Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Zhurmat, vendosen orare per lokalet e nates

Publikuar me : 21.07.2010 Ne : Sociale - 212 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Sipas drejtorit te Kontrollit per Mjedisin, Deshati, u miratua vendimi per kontrollin e nivelit te zhurmave. Ja oraret dhe masat ndeshkimore


Te gjithe ata qe prishin qetesine e banoreve ne zonat e banuara dhe turistike, do te marrin masa ndeshkimore shume te renda. Madje, tashme me Vendim te Keshillit te Ministrave jane percaktuar edhe oraret e reja per subjektet qe gjenerojne zhurme dhe ndotje akustike, te cilat duhen zbatuar me korrektesi.


Kete e ben te ditur drejtori i Kontrollit per Mjedisin ne Ministrine e Mjedisit, Alfred Deshati, i cili thekson se do te kete masa te rrepta per monitorimin e zbatimit te normave kufi te zhurmes.


Sipas tij, vendimi Per monitorimin dhe kontrollin e nivelit te zhurmave ne qendrat urbane dhe turistike, u miratua pas shqyrtimit ne mbledhjen e radhes te Keshillit te Ministrave


Oraret


Problematika e konstatuar vitet e fundit, dhe vecanerisht gjate periudhes se veres, te shkaktuar nga lokalet dhe diskotekat te cilat pervec problemeve shendetesore qe sjellin me zhurmen qe krijojne, paraqesin shqetesim dhe per mjedisin ne teresi, ka sjelle edhe vendimin ku percaktohen oraret e funksionimit, te gjitha subjekteve qe gjenerojne zhurme dhe ndotje akustike, pertej normave te lejuara, dhe konform standardeve te OBSH-se.


Keshtu, Alfred Deshati pohon se per ambientet e hapura, per diten e premte dhe te shtune, orari i lejimit te aktivitetit do te jete 19 00 - 24 00, ndersa per ditet e tjera te javes, orari i lejimit te aktivitetit do te jete 19 00 - 23 00, duke respektuar nivelin e lejuar te zhurmes te percaktuara ne Udhezimin e Perbashket te Ministrit te Mjedisit dhe Ministrit te Shendetesise Per nivelet kufi te zhurmave ne mjedise te caktuara.


Per ambientet e mbyllura aktiviteti do lejohet pa kufizime orari, duke respektuar nivelin e lejuar te zhurmes te percaktuara ne Udhezimin Nr.8 date 27.11.2007 Per nivelet kufi te zhurmave ne mjedise te caktuara, - pohon Deshati.


Ndeshkimet


Tashme ndeshkimet per ndotjen akustike do te jene ne shifra marramendese deri ne mbyllje te aktivitetit per subjektin qe i shkakton ato. Sipas Alfred Dervishit, per monitorimin e zbatimit te normave kufi te zhurmes, Inspektoriati i Mjedisit dhe Agjencia Rajonale e Mjedisit ne bashkepunim me Institutin e Shendetit Publik dhe me mbeshtetjen e vazhdueshme te strukturave te Policise se Shtetit do te kryejne matjet dhe vleresimin e nivelit te zhurmes.


Per te gjitha rastet qe do te konstatohet shkelja e dispozitave te ligjit Per mbrojtjen e mjedisit, ligjit Per vleresimin dhe administrimin e zhurmes ne mjedis dhe VKM Per monitorimin dhe kontrollin e nivelit te zhurmave ne qendrat urbane dhe turistike, do te merren masat administrative, denim me gjobe deri ne 2 000 000 leke (te reja) dhe pezullim te aktivitetit gjenerues te ndotjes akustike.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularet

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 79 here.
Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularetTë gjitha llojet e çizmeve me thekë janë të ndaluara në shkolla. Ky është ultimatumi më i fundit, si një masë ndëshkuese ndaj nxënësve të cilët përpiqen të thyejnë regullat mësimore, duke fshehur telefonat e tyre celularë. Kjo nuk është thjeshtë një dëshirë e dikujt, por ka lindur si një nevojë emergjente në shkollat e Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku studentët e shkollave të mesme, kanë fshehur nën këpucët e tyre të mëdha, celularët...Lexo te gjithe artikullin »


» Krijohet domatja e zeze
» Moti, sot pritet debore edhe ne Tirane
» Personaliteti, si ta krijosh te femija
» Vret nusen se lindi vajze
» Qumesht per kujtese me te forte
» “Per ju dashamires te veres”
» Keta njerez na sfiduan te gjitheve!
» Nena me AIDS lind femije
» Instinkti qe te shpeton jeten, femija vret gjarprin duke e kafshuar
» “Disipline” bashkiake te plehrat e Sharres

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit