Zhduken ne menyre te dyshimte
edhe ato pak prova
qe hedhin drite mbi
menyren e rrembimit te
Ismet Kryeziut. Telefonata qe e
ftoi Kryeziun te dilte nga shtepia
nuk ndodhet te lista e tabulateve.
Anila Leli, bashkeshortja e te
humburit, gjate deshmise 8-
oreshe ne Drejtorine e Pergjithshme
te Policise se Shtetit, deklaroi
se diten kur eshte zhdukur Ismeti,
dikush e ka marre ne telefon
rreth ores 16:20, ndersa ai i eshte
pergjigjur se "erdha per 5 minuta".
Por Leli eshte befasuar nga
provat e policise, te cilet kane ne
dore edhe listen e telefonatave te
Kryeziut diten e rrembimit, sipas
te cilave rezulton se ai nuk ka kryer
apo ka marre telefonate ne oren
16:20, ndryshe nga pretendimi i
bashkeshortes. Gjate deshmise
8-oreshe, gruaja ka pranuar te
rrefeje te gjitha enigmat, nga vizitat
e Kryeziut ne shtetin e Iranit e
deri te jeta e tyre ne Kosove.
Deshmia e
bashkeshortes
Anila Leli, bashkeshortja e Ismet
Kryeziut, ka deshmuar disa
dite me pare ne zyren e Antiterrorit,
ne Policine e Shtetit, momentin
e largimit te te shoqit. E
pakenaqur nga "ngathtesia" e
policise, pasi pretendon se me
veprimet aktuale po tentohet te
mbyllet çeshtja, ka kontaktuar
avokatin Idajet Beqari, i cili eshte
nje nga bashkepunetoret me te
ngushte te Ismet Kryeziut. Pas
negociatave me Ministrine e
Brendshme, ajo eshte pritur nga
drejtori i Drejtorise per Luften
Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe
Shendetit, Tonin Vocaj, i cili organizon
nje plotesim te kallezimit.
Leli shpjegon momentin e largimit
te te shoqit nga banesa. Sipas
saj, me daten 15 nentor, rreth ores
16:20, Ismeti merr nje telefonate
nga nje person. "Ai ishte ne
dhomen e gjumit, ndersa deren e
kishte lene pak hapur. Te salloni i
shtepise ndodhesha une dhe babai
im. Ne degjuam nje pjese te
bisedes telefonike, ku Ismeti tha
se ‘erdha per pese minuta‘. Me pas
doli dhe s‘u kthye me...", mesohet
se ka deklaruar bashkeshortja.
Gjate deshmise, hetuesit i kane
dhene nje dokument, ku rezulton
se diten qe eshte zhdukur, Ismeti
nuk ka marre asnje telefonate ne
ate ore. Gruaja ka kembengulur se
eshte vete deshmitare, madje
kete fakt e konfirmon edhe babai
i saj. Ajo ka ngritur dyshimin se
dokumenti i policise mund te jete
i falsifikuar. Por pergjigjja e
hetuesve te çeshtjes eshte se telefonata
e fundit e bashkeshortit te
saj eshte kryer ne oren 18:28, kur
ka marre ne telefon Anilen dhe i
ka thene se "dola ne kafe". Nisur
nga te dhenat e mesiperme, Anila
Leli u sugjeroi grupit hetimor se
dosja mund te klasifikohet si
rrembim i paster, pasi prej kohesh
bashkeshorti i saj eshte mbajtur
nen vezhgim nga sherbimet inteligjente
te disa vendeve. Me
pas, ka sqaruar edhe lidhjet dhe
vizitat e bashkeshortit ne nje shtet
qe "nuk i pelqen" Perendimit,
duke nenkuptuar Iranin.
Levizja e Kryeziut
Seanca maratone e pyetjeve te
Aniles dhe babait te saj ka vazhduar
me levizjet e Ismet Kryeziut
drejt Turqise dhe Iranit. Ajo ka
shpjeguar se nje dite para se te
zhdukej, Ismeti kishte mberritur
pas nje vizite ne vendin "armik"
te vendeve perendimore. "24 ore
para se te zhdukej, Ismeti mberriti
pas nje vizite te kryer ne Iran.
Para se ne nisej me tha se, nga
Rinasi do te shkonte ne Stamboll
per disa pune. Kur mberriti me
tha se kishte shkuar edhe ne Iran
se bashku me nje shokun e tij nga
Kosova. Arsyeja ishte se miku i tij
kishte bashkeshorten semure
dhe ajo do te kryente nje transplant
veshkash. Duke qene se Ismeti
kishte disa lidhje ne Iran, i
rregulloi nje operacion me nje
çmim me te lire se ne vendet
perendimore. Madje Ismeti, pas
ardhjes nga Irani, me tha se mund
te dergonte edhe nenen time,
pasi vuan nga nje semundje ne
gju", mesohet se ka deklaruar
Anila Leli ne polici.
Hetimet, Kryeziu u rrembye
Policia ngre akuzen e rrembimit
per zhdukjen e Ismet
Kryeziut. Faktet e mbledhura
deri tani çojne vetem ne nje
piste, ate te rrembimit, megjithese
motivi ende nuk eshte kthjelluar
per strukturat e specializuara te
policise. Kjo konfirmohet edhe nga
prokuroria, e cila ia ka kaluar çeshtjen
per hetim seksionit te antiterrorit
ne Drejtorine e Policise se Tiranes.
Ndryshimi i statusit te personit
te zhdukur ka ndryshuar ne
momentin qe bashkeshortja e tij
eshte rimarre ne pyetje dhe ka
pranuar rastin e nje borxhi, ku ishte
perfshire edhe Ismet Kryeziu.
Pasi ka deklaruar me pare se aktivisti
kosovar per çeshtjet kombetare
eshte larguar nga banesa
dhe se nuk ka prova apo te dhena
qe mund te hetohet per ndonje
piste tjeter, Prokuroria e Tiranes ka
regjistruar procedimin penal per
rrembim dhe po heton me shume
mbi kete linje. Burimet hetimore
deklarojne se jane qartesuar edhe
levizjet e tij, deri te kontaktet me
miq te vjeter ne UÇK apo takimi
me nje shtetas irakian, me te cilin
ka kontaktuar per nje dhurate.
Dosja e tij po rishikohet edhe nga
sektori i antiterrorit, per faktin se
per nje kohe relativisht te gjate
Kryeziu eshte mbajtur nen vezhgim
per çeshtjen e tre iranianeve,
te cilet nuk jane lejuar te vizitojne
Shqiperine, ne kohen kur ai kishte
dale garant per ardhjen e tyre. Me
15 nentor, rreth ores 18:30 te se shtunes,
Kryeziu u largua nga banesa,
me justifikimin per te takuar
dy miq dhe nuk u kthye me. E
shoqja denoncoi largimin e tij
mengjesin tjeter. Kryeziu eshte
njohur si nje nder miqte e Remzi
Hoxhes dhe qe ka qene aktivist
per çeshtjet kombetare qe ne vitet
‘80. Ai eshte arrestuar disa here
per akuza te fabrikuara ndaj tij, qe
nga UDB-ja, policia shqiptare
dhe UMNIK-u ne Kosove.
Policia: Dosja "Kryeziu", drejt Krimeve te Renda
Zhdukja e Ismet Kryeziut
mund te hetohet nga
Prokuroria e Krimeve te
Renda. Avokati i familjes Kryeziu,
Idajet Beqiri, tha dje per gazeten
"Shqip" se faktet e reja te paraqitura
nga Anila Leli kane sjelle nje
ndryshim te akuzes nga largim
nga banesa ne rrembim personi.
Vepra eshte kompetence e Prokurorise
se Krimeve te Renda. Sipas
avokatit, policia po kryen procedurat
dhe rrembimi i Kryeziut
mund te regjistrohet si procedim
penal ne sektorin me te rendesishem
te prokurorise. Ajo reagoi
dje zyrtarisht, teksa pohoi se ende
nuk eshte njohur me dosjen dhe
se faktet e paraqitura deri tani
nuk plotesojne elementet e vepres
penale per transferimin e
çeshtjes. Gjithsesi, Policia e Shtetit
eshte angazhuar teresisht qe
te mos te kete "neper kembe" nje
tjeter "Remzi Hoxha". Dhjetera
oficere te antiterrorit po kryejne
hetime ne Shqiperi dhe Kosove.
Madje ne Kosove eshte verifikuar
edhe nje borxh qe dyshohej fillimisht
se ishte i vete Ismet Kryeziut.
Nga te dhenat e familjes, por
edhe te policise, mesohet se borxhi
eshte i dhendrit te tij, i cili
punon administrator ne nje firme
ne Kosove. Por borxhi nuk ka asnje
lidhje me te zhdukurin. Hetuesi
e antiterrorit kane marre ne pyetje
familjare te Ismetit ne Kosove,
nga te cilet eshte mesuar se
nuk ka asnje motiv qe ai te jete
rrembyer. Ata deklaruan per policine
se i "zhdukuri", zoteron nje
prone me vlere gjysme milioni
euro ne Prizren te Kosoves dhe
nese do te kishte borxh, atehere
mund te shiste nje pjese te truallit,
per ta shlyer.