Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zhgenjen Gerti Trasha, skualifikohet nga gara

Publikuar me : 13.08.2008 Ne : Sport - 372 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Zhgenjen Gerti Trasha, skualifikohet nga garaMospershtatja me orarin e gares shihet si shkaku kryesor i deshtimit te peshengritesit ne Lojerat Olimpike

Ka zhgenjyer ne perfaqesimin e tij peshengritesi Gerti Trasha ne Lojerat Olimpike "Pekin 2008". Trasha, i cili merr pjese per here te dyte ne nje olimpiade, nuk ka mundur te ngreje asnje peshe ne tri provat e shkeputjes. E ka nisur konkurrimin e tij ne peshen 69 kg me 136 kg ne proven e tij te pare dhe nuk ka mundur ta ngreje kete peshe as ne dy provat e tjera, duke u skualifikuar nga gara. Sipas shefit te misionit te ekipit tone olimpik, Fidel Ylli, shkaku kryesor eshte mospershtatja e duhur me orarin e gares.

Konkurrimi per peshengritesin tone me oren e Pekinit ka nisur ne oren 10.00 (ora 4.00 e mengjesit me oren tone). "Per mua, shkaku kryesor qe Gerti Trasha nuk arriti te ngrinte asnje peshe eshte pikerisht mospershtatja me orarin e gares. Sipas programit, gara per te niste ne oren 10.00 (ora 04.00 e mengjesit ne Shqiperi), nderkohe qe ai duhej te ishte ne pallatin e sportit ku zhvilloheshin garat qe ne oren 8.00 me oren e pekinit (ora 02.00 e nates ne Shqiperi).

Por per te mberritur ne pallat ne oren e caktuar duhej te ngrihej nje ore perpara. Nuk dua aspak te shfajesoj peshengritesin Gerti Trasha, por mendoj se kjo qe ndodhi eshte nje gabim i trajnereve, qe nuk arriten t'i ambientonin sportistet me orarin e garave,"- shprehet shefi i misionit, Fidel Ylli, i cili eshte po aq i zhgenjyer per kete perfaqesim.

Qe ne momentin e nxehjes, Trasha ka lene te kuptoje se do ta kishte shume te veshtire garen. Ai gjithsesi ka hyre me synimin per te ngritur 136 kg ne stilin e pare, ate te shkeputjes, dhe nuk ka mundur ta ngreje shtangen ne tri provat e mundshme te ketij stili. Kesisoj, ai eshte skualifikuar nga konkurrimi dhe nuk ka marre pjese as ne stilin e dyte, ate te shkeputjes. Kjo sepse ne garat olimpike klasifikimi per peshengritjen behet ne baze te peshes qe ke ngritur ne te dy stilet, pra ne dygaresh.

Duke qene se Trasha nuk ka mundur te regjistroje asnje peshe ne stilin e pare, nuk eshte klasifikuar per dygareshin. Gerti Trasha konkurroi ne baterine B te peshes 69 kg. Objektivi i tij ishte klasifikimi nder 8-10 me te miret e kesaj peshe. Gjithsej ne peshen 69 kg kane konkurruar 30 peshengrites, te cilet u ndane ne dy grupe A dhe B, bazuar ne deklarimet qe kane bere paraprakisht peshengritesit para gares. Gerti Trasha dhe trajneri i tij Ilir Cela paten deklaruar se si objektiv ne konkurrimin e tij ne Lojerat Olimpike kishin ngritjen ne total te 315kg.

Nga 30 peshengrites qe moren pjese. 6 prej tyre, perfshi edhe Trashen, nuk jane kualifikuar ne dygaresh, duke humbur provat ne dy stilet e shtanges, shkeputje dhe shtytje. Kampion olimpik i peshes 69 kg u shpall perfaqesuesi i Kines Liao Hui, me 348 kg ne dygaresh, i ndjekur nga Dabaya Tientcheu Vencelas i Frances me 338 kg ne dygaresh dhe ne vend te trete armeni Tigran Gevorg Martirosian me 338kg.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit