Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zbulim i ri, qoke te 40 shenjtoret

Publikuar me : 02.09.2010 Ne : Kulture - 126 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Konke e kishes, quhet ajo qe ka dale ne drite keto dite nga ekspedita e nje ekipi te Institutit Arkeologjik. Manastiri i rralle, i ndodhur mbetet jashte axhendave turistike, per shkak te rruges


Ekspedita e veres ne Manastrin e 40 shenjtoreve ne Sarande, nen drejtimin e arkeologut, Skender Muca, perfundoi me daljen ne drite te nje hapesire rrethore, e cila ne gjuhen profesionale quhet konke.


Ky informacion vjen nga Ilir Papa, i Drejtorise Rajonale te Monumenteve te Kultures, Sarande, qe shpjegon se arkeologet ishin ne dijeni te ekzistences se saj. Konka u gjend ne juglindje te hapesires, se Kishes, pjese e Manastirit. Zbulimi eshte me rendesi ne nje kohe kur Manastiri i 40 shenjtoreve, pritet te hyje ne nje faze te re nderhyrjesh, konsolidimesh, zbulimesh dhe investimesh rreth e qark.


Nga erresira ne drite


Katakombet jane pjesa me interesante e Manastirit te 40 shenjtoreve. Por brenda tyre, eshte erresire e plote dhe e frikshme sa te kall daten, nese besohet se shpirtrat e shenjtoreve enden aty.


Projekti parashikon qe ne ato katakombe te futet ndricimi dhe te nderhyhet sidomos ne afreske. Nderkohe, nga jashte, vijojne ekspeditat zbuluese per te bere te mundur nxjerrjen ne drite te asaj c`ka eshte nen germadha dhe per konsolidimin e te gjithe hapesires monumentale.


Per momentin, aty ka nje pamje joshese, por dhe te trazuar, ngase gjithcka eshte e pa forme. Diku germime, diku shembje, diku terrene te lena pas dore, etj. Papa shpjegoi se ne projekt eshte edhe gjelberimi i ambienteve per ta bere sa me te kendshem. Kjo ne te ardhmen.

Vizitat, tek tuk


Manastiri i 40 Shenjtoreve, renditet nder pasurite me te rralla te trashegimise mesjetare te Sarandes. Por nuk perfshihet ne axhendat e vizitave turistike. Rruga gjer aty eshte torture. Quhet rruge, por dhe dhia do i shmangej atyre aneve, me inteligjencen qe mund t`ia imoponoje tmerri per ecur ne nje udhe mbi copa shkembinjsh.


Vec kesaj, e ashtuquajtura udhe, ka nje panoname te ndotur rreth e rrotull, me plehra gjysme te djegura dhe ku ferrave valeviten qese plasmani.


Megjithate, te huajt nuk ngurrojne te ngjiten deri aty nga pasioni dhe kurioziteti. Kjo, sipas Papes, do te thote se 40 Shenjtoret nuk jane harruar. Ata jane aty, sepse dikush do ti shohe! Kreu rajonal i Monumenteve te Kultures, thote se rruga (qe sipas tij, do behet), eshte shkaku kryesor qe monumenti nuk ka vizitueshmeri te rregullt e eshte jashte axhendave.


Mirepo Bashkia, ka ideuar nje projekt me te madh se rruga nje shkallare gjigande me 192 shkalle, qe te ngjitesh aty nga qyteti. Ideja eshte, por nuk ka para. Kjo ben qe shkallarja te ekzistoje vetem virtualisht ne kalendarin e botuar nga Bashkia.


40 shenjtoret mes romakeve, fashisteve dhe komunisteve
Deri me tani nuk vihet ne diskutim versioni qe 40 shenjtoret jane dyzet shpirtra te krishtere, qe u masakruan nga perandori romal Licinus, per shkak te besimit te tyre.


Nga shekulli i 6 pas Krishtit, u ndertua manastiri per nder te tyre. Fati i ketij monumenti, eshte i lidhur ngushte me kohen. Thuhet se ka qene aktiv e i pa cenuar deri ne periudhen e Luftes se Pare Boterore, kur bombardohet nga nje aeroplan italian, qe e shnderron ne germadhe.


Me tej, italianet e Luftes se Dyte Boterore futen ne ambientet e saj nje depozite uji e nje cesme per nevojat e tyre. Ne regjimin komunist aty u ndertua nje bunker dhe vete hapesira monumentale, u morr ne perdorim nga ushtria si pjese e repartit kundra ajror, c`ka solli dhe shfrytezimin e katakombeve me afreske per perdorim ushtarak pseudoerotik.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit