TIRANE - Zbardhet letra qe kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike i ka dorezuar kolegut te tij te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, per zgjidhjen e krizes politike. Ne pergjigjen e tyre, demokratet pranojne kerkesen e socialisteve per ngritjen e nje komisioni te ri hetimor dhe qe selia roze te kete shumicen dhe kreun e komisionit hetimor qe do te merret me zgjedhjet parlamentare.
Ngritja nga e para te Komisionit Hetimor Parlamentar pas zgjedhjeve te 28 qershorit me nje vendim te ri te parlamentit ne perputhje me ligjin 8899 date 2.5.2002, Per Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare te miratuar ne kohen kur qeveriste Partia Socialiste. Ne jemi dakord qe ky komision te kryesohet nga opozita dhe te perbehet sipas percaktimeve te ligjit te mesiperm, shkruhet ne pergjigjen qe demokratet i kane kthyer socialisteve.
Gjithashtu, ata pranojne edhe hetimin nga ky komision te mbi 10 ceshtjeve te shtruara per hetim nga Partia Socialiste.
Te djathtet jane te mendimit se keto 10 pika nuk prekin kutite e materialeve zgjedhore dhe kutite e fleteve te votimit. Ne propozojme qe, sapo te mblidhet Parlamenti, te ngreme Komisionin e ri Hetimor Parlamentar dhe, nderkohe qe ju zgjidhni me rruge kushtetuese gjyqesore ceshtjen e rinumerimit te votave, ky komision te shqyrtoje nje nga nje mbi 10 ceshtjet e tjera, qe ju ne letren tuaj pretendoni se duhet te hetohen, citohet ne leter.
Sipas tyre, Komisioni Parlamentar mund te kete per objekt hetimi materialet zgjedhore, si dhe cdo problem tjeter te lidhur me zgjedhjet, pervecse ceshtjeve, per te cilat ka vendime gjykate. Demokratet shprehen se, nese komisioni hetimor do te hetoje kutite me materialet zgjedhore, atehere fletet e votimit duhet te digjen, sic e parashikon neni 178/6 e Kodit Zgjedhor.
Ne propozimet tuaja ju kerkoni qe Komisioni Hetimor te nise shqyrtimin e materialeve te votimit, nderkohe qe kembengulni per rinumerimin e fleteve te votimit dhe per kete doni qe KQZ, pasi te vecoje materialet zgjedhore dhe ti dergoje ato ne arkiv, te mos djege fletet e votimit sic percaktohet ne nenin 178 pika 6 e Kodit Zgjedhor. Pra, me fjale te tjera kerkoni haptas qe te mos respektohet neni 178 pika 6 e miratuar me konsensus te plote nga dy partite tona politike.
Ju insistoni ne kete qendrim edhe pasi zoti Rama me date 22 Maj 2010 deklaroi ne Konference shtypi se ai nuk e pranon piken 6 te nenit 178, thuhet ne pergjigjen e Partise Demokratike.
Ne leter shkruhet se mazhoranca mendon se zbatimi i ligjeve dhe i funksionimit te shtetit ligjor eshte nje nder kushtet themelore te respektimit te kritereve te Kopenhagenit dhe te funksionimit te demokracise ne vendet e lira. Sipas tyre, vendimi i Gjykates se Apelit nr 8 date 22.7. 2009, ne te cilen kjo gjykate rrezoi kerkesen e Partise Socialiste per rinumerim e votave, eshte i prere dhe perfundimtar.
*********
Astrit Patozi i ka dorezuar me shkrim homologut te tij socialist, Ruci, oferten politike te demokrateve
Zgjidhja e krizes, takimi i dyte Patozi - Ruci
TIRANE - Dy kryetaret e grupeve parlamentare te PS dhe PD, Gramoz Ruci dhe Astrit Patozi, u takuan serish dje paradite ne mjediset e Kryesise se Kuvendit. Takimi midis dy kryetareve te grupeve parlamentare nisi ne oren 10 15 ne zyren e kreut te deputeteve demokrate, Astrit Patozi dhe perfundoi ne oren 11 20.
Ne perfundim te takimit palet nuk bene te ditur nese arriten te gjenin konsensusin per zgjidhjen e krizes politike per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te vitit te kaluar. Burime per gazeten Shekulli bejne te ditur se kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, dhe ai socialist, Gramoz Ruci, kane diskutuar per ofertat respektive, propozimet e PS, pergjigjen e PD dhe pranimin e saj nga ana e socialisteve.
Pas takimit me Patozin, kreu i grupit parlamentar socialist, Ruci, iu drejtua zyres se nenkryetarit te kuvendit, Namik Dokle, ku ka qendruar per nje kohe te gjate. Por, pavaresisht kesaj, kryeministri Sali Berisha konfirmoi vazhdimin e negociatave mes dy paleve politike.
Perderisa dy te mandatuarit kane praktikuar konfidencialitetin nuk mendoj se eshte mire qe une te zbuloj apo te plotesoj ndonje kuriozitet te mediave. Ajo cka une them, eshte nje proces serioz qe deshiroj te ece gjithnje e me shume, - tha Berisha.
