Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zhduket ne Tirane miku i Remzi Hoxhes

Publikuar me : 19.11.2008 Ne : Ceshtje Misterioze - 743 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Zhduket pa lene gjurme bi
znesmeni dhe veprimtari i
luftes kosovare, Ismet Kryeziu.
Aktivisti i hershem i levizjes
çlirimtare te Kosoves, nje nga
themeluesit e levizjes se armatosur,
qe ne vitet ‘90, anetar i partise
se Ramush Haradinajt dhe bashkevuajtes
ne te njejtin burg me ishkryeministrin
Fatos Nano, eshte
larguar per te pire nje kafe nga
banesa e njerezve te nuses se tij ne
Tirane, pasditen e se shtunes me
15 nentor. Por deri dje ne oret e
vona te nates, per policine dhe
familjen nuk dihet fati i tij. Ai rezulton
"ne kerkim" dhe ende nuk ka
asnje shenje per vendndodhjen e
tij. Asnje telefonate dhe asnje informacion
nga te gjitha komisariatet
e vendit per fatin e Kryeziut,
njerit prej aktivisteve te pare per
çlirimin e Kosoves. Ky eshte nje
nder njerezit e akuzuar edhe per
veprimtari spiunazhi, e i arrestuar
ne Shqiperi, pikerisht per keto
çeshtje, ne tetor te vitit 2005, ne
kohen kur u zhduk biznesmeni
Remzi Hoxha. Madje, Ismet Kryeziu
dhe Remzi Hoxha kane qene
nder njerezit e pare qe kane kontribuar
per armatosjen e levizjeve
çlirimtare ne Kosove dhe ne Maqedoni.
Bashkeshortja e Kryeziut,
Anila Leli, gazetare e njohur, qe
tashme punon ne Kosove, eshte
personi qe ka denoncuar zhdukjen
e Kryeziut, i cili i ka thene
vetem se, "po dal pak minuta per
nje kafe". Por nuk eshte kthyer
me...
Denoncimi i
bashkeshortes
Dy dite me pare, ne Komisariatin
e Policise nr. 4, gazetarja Anila
Leli ka bere kallezim se burri i saj,
Ismet Kryeziu, ishte zhdukur. Ajo
ka rrefyer se kishin ardhur per vizite
ne banesen e prinderve te saj,
qe ndodhet ne rrugen "Niko
Avrami". Gjate qendrimit, diten e
shtune, Ismeti ka lajmeruar se do
te dilte per te pire nje kafe ne
ndonje lokal afer lagjes. Sipas denoncimit
te 29-vjeçares Leli, ai ka
dale nga banesa rreth ores 18:00 te
asaj dite. Oret kane kaluar shpejt,
nderkohe qe familja priste qe ai te
kthehej. Bashkeshortja ka tentuar
te lidhet edhe ne telefon me te,
por celulari i ka dale i fikur. Me pas,
ajo ka kerkuar bashke me njerezit
e saj te lokalet e zones, por kerkimi
ka qene pa rezultat. Ne keto kushte,
mengjesin e se dieles, eshte
paraqitur ne komisariat per te
kerkuar ndihme per gjetjen e te
shoqit. E traumatizuar nga kjo situate,
ajo ka shpjeguar gjithçka
kishte ndodhur. Sipas saj, nje gje e
tille nuk kishte ndodhur me pare
nga Ismet Kryeziu. Sipas Lelit, sa
here qe ai largohej nga banesa, ose
kur nuk "ndryshonte plan", ai
gjithmone ka njoftuar familjen.
Por kete radhe, ai jo vetem qe nuk
ka njoftuar njerezit e shtepise, por
asnje mik...
Kerkimi i policise
Me te regjistruar kete kallezim
penal, policia, duke marre shkas
edhe nga emri i njohur i ketij personi,
ka nisur kerkimet ne te gjitha
menyrat e saj per gjetjen e tij. Burimet
nga grupi hetimor bene te
ditur se ajo ka rrefyer se bashkeshorti
i saj ka shume miq ne Tirane,
te krijuar edhe nga e kaluara
e tij, por edhe nga aktivizimi me
parti politike. Keshtu, uniformat
blu kane dhene identitetin dhe te
dhenat e tjera te Ismet Kryeziut
per te gjitha sherbimet e Drejtorise
se Policise se Tiranes. Kerkimet
kane nisur qe nga personat e shoqeruar
neper komisariate, e deri
tek ata te shtruar ne spitale per
shkak te teprimit te pijes, apo
probleme te tjera. Por nuk ka rezultuar
ne asnje vend. Duke u veshtiresuar
situata per gjetjen e tij,
policia ka kerkuar informacion
edhe nga sistemi TIMS, per te zbuluar
nese kosovari eshte larguar
jashte Shqiperise. Por, edhe ketu
eshte marre pergjigje negative.
Burimet policore thane se ai rezulton
i zhdukur dhe nuk ka asnje te
dhene per te. Per me teper, ai nuk
ka dale jashte Shqiperise nga asnje
pike kufitare. Nderkohe, policia
shpjegoi se ne momentin e zhdukjes,
Kryeziu, 54 vjeç, ishte veshur
thjesht dhe bashkeshortja ka
deklaruar se ai nuk levizte larg
vendbanimit me ate lloj veshjeje.
Pistat e hetimit
Ismet Kryeziu, i cili eshte arrestuar
per "çeshtje te luftes ne Maqedoni"
dhe i akuzuar si kreu i levizjes
se armatosur "Ilirida", qe u dyshua
per lufte dhe destabilizim ne rajon,
ka sjelle shume dyshime edhe te
policia. Zhdukja e tij ka ngritur disa
pista hetimi, por thjesht ne mjegull.
Nje nder pistat dhe me e rendesishmja,
por ende e pavertetuar,
eshte ajo e rrembimit. Sipas policise,
Ismet Kryeziu mund te jete
rrembyer, por deri tani nuk disponohet
asnje fakt per vertetimin
e saj. Gjithashtu, nuk eshte lene
menjane edhe pista e largimit te tij
me deshire. Ne mungese te venies
ne dijeni te familjes, ai mund te jete
larguar per ndonje aktivitet personal
brenda territorit te Shqiperise
dhe ende nuk eshte kthyer. Veç
ketyre dy pistave, policia po
shikon edhe mundesine e qendrimit
te tij per arsye te ndryshme
te miq, pasi ka shume njohje ne
Shqiperi. Por, per vertetimin e
tyre, ende mbetet shume kohe.
Megjithate, deri dje, policia nuk
ka mundur te gjeje asnje gjurme
te tij. Madje, edhe nga familja nuk
ka marre asnje kontakt nese ai
eshte kthyer, apo ende mbetet i
zhdukur, duke lene te hapur nje
enigme, qe te shtyn te kujtosh histori
te kosovareve te zhdukur, apo
te vrare ne Shqiperi. Fotoja dhe
emri i tij tashme rezultojne te personat
e zhdukur dhe te shpallur ne
kerkim nga policia shqiptare.


Ismet Kryeziu, ne qelite e Bon Still


Aktiviteti i Ismet Kryeziut ne Fronte Ko
mbetare ka nisur qe ne vitet ‘80. Ne fillim
te viteve ‘90, ai u perfol se ishte ne krye te
radheve te Frontit Kombetar Shqiptar, i cili e
kishte vendosur qendren e vet ne Perendim.
Gjate ketyre viteve, "koleget" e drejtuesit te
"Iliridas" u arrestuan ne Kosove, ndersa Ismet
Kryeziu u arrestua ne vitin 1995 ne Shqiperi,
kur vendi drejtohej nga perfaqesues
te Partise Demokratike dhe ai u akuzua per
veprimtari spiunazhi dhe trafik armesh. Sipas
mediave ballkanike, Kryeziu u njoh jo
vetem brenda kufirit shqiptar, por edhe nga
instancat nderkombetare, pasi perflitej si nje
figure e dyshimte, lidhjet e te cilit fillonin nga
sherbimet sekrete iraniane, deri tek akuzat
per te cilat ai eshte arrestuar. Gjithashtu, ai
mendohet se ka qene nje nder drejtuesit e
levizjes se armatosur ne Maqedoni, "Ilirida".
Gjithashtu, Kryeziu eshte arrestuar edhe ne
vitin 2002. Me 5 tetor te atij viti, ai u arrestua
ne Kosove nga UNMIK-u. Ne ate kohe, policia
e UNMIK-ut deklaroi se ka marre nen
kontroll dy drejtuesit e levizjes se armatosur
"Ilirida", Nevzat Halili dhe Ismet Kryeziu. Dy
drejtuesit e levizjes, Halili nga Maqedonia dhe
Kryeziu nga Kosova, u derguan ne bazen
amerikane ushtarake te Bon Still ne Ferizaj,
ku u mbajten per disa muaj. Ata u akuzuan
si drejtues te levizjes se armatosur "Ilirida",
per transportim te nje sasie armesh me destinacion
Maqedonine, si dhe per akte ekstremiste
ne prag te zgjedhjeve te shtatorit
ne Maqedoni.


Aktivisti kosovar, me Fatos Nanon ne Burgun e Bençes


Gjate kohes se burgut, pas arrestimit te pare, Ismet
Kryeziu ka qendruar ne Bençe, ku ka pasur raporte
miqesore me ish-kryeministrin Fatos Nano, ish-presidentin
Ramiz Alia dhe ish-politikane te tjere te njohur te
asaj kohe. Pas daljes nga burgu, emri i Kryeziut u be i
njohur ne Shqiperi, pasi u akuzua nga ish- opozita e
asaj kohe dhe pozita e sotme, per
lidhje me sherbimin sekret serb. Gjithashtu,
ai eshte nje aktivist i njohur i
politikes. Prej kohesh, eshte anetar i
partise se Ramush Haradinajt, Aleanca
per Ardhmerine e Kosoves. Ai
ka pasur lidhje edhe me shume aktiviste
te Kosoves, ka qene nder te
paret e levizjes çlirimtare te UÇK-se, e
aktivitete te tjera kombetare. Kryeziu
qendroi ne burgun e Bençes nen
akuzen per veprimtari spiunazhi, ashtu
siç u arrestuan shume persona gjate atyre viteve dhe
dyshohej se ishte i lidhur me sherbimet sekrete serbe.
Megjithate, akuzat per te rane shume shpejt, pavaresisht
se qendroi per nje kohe relativisht jo te shkurter ne qeli, ku
u miqesua edhe me drejtues dhe ish-drejtues te shtetit
shqiptar, te cilet ishin arrestuar nga pushteti i asaj kohe.


Rrembimi i biznesmenit kosovar Remzi Hoxha


Nje nder kosovaret, zhdukja e te cilit beri jehone, ish
te edhe biznesmeni Remzi Hoxha. Ai u rrembye
mesditen e dates 21 tetor te vitit 1995, ne afersi te firmes
se tij te quajtur "Albatros", e cila prodhonte konstruksione
duralumini. Nga verifikimet e kryera rezultoi se nje
nga automjetet e perdorura ne ngjarjen e rrembimit ka
qene me targa TR 2449 C, makine e
cila i takonte institucionit te SHIK-ut, e
terhequr me emrin e shefit te prapavijes
te SHIK-ut ne kryeqytet, Nuredin Dervishi.
Emri i tij ndodhet ne listen e personave
qe do te thirren per te deshmuar para
hetuesve per ngjarjen, e kesaj liste i
bashkohet edhe ish-drejtori i SHIK-ut ne
Tirane, Mehmet Haxholli, i cili ka marre
ne dorezim makinen. Burimet prane
prokurorise theksojne se edhe Avni Koldashi,
ne vitin 1995, shef ne bazen
nr.10 te vezhgimit, dyshohet se ka marre pjese ne kete
operacion, i cili me pas e ka dorezuar tregtarin te nje
grup oficeresh operative, ku nder me kryesoret kane qene
Ilir Kumbaro dhe Arben Sefgjini, kryetar dege dhe zevendesdrejtor
ne Drejtorine e SHIK-ut ne Tirane.



 

 



 


Komente
nga : jRIFvOJQidCIdhZzg
Koment publikuar ne daten 15.08.2011
It's soopky how clever some ppl are. Thanks!

Shperthim ne Uzinen e Poliçanit, vdes punetorja, plagoset nje tjeter

Publikuar me : 06.01.2009 Ne kategorine : Ceshtje Misterioze - Lexuar : 671 here.
Polican- Nje punonjese e uzines se cmontimit te armeve ne Polican ka gjetur vdekjen pas shperthimit te nje predhe brenda territorit te uzines. Sipas te dhenave te para te policise punonjesja ka qene duke u ngrohur ne nje zjarr te ndezur aty prane, se bashku me punetore te tjere. Predha ndodhej ne vendin ku ishte ndezur zjarri dhe ka shperthyer menjehere pas kontaktit me flaken. Per pasoja gruaja, nje 43-vjecare, S.K ka mbetur e vdekur ne vend, pasi mesohet se shperthimi ka qene shume i...Lexo te gjithe artikullin »


» Zhduket 20-vjecarja ne Elbasan, familja denoncon ne polici
» Zhduket familja e Ilir Kumbaros ne Shqiperi
» Deshmia e fundit e Gazidedes per zhdukjen e Remzi Hoxhes
» Rubik, gjendet i mbytur ne lume 56-vjecari
» Zhduket telefonata qe e nxori Kryeziun nga shtepia
» Dyshimet, gruaja *fsheh* te verteten
» Kryeziu, nen vezhgim per tre iraniane ‘non grata‘
» Mirdite, gjendet i vrare me cifte 62-vjecari
» *Kryeziu*,zbardhet borxhi 40 mije euro
» Zhdukja e Kryeziut, *dosje* spiunazhi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit