Sic eshte e ditur, familja Marko i perket teresisht artit. Dhe rrugen e Lamtumires e hapi vite me pare njeriu i shquar i letrave, Petro Marko. Edhe pervjetoret e Petro Markos sot shpesh kalojne pa u shenuar, sepse sot letersia rralle perdoret si reference. Kalojne pa nje ribotim, pa nje solemnitet, madje pa nje tufe lule dhe pa nje kafe perkujtimi mes miqeve te tij. Lexues ka edhe lexuesit e duan, por ky komunitet nuk eshte aktiv. Vete shkrimtaret heshtin, ata jane te zene me fabrikimin e lavdise se tyre. Politikanet dhe qeveritaret? Me ndonje perjashtim, ata nuk i ze kurre lemza e te vdekurve. Ata nuk e njohin nje kafe njerezore ne shtepine e shkrimtarit te vdekur, sepse i vdekuri nuk del ne miting, nuk voton dhe nuk lubon. Jane me gishta politikanet qe lexojne.
Ata ia kane kthyer shpinen letersise, haptazi nuk e thone, por nuk e cmojne as si vlere, as si detyrim per donacion privat. Per ta prekur kalimthi nje plage, po them se, nese kjo shtrese e pagave te larta, do ti blinte librat e Petro Markos per biblioteken shtepijake, atehere as familja e te ndjerit nuk do te jetonte ne mjerim. Me vjen te besoj se, here-here, fantazma e Petro Markos endet midis nesh. Endet pa na shpallur asgje, sepse burri fisnik ishte i vetemjaftueshem, ai as e ulte koken dhe as e shtrinte doren. Por, ndoshta sa per te na kujtuar se Qyteti i Fundit nuk eshte ai i romanit te tij amonim, as Tirana me kaosin dhe dalldine e ndritshme. Stacioni i fundit eshte atje, ku prehet vete Petro Marko e tash edhe Jamarberi, dhe ku, para nje Gjykate Supreme qe nuk i sheh ofiqet e zullumqareve, do te behet gjyqi i mosmirenjohjes dhe hipokrizise sone.