pese aksioneret duhet te dorezonin ne llogarine bankare te kesaj shoqerie shumen nga 100 mije euro.
Gjithashtu, burimet e prokurorise se kryeqytetit, konfirmuan se gjate marrjes ne pyetje te pese aksioereve, ata pritet te pyeten edhe ne lidhje me zbulimin e ideatorin dhe arsyen e bashkimit te ketyre pese ndertuesve
Nga verifikimi i dokumentacioneve te sekuestruara, rezulton se kontrata e bashkepunimit eshte e rregullt dhe nuk verehet asnje lloj presioni te ushtruar ndaj aksionereve te tjere per te firmosur me shtetasin Dritan Avllaj-thuhet nga prokuroria. Nga ana tjeter, eshte provuar se kjo shoqeri Vision Construction nuk ka kryer asnje aktivitet financiar qe nga momenti i nenshkrimit te kesaj kontrate bashkepunimi.