Edhe kryesocialisti Rama pranoi se ceshtja po negociohet ne detaje teknike dhe nuk pranoi qe te jape detaje te tjera. Ne ditet ne vazhdim pritet edhe nje takim tjeter midis dy kryetareve te grupeve parlamentare, Patozi - Ruci.
PD propozon Komisionin e Venecias si arbiter, por socialistet duhet te gjejne vete rrugen per ta derguar
Zgjidhja e krizes, sipas demokrateve
TIRANE - Demokratet jane te mendimit se zgjidhja per socialistet mund te jete ankimimi ne Gjykaten e Strasburgut, duke ankimuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor, e cila rrezoi kerkesen e tyre per rinumerimin e fleteve te votimit. Nje tjeter rruge qe mund te ndiqet, sipas demokrateve, mbetet Komisioni i Venecias.
Demokratet kundershtojne propozimin e PS-se per te bere nje rinumerim te pjesshem te fleteve te votimit, por pa ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. Ju ne propozimin tuaj shprehni qe numerimi i fleteve te votimit te jete i pjesshem, me qellim qe te mos ndryshoje rezultati.
Ne kete kontekst, dua tju rikujtoj se mazhoranca eshte e gatshme, pasi ju te merrni nje vendim pozitiv nga Gjykata e Strasburgut, Gjykata Kushtetuese ose Komisioni i Venecias per rinumerimin e votave, te rinumeroje cdo flete votimi dhe te ndryshoje cdo rezultat, me kushtin e vetem qe te respektohen parimet themelore kushtetuese, te respektohen institucionet, si kritere kryesore te Kopenhagenit, shkruhet ne letren qe kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, i ka dorezuar kryetarit te grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci.
Ne rast se socialistet do te kerkojne qe per fletet e votimit te shprehet Komisioni i Venecias, per demokratet institucioni qe mund ta vere ne levizje eshte vetem Gjykata Kushtetuese dhe asnje nga pushtetet e tjera sikunder Parlamenti. Ne e vleresojme faktin qe, ju pranoni qe, Gjykates Kushtetuese ti drejtoheni, duke zbatuar proceduren kushtetuese.
Por, nderkaq, propozimi juaj qe Gjykates Kushtetuese ti caktohet 10 dite afat nga Pparlamenti per te vendosur per tju drejtuar ose jo Komisionit te Venecias dhe me pas, pertej ketij afati, Komisionit te Venecias ti drejtohen Parlamenti, Kryetari i Parlamentit, Presidenti apo Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Europes, bie ndesh me parimin kushtetues te ndarjes se pushteteve, thuhet ne letren e demokrateve.
Propozimet e PS per zgjidhjen e krizes
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, ka pohuar pak dite me pare se me 28 korrik, PS ka formalizuar propozimet e tyre dhe i ka paraqitur dy dokumente, nje projektmarreveshje per zgjidhjen e krizes politike dhe projektvendim per ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009. Keto marreveshje shprehin vullnetin e socialisteve ne miratimin e nje Rezolute nga ana e parlamentit shqiptar per mbeshtetjen e procesit te integrimit te Shqiperise ne BE. Gjithashtu, ne ato dokumente shprehet angazhimi i PS per zgjidhjen e shpejte te krizes politike lidhur me transparencen e zgjedhjeve te qershorit 2009, si dhe hapat konkrete qe duhen hedhur ne kete drejtim. Perpos ketyre, socialistet shprehin angazhimin e tyre politik per nje reforme te plote elektorale, sipas rekomandimeve te Raportit te OSBE-ODHIR dhe sipas perfundimeve te Komisionit Hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009.
Propozimet per fletet e votimit
1. Me kerkese te Komisionit Hetimor parlamentar Presidenti i Republikes ti drejtohet Komisionit te Venecias per te trajtuar ceshtjen e kutive te fleteve te votimit;
2. Me kerkese te Komisionit Hetimor parlamentar Kryetarja e Kuvendit mund ti drejtohet Komisionit te Venecias per interpretim per ceshtjen e kutive te fleteve te votimit;
3. Me kerkese te institucioneve te shtetit shqiptar meqe Shqiperia eshte anetare e Keshillit te Europes, Sekretari i Pergjithshem i KiE, meqe ka dhe nje Rezolute te KiE dhe meqe Komisioni i Venecias eshte pjese e KiE, mund ti drejtohet per interpretim Komisionit te Venecias per kutite e fleteve te votimit;
4. Gjykata Kushtetuese me kerkese te parlamentit shqiptar ti kerkoje Komisionit te Venecias interpretim per fletet e votimit. Nese Gjykata nuk e ben dot kete, pasi eshte institucion i pavarur ne vendimmarrje, atehere i rikthehemi Kryetares se Kuvendit qe ti drejtohet ajo, sigurisht nese ekziston vullneti politik;
5. Per te mos bllokuar procesin le te ngrihet Komisioni Hetimor per materialet zgjedhore, sipas leximit qe i ben mazhoranca, dhe te vazhdojme negociatat lidhur me kutite e fleteve te votimit, duke perjashtuar ne cdo rast asgjesimin e kutive te fleteve te votimit.