|
Zgjedhjet n Kosov, Europa: Serbt duhet t marrin pjes
Publikuar me : 31.10.2009 Ne :
Rajoni - 889 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Autoritetet vendore dhe nderkombetare kane perseritur ftesen drejtuar komunitetit serb per te marre pjese ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit ne Kosove. Ata thone se pjesemarrja e serbeve ne votime eshte faktor kyç per formimin e komunave te reja qe do te udhehiqen nga ky komunitet. Graçanica, Kllokoti dhe Ranillugu jane tri komunat me shumice serbe, qe pritet te themelohen ne fazen e pare pas zgjedhjeve.
Krijimi i Komunes se re te Ranillugut ne lindje te Kosoves dhe ftesa per pjesemarrje ne zgjedhjet lokale per serbet e ketij rajoni, ka bere qe shefi i Zyres Civile Nderkombetare, Pieter Feith, te qendroje ne Kamenice dhe ne Ranillug. "Ne po i presim zgjedhjet e lira dhe te drejta me 15 nentor me pjesemarrje te mire te te gjithe qytetareve te komunes. Shpresojme se edhe komuniteti serb do te pergjigjet pozitivisht dhe do te marre pjese ne menyre aktive", ka deklaruar z.Feith.
Gjate nje dreke pune me kandidatet per kryetar te Komunes se Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe Perica Angjelkoviq, ai ka theksuar se zgjedhjet do ta legjitimojne kete komune te re. "Po presim formimin e komunave te reja legjitime qe do te dalin nga zgjedhjet, te cilat do te funksionojne ne perputhje me ligjet e Kosoves. Kjo do te krijoje nje epoke te re ne Kosove. Te mos spekulojme, te shpresojme qe sa me shume serbe te dalin ne zgjedhje", eshte shprehur Feith.
Edhe kandidatet per kryetar te Komunes se Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe Perica Angjelkoviq, kane shprehur bindjen se serbet do t‘u pergjigjen thirrjeve per pjesemarrje ne zgjedhje. "Mendoj qe jane permbushur kushtet qe serbet te dalin e te votojne. Realisht gjendemi ne nje situate specifike. Ështe nje moment shume i favorshem per ne, ne menyre qe te mund te bejme me te miren per serbet. Ështe nje rast i mire, qe nuk duhet te na ike", deklaroi Mikiq.
"Ajo qe ne po perpiqemi te bejme, eshte qe t‘i bindim njerezit qe te dalin ne zgjedhje, duke u treguar rendesine e daljes dhe te mirat qe u sjell atyre votimi, sidomos ne procesin e decentralizimit, per formimin e Komunes se Ranillugut", tha Angjelkoviq.
Thirrje serbeve per te marre pjese ne zgjedhjet e 15 nentorit u ka bere edhe ambasadori gjerman, Hans Dieter Steinbach. "Ne presim qe brenda pak javeve te mbahen zgjedhje te lira, demokratike dhe transparente dhe, natyrisht, do te ishte e mireseardhur dalja ne zgjedhje e te gjithe qytetareve. Ketu i referohem ne veçanti komunitetit serb, sepse kjo do t‘u mundesonte serbeve qe te marrin fatin ne duart e tyre sa u perket politikave lokale dhe te ardhmes se tyre ne kete vend", tha ambasadori Steinbach. Ai nenvizoi se zgjedhjet e nentorit jane nje element i rendesishem per imazhin e Kosoves pas shpalljes se pavaresise.
Nga 74 subjekte politike qe marrin pjese ne zgjedhjet komunale, rreth 20 jane serbe. Procesi zgjedhor organizohet ne 36 komuna, ndersa te drejte vote do te kene mbi 1.5 milione kosovare. Zgjedhjet nuk do te mbahen ne Mitrovicen Veriore dhe ne Partesh "per mungese kushtesh". Ne keto dy vendbanime me shumice serbe, eshte parapare mbajtja e zgjedhjeve te posaçme gjashte muaj me vone.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Rajoni - Lexuar : 26 here.
Kancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia.
“Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »
|
» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|