Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zbulohen kandidatët, Mesi favorit për

Publikuar me : 31.10.2009 Ne : Sport - 848 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Spanja dhe Barcelona dominojne listen me nga gjashte futbolliste
Zbulohet kandidatet per çmimin "Lojtari me i Mire ne Bote" te FIFA-s per vitin 2009. Te gjithe futbollistet qe jane perfshire ne listen e vogel me 23 emra luajne ne ligat me te rendesishme europiane. "Qeveria" e futbollit boteror publikoi yjet qe do te jene ne gare per trofeun prestigjioz, vetem nje jave pasi "France Football" beri te ditur kandidatet per "Topin e Arte". Edhe ne kete çmim, dominojne lojtaret e Barcelones dhe ata te perfaqesueses spanjolle. Nga skuadra kampione e Europes, konkurrojne gjashte emra: Mesi, Ksavi, Iniesta, Pujol, Henri dhe Samuel Eto‘o (qe tashme mbron ngjyrat e Interit). Kamerunasi i larguar ne fillim te sezonit, "kompensohet" nga prezenca e Zlatan Ibrahimoviç, i cili eshte bere pjese e listes si element i Barçes, por per paraqitjet me kampionet e Italise. Ndryshe nga kandidaturat per "Topin e Arte", nga katalanet eshte perfshire kapiteni Pujol, ndersa eshte lene jashte Jaja Ture. Klubi i dyte me i perfaqesuar eshte Çelsi me pese futbolliste.
Kombetarja e Spanjes ka gjashte lojtare, ku perveç "blaugranave" Ksavi, Iniesta e Pujol, kandidate te tjere jane edhe portieri Iker Kasiljas dhe dyshja sulmuese e perbere nga Fernando Torres e David Vija. "Furia e kuqe" klasifikohet perpara Anglise, e cila ka ne gare mbrojtesin Xhon Terri, dy mesfushoret Stiven Xherard dhe Frenk Lampard dhe sulmuesin Uein Runi. Gjithsesi, favoriti kryesor per t‘u shpallur "Lojtari i Vitit 2009" eshte argjentinasi Lionel Mesi. Pas tij, shanse te mira ka edhe fituesi i edicionit te kaluar, portugezi Kristiano Ronaldo. Brazili ka tre futbolliste mes kandidateve: ata jane fantazisti i Juventusit, Diego, mesfushori i Realit te Madridit, Kaka dhe sulmuesi i Seviljas, Luis Fabiano. Nje tjeter goditje merr futbolli italian, qe prezantohet vetem me portierin Xhixhi Bufon. Gjithsesi, FIFA eshte treguar me "bujare" se "France Football", qe nuk kishte perfshire asnje "axurr" mes kandidateve per "Topin e Arte". Dje jane publikuar edhe dhjete emrat per "Lojtaren me te Mire ne Bote". Ne votime marrin pjese kapitenet dhe trajneret e ekipeve kombetare, ndersa ne fillim te dhjetorit FIFA do te zbuloje pese meshkujt dhe femrat qe kane marre me shume vota. Çmimet do te ndahen me 21 dhjetor, ne nje mbremje gala ne Zyrih te Zvicres.

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thĂ«ne qĂ« edhe kĂ«saj radhe takimi mes SkĂ«nderbeut dhe Flamurtarit tĂ« mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur nĂ« Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, pĂ«rmbysje rezultati, gjakosje, tĂ« gjyqtarit anĂ«sor, pasivitet tĂ« vlonjatĂ«ve nĂ« fushĂ«. Deri nĂ« momentin e golit tĂ« dytĂ« tĂ« korçarĂ«ve, gjithçka dukej nĂ« rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozĂ«ve me njĂ« send. Takimi u ndĂ«rpre pĂ«r 15 minuta. VlonjatĂ«t me anĂ« tĂ« shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit