Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zbulohen prapaskenat e deshtimit ne Hungari

Publikuar me : 13.10.2008 Ne : Sport - 260 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Humbja 2-0 perballe nje kundershtari direkt i objektivave tona ne kete eliminatore te Boterorit 2010, siç ishte Hungaria, ka lene nje shije te hidhur ne opinionin sportiv shqiptar. Nje gje e tille u ka prere krahet te gjitha fantazive, te atyre qe guxuan qofte edhe per nje moment te vetem te mendonin se Shqiperia mund te beje diçka me ndryshe, me te bukur ne keto eliminatore. Nderkohe qe triumfi ndaj kuqezinjve i ka dhene krahe rivalit tone, Hungarise, e cila dje ka glorifikuar ate fitore 2-0, duke ia atribuuar trajnerit te saj, holandezit Ervin Kuman, atij qe fitoi "derbin" me bashkekombesin e tij Ari Han. E thene ndryshe, nxenesi i urte Kuman mundi mesuesin e tij Han. Pikerisht kjo eshte ajo qe ndodhi mbremjen e se shtunes ne stadiumin "Ferenc Pushkash" te Budapestit. A ishte vertet merite e trajnerit te hungarezeve triumfi ndaj kuqezinjve? Pikerisht kete tentoi te vertetoje dje shtypi hungarez, i cili ka ngritur ne qiellin e shtate Ervin Kumanin. Gazetat vendase shkruajne se protagonisti kryesor i ndeshjes eshte padyshim tekniku holandez, i cili ate qe nuk beri gjate 5 diteve e beri gjate pushimit mes dy pjeseve. E perditshmja "168 Ora" ka zbuluar ne faqen e saj nje pjese se çfare ndodhi ne dhomat e zhveshjes, ne nderprerjen 15 minuteshe te pushimit dhe pse djemte e Ervin Kumanit ndryshuan gjithçka ne 45 minutat e dyta. "Nuk kemi pse te frikesohemi nga Shqiperia. Ne luajme ne shtepine tone dhe kemi mbeshtetjen e tifozeve, duhet te ecim perpara dhe jo te presim, pasi vetem keshtu mund te fitojme", shkruhej ne kete gazete. Pikerisht kjo nderhyrje e trajnerit Kuman i karikoi hungarezet, te cilet ngriten ritmin e lojes dhe zhbllokimi i rezultatit nuk vonoi me shume se kater minuta. Por qe te arrinim deri ketu do te duhej te gabonte Shqiperia dhe ajo ate beri. Per nje moment besoi se mund te zoteronte lojen dhe me deshiren per te gjetur golin, la hapesira prapa. Ne sulmin e dyte Hungaria shfrytezoi pergjumjen e nje mbrojtjeje te pa rreshtuar mire dhe Torghelle shenoi ne minuten e 49. Ky moment rezultoi vendimtar per rrjedhen e ndeshjes. Edhe ne golin e dyte u perserit i njejti defekt. Gazeta "168 Ora" nuk ka lene pa permendur edhe traversen e Ervin Skeles ne pjesen e pare. Sipas tyre, nese ajo gjuajtje do te ishte gol, sot mund te ishin shqiptaret duke festuar dhe jo hungarezet. Sfida e se shtunes mes Hungarise dhe Shqiperise, ose ndryshe perballja mes dy trajnereve holandeze, ka zene nje vend te veçante edhe ne mediat holandeze. Kryeartikulli i sportives "Sportweek" eshte: "Kuman i tregon Ari Hanit se si fitohet. Ne shkrimin e kesaj gazete theksohen aftesite e ‘nxenesit‘ per te menaxhuar skuadren taktikisht, gje qe solli edhe fitoren e tij te pare ne aktivitetet nderkombetare".



Batuta

"Nuk kemi pse te frikesohemi nga Shqiperia", u tha Kuman ne pushimin e ndeshjes. "Ne luajme ne shtepine tone dhe kemi mbeshtetjen e tifozeve, duhet te ecim perpara dhe jo te presim, pasi vetem keshtu mund te fitojme"

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit