Ibrahim Elezi ishte i martuar me nje grua por bashkejetonte edhe me dy te tjera ne nje vile tri kateshe ne Zall Bastar
Policia e arrestoi 42- vjecarin me profesion marangoz, pasi e hetonte ate per vjedhje materialesh ndertimi
TIRANE- Nje marangoz 42- vjecar, me banim ne fshatin Zall Bastar te Tiranes, la pa mend dje ne mengjes efektivet e policise se kryeqytetit qe e ndiqnin prej dy netesh, si te dyshuar per vjedhjen e disa materialeve dhe veglave te ndertimit ne nje kantier ndertimi, ku punohej per restaurimin e nje shkolle. Habia e specialisteve te policise nuk qendronte tek fakti se ata kapen hajdutin, qe ruanin prej dy netesh, i cili kishte arritur te merrte materiale me vlere rreth 3 milione leke te vjetra, por tek gjendja e tij familjare. Ibrahim Elezi, 42 vjec, me banim ne Zall- Bastar, ishte i martuar me nje grua dhe bashkejetonte njekohesisht edhe me dy gra te tjera.
Nga keto lidhje, Elezi, kishte dy femije me gruan e tij te pare, te cilet ishin te moshave 10 dhe 13 vjec. Gruaja e dyte qe bashkejetonte me te, ishte aktualisht shtatzene, ndersa gruaja e trete qe jetonte me te, nuk kishte shume kohe qe kishte ardhur nuse ne shtepi. Kjo situate fillimisht nuk eshte kuptuar nga hetuesit te cilet kur pane tri grate ne shtepine trikateshe menduan se ato ishin grate e vellezerve. Por ato i jane pergjigjur se ishin, grate e Ibrahimit qe policia sapo e kishte kapur ne flagrance per vjedhjen e materialeve te ndertimit te objektit qe ishte ne rikonstruksion e siper. Kjo situate iu ka rikujtuar hetuesve kohet e vjetra dhe jeten
e Orientit dhe te vendeve arabe.
Vjedhja
Te premten ne mengjes, punetoret e nje objekti ne ndertim ne Zall Bastar, kishin konstatuarse shume nga veglat e punes dhe materialet e ndertimit te objektit ishin pakesuar apo ishin pergjysmuar, ndryshe nga sa i kishin lene nje dite me pare. Menjehere keta te fundit lajmeruan, policine e cila mberriti ne vendin e ngjarjes dhe nisi menjehere verifikimet. Pas veprimeve te para, blute ngriten menjehere kurthin. Edhe naten e dyte, ata do te linin materialet dhe veglat te gatshme per hajdutin, ndersa nje polic dhe nje roje u lane per te vezhguar hajdutin gjate nates. Rreth ores 23 00 te mbremjes, Elezi, mberriti serish te merrte vegla te tjera.
Pak nga pak i mori dhe nisi ti transportonte me krahe sendet deri sa u lodh dhe vendosi te mos merrte me materiale. Ne kete kohe, nderhyri policia e cila menjehere i vuri prangat, hajdutit. Gjate kontrollit te baneses se marangozit policia gjeti materiale dhe vegla me vlere rreth 3 milioneleke te vjetra.Nderkaq kur policia kerkoi qe nje personi familjes te hidhte firmen mbi procesverbalin perkates, grate u pergjigjen Une nuk e firmos dot se nuk jam e celebruar,- ndersa tjetra tha Me mire le te vije ajo tjetra se ajo ka dy femije me te dhe eshte me e madhe. Kjo situate, sa komike aq edhe e cuditshme la jo pak te habitur hetuesit, qe ndoshta nuk do te kene mundesi ta shohin me ne jeten e tyre kete situate.I arrestuari eshte derguar ne qelite e komisariatit te Kamzes, ndersa pritet te transferohet ne qelite e paraburgimit ne kryeqytet, ku
grate e tij duhet ta vizitojne here pas here dhe ti dergojne ushqimet.
Nga keto lidhje, Elezi, kishte dy femije me gruan e tij te pare, te cilet ishin te moshave 10 dhe 13 vjec. Gruaja e dyte qe bashkejetonte me te, ishte aktualisht shtatzene, ndersa gruaja e trete qe jetonte me te, nuk kishte shume kohe qe kishte ardhur nuse ne shtepi. Kjo situate fillimisht nuk eshte kuptuar nga hetuesit te cilet kur pane tri grate ne shtepine trikateshe menduan se ato ishin grate e vellezerve