Grupi i punes ka marre parasysh pergjigjet e dhena nga anetaresia dhe vendimin e Kongresit te mbajtur ne 2007-en
Ne nje material konfidencial jepet nje panorame e hollesishme e arsyeve dhe amendimeve qe propozohen ne statut
TIRANE - Pergjigjet e dhena nga anetaresia, por edhe vendimi i kongresit te vitit 2007-te kane qene dy argumentet qe kane detyruar grupin e punes per ndryshimet ne statut qe ti thote jo legalizimit te fraksioneve apo sic njihet ndryshe oponences kolektive.
Nje fakt te tille e ben te ditur sekretari organizativ i Partise Socialiste, Blendi Klosi, ne relacionin qe i eshte bashkangjitur paketes se ndryshimeve statutore qe do te diskutohet sot ne mbledhjen e Asamblese Kombetare dhe per ti hapur rruge me pas edhe miratimit ne Kongresin e 18 prillit. Ne kete material, ai jep dhe nje panorame te hollesishme te arsyeve dhe amendimeve qe propozohen ne statut, ku natyrisht evidentohet nevoja per ta pershtatur strukturen partiake me zhvillimet elektorale dhe harten e re te zonave zgjedhore.
Oponenca
Pavaresisht se oponenca kolektive nuk eshte bere pjese e projekt-statutit te ri, per vete ndjeshmerine qe ka ne zhvillimet e brendshme partiake, sekretari organizativ Blendi Klosi ne relacionin e vet i kushton nje rendesi te vecante shpjegimeve lidhur me kete debat. Ne nje paragraf te vecante, ai sqaron se legalizimi i fraksioneve ishte nje propozim i riperseritur ne grupin e punes.
Per kete arsye, ben te ditur ai, kjo ceshtje pervec debatimit ne grupin e punes u vendos edhe si nje pike e vecante ne pyetesorin e plotesuar nga rreth 5 mije anetare te PS-se, kryesisht anetare te Asambleve te Rretheve, te cilet u pyeten nese duhesh institucionalizuar mendimi ndryshe apo jo.
Ne perfundim theksohet ne relacion, grupi i punes, pasi studioi pergjigjet e pyetesoreve, ku dominoi pergjigja negative, por duke pare edhe vendimin e Kongresit te vitit 2007-te, vendosi qe te mos e perfshije ate si nje propozim te vecante ne kete pakete ndryshimesh. Grupi i punes u shpreh se kjo ceshtje i eshte nenshtruar votimit dhe ne kongresin e PSSH-se te vitit 2007-te, e cila nuk gjeti miratim.
Gjithashtu, nisur nga pergjigjet e anketimit, ne shumice shtrimit te kesaj pyetje i jepej pergjigje negative, me argumentin e ruajtjes se kohezionit te brendshem te partise, - shprehet Klosi ne relacionin e vet shpjegues per anetaret e tjere te Asamblese Kombetare. Por, pavaresisht ketij vendimi, kjo ceshtje pritet te behet sot ne mbledhjen e asamblese objekt debati, pasi nje pjese e vogel e anetareve te saj, te njohur si perfaqesues te LMN-se, kerkuan me ngulm gjate kongresit te gushtit te shkuar qe nje pike e tille te perfshihej ne statut.
Ndryshimet
Nderkohe, paketa e ndryshimeve statutore permban nje sere propozimesh qe prekin kryesisht pjesen e organizimit te partise ne baze. Duke argumentuar arsyet se pse u mendua qe te nderhyhej vetem ne kete pjese, Klosi ne relacionin e vet shpjegues, sqaron se nevoja e tyre lindi, se pari, nga eksperienca e ketyre viteve te funksionimit te struktures organizative te partise ne nivel vendor, e cila rezultoi e decentralizuar.
Ne relacion pranohet se menyra e organizimit te partise ne nivel vendor solli mangesi ne aspektin e menaxhimit dhe drejtimit te saj. Gjithashtu, evidentohet fakti se ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit nga pikepamja e funksionimit te struktures se partise ne kushtet e sistemit zgjedhor qe u aplikua, evidentoi si nevoje paresore krijimin e nje strukture te forte e te qendrueshme ne te gjitha hallkat, qe nga bashkia, komuna, rrethi dhe qarku.
Ne relacion thuhet gjithashtu se pervec terheqjes se mendimit te nje pjese te anetaresise nepermjet anketimit, nje baze e rendesishme te dhenash ishte dhe studimi i propozimeve te depozituara ne kongresin e jashtezakonshem te gushtit te shkuar.
Ndryshimet e propozuara konsistojne ne disa permiresime ne strukturen organizative te saj ne nivel vendor dhe rajonal, ne perberjen sa me cilesore te forumeve te saj, ne freskimin e organeve qendrore me perfaqesues te zgjedhur direkt nga anetaresia, si dhe nje filozofi e re ne menaxhimin dhe drejtimin e partise ne te gjitha nivelet, por pa ndryshime esenciale te parimeve dhe struktures se statutit aktual.
Keshtu, ne ndryshimet kryesore mund te vecohet krijimi i strukturave te partise ne nivel rrethi, zgjedhja e Asamblese se Rrethit, kryetarit te PS-se se Rrethit, krijimi i Keshillit Koordinues i Qarkut.
Gjithashtu, ndryshohet edhe menyra e zgjedhjes se krereve te partise ne baze komune, bashkie dhe rrethi, ky i fundit eshte pjese direkte e Asamblese Kombetare. Tashme keta tre drejtues nuk do te zgjidhen me sipas parimit nje anetar nje vote pasi per ta do te votojne asamblete perkatese.
Ndryshime jane bere edhe ne kapitullin e parimeve te pergjithshme, ku PS-ja cilesohet tashme si nje force politike e majte demokratike, ndersa sanksionohet se vendimet e shumices jane te detyrueshme per tu zbatuar edhe nga pakica.