Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
   - Indeksi    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Politike    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Ekonomi dhe Biznes    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Kulture    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Kuriozitete    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Shendeti    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Sport    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Rajoni    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Kronike    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Krimi    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Ceshtje Misterioze Lajmet ne RSS !
 

Indeksi i NewsRoom » Kulture
Zoja e Shkodres

Publikuar me : 03.07.2009 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 446 here.

Ne vendin e "mberritjes" se Zojes se Shkodres, ne Xhenacano, mbahet nje nga meshat, me kryesorja ne gjuhen shqipe


Xhenacano eshte nje qytet i vogel kodrinor, ne pjesen perendimore te krahines se Lacios, n'Italine qendrore. Ƌshte nje qytet mesjetar qe bente pjese ne Shtetin papnor e gezonte privilegjet e mospagimit te taksave, ne saje te mbrojtjes se princerve te fuqishem Kolona.


Ndermjet ketij qyteti dhe kryeqendres veriore te Shqiperise, Shkodres, ekziston nje lidhje e veƧante, qe del nga te gjitha kornizat e zakonshme te marredhenieve qe bashkojne qytete e krahina te ndryshme ne te kater anet e planetit.


Legjenda thote se nje dite te vitit 1479, kur qendresa shqiptare 35-vjeƧare ndaj pushtimit turk ishte ne grahmat e fundit, nje ikone e Zojes se Bekueme u shkeput nga kisha e kalase se Shkodres. Ajo fluturoi lart, duke kapercyer detin dhe nje pjese te mire te tokes perballe e u ndal ne kishen e Xhenacanos.


E ndoqen kete ikone ne fluturimin e saj, dy burra, te cilet e kaluan detin me kembe, si duket edhe tek piktura ne hyrje te kishes, e frymezuar nga kjo legjende.


Kjo ishte legjenda, ndoshta e verteta i afrohet me shume nje tjeter versioni, atij qe na thote se kete kuader e prune nga Shkodra, e rene nen pushtimin turk, dy tregtare te cilet deshen ta shpetonin objektin e kultit te qytetit te tyre nga rreziku qe i kanosej prej pushtuesve te nje feje tjeter.


Zoja e Keshillit te Mire ose Zoja e Shkodres, iku larg dhe shkodranet kthenin koken gjithmone nga perendimi kur vazhdonin t'i luteshin mbrojteses se qytetit te tyre ne vazhdimesi te shekujve. Me kohe ajo ikone e Zojes se Shkodres u be objekti i kultit te gjithe shqiptareve qe, per t'ju shmangur rrezikut ne dheun e lindjes, kapercenin detin e strehoheshin ne pjese te ndryshme te Italise fqinje.


Mergata shqiptare ne gjysmeishullin Apenin kishte filluar shume para renies se Shkodres, por per te gjithe arbrit, ajo ikone simbolizoi besimin e te pareve e shpresen per dite me te mira.


Kulti i Zojes, i nenes se Krishtit, i gruas qe do te lindte nga trupi i saj birin e Zotit, eshte me i perhapuri ne boten e krishtere, madje ajo figure shihet me nderim edhe ne boten islame. Lurdi, Ƈestokova, Mezhdugorie, Fatima jane me te famshmet simbole te pranise, madheshtise e forces se pashterur te Zojes, kesaj figure hyjnore te gruas si perteritese e jetes njerezore


Maji eshte muaji i Zojes e Ƨdo dite te ketij muaji besimtaret i drejtojne asaj lutjet, shpesh te mbledhur ne grupe. E diela e fundit e ketij muaji, per shqiptaret e krishtere ne Itali, eshte dita e Zojes se Keshillit te Mire.


Nga te gjitha viset e ketij vendi ata grumbullohen ate dite ne Xhenacano. Keshtu ndodhi edhe ne 31 majin e shkuar. Kisha ishte mbushur plot me besimtare shqiptare qe luteshin ne gjuhen e tyre, sepse ate dite nje nga meshat, me kryesorja, ajo e ores njembedhjete, thuhej ne gjuhen shqipe.


Qe nje ceremoni qe sillte jehonen e nje kohe te shkuar, e nje epoke historike kur per shqiptaret, kisha nuk ishte vetem vendi i lutjeve, i adhurimit te Zotit apo i rrefimit te mekateve, por edhe logu i shqiptarizmit, i idealeve atdhetare te nje populli te roberuar, i aspirates per liri.


"Fe e Atdhe", kjo qe emblema e Kishes katolike shqiptare gjate koheve. Misioni i meshtareve nuk mbaronte me predikimin e Ungjillit e te mesimeve te tij morale, as me veprat e bamiresise e te ndihmes per te vobektit, te semuret e te dobetit. Ai kishte edhe nje tjeter synim, ate te idealit atdhetar ne nje vend qe lengonte nen pushtimin e huaj. Meshtari duhej t'ishte njeheresh mesues, organizues, keshillues, propagandues i gjuhes, i historise, i tradites, i frymes se kombit.


Meshtaret shqiptare e kryen kete funksion nen trysni, me Ƨmimin e sakrificave, shpeshhere me jeten e tyre. Prandaj, Shqiperia e lire u shprehu mirenjohjen e i vuri ne piedestal e shume prej tyre u bene edhe drejtues politike te shtetit te ri. Por provat e Kishes katolike nuk kishin mbaruar. Ato me te veshtirat, me te pamundurat, do te vinin me pas, ne ballafaqimin jo me pushtuesin e huaj, por me regjimin komunist.


Qe nje kasaphane e papershkrueshme, prova me tragjike e kaluar qe nga agimet e krishterimit. Numri i martireve te gjysme qindvjetit te kuq, ndoshta i kalonte ata te gjithe shekujve paraardhes te marre se bashku. Mizoria komuniste nuk njohu asnje cak e kisha shqiptare u be shembulli me i shkelqyer i qendreses ndaj nje ideologjie e praktike lirivrasese, siƧ ishte enverizmi shqiptar.


Kur meshtari i ri, At Aurel Gjerkaj, qe Ƨonte meshen, u kerkoi besimtareve te lexonin "Lutjen per kanonizimin e martireve shqiptare", si nje ze i vetem u degjua: "O Zot,


Ate i mire dhe i meshirshem, me shembullin e ndritshem te Krishtit Birit Tend te kryqezuar, qe vdiq dhe u ringjall, i mbeshtete ne Shqiperi ipeshkvijte, meshtaret, rregulltaret, dhe shekullaret tane per te deshmuar besnikerine ndaj Ungjillit dhe Kishes ne tortura dhe ne martirizim, po te lutemi qe t'i lumturosh edhe ne toke, duke na dhene hirin qe po ta kerkojme duke iu porositur ndermjetesimit te tyre..."


Cilitdo qe njeh sado pak historine e diktatures se komunizmit shqiptar, nuk mund te mos i dilnin parasysh, n'ato Ƨaste, ato qindra e mijera krime, duke filluar nga kembet e sharruara te Dom Lazer Shantojes, te pesuara nga kleriket katolike, mjaft prej te cileve ishin personalitete te njohura te kultures se vendit te tyre.


Habit fakti i indiferentizmit te Evropes se lire ndaj fatit te tyre, sikurse ndaj viktimave te komunizmit ne pergjithesi... Edhe shteti shqiptar pas komunist, qe vazhdon te ruaje formen ne marredheniet me besimet fetare, duke perjashtuar nisma vetjake studiuesish apo ndonje institucioni kulturor, nuk ka bere asgje per te nderuar kujtimin e martireve te klerikeve te ndryshem, kryesisht atyre katolike.


Ƈasti kulmor i meshes ne Xhenacano ishte sjellja n'altar e flamurit shqiptar e mbyllja e saj me te kenduarit e Hymnit kombetar te Shqiperise, ne perputhje te plote me konsideratat e shprehura me siper. Para ketij Ƨasti e mori fjalen At Gazmend Tinaj, provinciali i freterve te Shkodres, qe iu drejtua te pranishmeve, te gjithe te merguar e larg atdheut.


U kujtoi atyre se atdheu ka ende nevoje per ta, se prania sot, ne diten e Zojes, i shembellen kthimit te bijave tek nena, tek vlerat e perbashketa, tek historia e perbashket, tek endrrat e perbashketa per nje vend te begate e te perparuar.


Ishte nje bisede prekese, qe pohonte koncepte qe nuk degjohen Ƨdo dite, qe bente leve mbi gjendje shpirterore te trazuara te te merguarvet, qe korri nje duartrokitje te zgjatur e te sinqerte te gjithe te pranishmeve. Midis tyre kishte edhe besimtare jo katolike qe iu luten Zojes se Keshillit te Mire.


Duke dale pak nga dogmat e fevet, kjo dukuri eshte shume e bukur. Ƌshte diƧka e mbetur nga regjimi i shkuar, kur besimi ishte ndaluar me ligj e ku filozofia e besimtarit pranonte se Ƨdo objekt kulti ishte i pershtatshem per t'u lutur, mbasi te gjithe i sherbenin Zotit e Zoti eshte nje per te gjithe.


Mbas ceremonise ne Kishen e Zojes, festa u kthye ne nje piknik, ku njerezit u takuan e u Ƨmallen me miq e te njohur, ku bene njohje te reja, ku kenduan kenget shqiptare e lojten vallet e tyre.


Ishte nje cope Shqiperie festive ne vendin qe zgjodhi Zoja e Shkodres per banesen e saj. Qe nje dite larg shqetesimeve e problemeve te panumerta te Ƨdo dite, e gjitha kjo edhe ne saje te meshtareve te rinj, e te cileve u shkon falenderimi yne i veƧante.

-----------------------------------------------------------------------------------------------

"Shenjtore te Adriatikut", arti bizantin ekspozohet ne Bari


Prej dy javesh vazhdon te jete e hapur ne keshtjellen "Svevo" te Barit, ekspozita "Shenjtore te Adriatikut" . Fale iniciatives se nje viti me pare prej "Cooperation @ Heritage", ky projekt bashkoi ne nje rrjet te vetem pasurite muzeale te muzeve kombetare shqiptare dhe atyre pulieze.


Ne ceremonine e hapjes, Ardian Tana, sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, theksoi rendesine e ketyre iniciativave per promovimin e kultures se lashte te shqiptareve dhe ndryshimin e imazhit tek vizitori europian, si nje vend qe eksporton vlera kulturore dhe qytetare.


Ekspozita u be e mundur ne saje te programit "Interreg Itali-Shqiperi", ne te cilin bashkepunuan Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Shqiperise, muzete e Beratit dhe KorƧes, Rajoni i Pulias, Rajoni i Markeve, Drejtoria Rajonale e Pasurive Kulturore te Pulias etj.


Ekspozita, e cila do te qendroje e hapur per publikun ne nje nga pikat me terheqese dhe te vizituara te Barit deri me 25 tetor 2009, eshte nje rast unik per te njohur dhe shijuar artin bizantin, nje cope historie nga muzete shqiptare.


"Kolonel Zogu", ne shtator vjen ne Tirane


Alfred Trebicka ka shfaqur para pak ditesh ne Elbasan premieren e tragjikomedise, "Kolonel Zogu", te cilen do ta ngjise ne skenen e TK-se ne muajin shator.


Pjesa e dramaturgut bullgar, Hristo BoiƧev, eshte nje komedi e zeze, ku stigmatizohet mendesia e Europes Lindore dhe ne veƧanti ajo e Ballkanit, pas renies se komunizmit, pa lene pas hipokrizine e mbeshtetjes se Perendimit ne vendosjen e demokracise ne kete pjese te Europes. Trebicka e sjell "Kolonel Zogun" ne interpretimin e aktoreve Romir Zalla, Marin Orhanasi, Erjona Kakeli, Salsano Rrapi, Ledio Lako, Roland Saro etj.


Grabitesi Al Pacino, ne Marubi


Aktori Al Pacino shfaqet neser ne oren 19:00, ne kinemane e Akademise "Marubi", me nje nga rolet e pare te karrieres. "Day Dog Afternoon", i regjisorit Sidney Lumet, e sjell Pacinon ne rolin e grabitesit te bankave Sonny Ƌortzik. Filmi, prodhim i vitit 1975, zgjat 125 minuta, eshte ne gjuhen angleze dhe shoqerohet me titra ne anglisht.


Java ne kinema


Ne kinema "Millenium", se shpejti mberrin filmi "Obsessed", i regjisorit Steve Shill. Drama ka per protagoniste kengetaren Beyonce Knoeles, dhe aktoret Idris Elba, Ali Larter dhe Jerry O'Connell. Nderkohe, ne kete kinema vazhdojne projeksionet e sages se katert te "Fast and Furious".


Ne sallen e "Imperial" shfaqet premiera "The last house on the left", e regjisorit Dennis Iliadis. Nje film horror, i cili rrefen historine e dy adoleshenteve qe torturohen dhe perdhunohen mizorisht nga nje bande psikopatesh. Mizoria e tyre perballet me hakmarrjen e familjareve te te rinjve. Po ne kete kinema vazhdon te shfaqet filmi "Oskar" i 2009-es, "Slumdog Millionaire", i regjisorit britanik Danny Boyle.






Vizita, Topalli takon Presidentin e Turqise

Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 92 here.

'

TIRANE - Gjate vizites se saj ne Turqi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar nje takim edhe me Presidentin e Turqise, Abdullah Gyl. Ky i fundit u shpreh se Turqia inkurajon ambicien e Shqiperise per integrim ne Bashkimin Europian, sikurse mbeshtet anetaresimin e saj ne NATO. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu kenaqesine e vizites ne nje vend me lidhje te forta historike dhe miqesore.


"Sot Shqiperia eshte...

... Lexo te gjithe artikullin »

Artikuj te tjere nga politika :
» Vizita, Topalli takon Presidentin e Turqise
» Vendimi, grupi i PS-se ne Kuvend per vizat
» Rama: BE-ja te mbeshtese levizjen e lire te shqiptareve
» Kuvendi kalon draftin, "shkarkohet" Bahri Shaqiri
» Vizat, BE-Shqiperise: Realizoni reformat
» Ish te perndjekurit kunder "Dites se Kujteses"
» Kriza politike, PSE: Te hapen kutite e votimit
» Shqiperia qe rri "sus"
» "Kriza ekonomike e Greqise mund te godase fqinjet"
» Deklarimi i pasurise, ish-deputete ne listen e "zeze" te ILDKP-se

Shqiptaret do tregojne "xhepat" cdo fundviti

Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 36 here.

'

TIRANE- Qytetaret tashme do te kene nje arsye me shume per te marre dhe ruajtur faturen per cdo blerje apo shpenzim tjeter te bere. Ne fund te vitit cdo konsumator do te plotesoje nje deklarate tatimore ne te cilen pasqyrohen te ardhurat dhe shpenzimet e tij vjetore.


Duke u bazuar ne kete deklarate organet tatimore marrin persiper kompensimin e qytetareve nese ndodh qe ai ka paguar me shume taksa nga cfare i takon.


Te...

... Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Ekonomia dhe Biznesi :
» Shqiptaret do tregojne "xhepat" cdo fundviti
» Biznesi, qeveria miraton Avokatin e Tatimpaguesve
» Si do privatizohet "Albpetroli"
» Intervista "Kriza greke, rrezikojne fqinjet"
» Celularet Shqiptaret shpenzuan 50 mld leke gjate 2009
» FMN jep detyrat e shtepise per qeverine
» Ƈmimet, inflacioni kalon cdo parashikim
» Amnistia fiskale, FMN kunder
» Intervista Gorica: Pensionistet kane qene me mire ne vitin 2005
» Faturat e energjise, PS: Prokuroria te filloje hetimin

"Spitalet shkelin ligjin me emerimet e farmacisteve"

Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 86 here.

'

Presidenti i Urdhrit te Farmacisteve, Arjan Jaupllari, theksoi se nje kategori farmacistesh keqperdorin profesionin. Problem, sidomos ne spitale

Urdhri i Farmacisteve


Farmacisti eshte garanti i fundit i dhenies se barit tek i semuri, sepse ai ka per detyre te korrigjoje dhe gabimet qe i shpetojne syrit te mjekut. Por, ne fakt, pikerisht me kete kategori bluzash te bardha ndeshen nje sere problemesh, si kequshtrimi dhe...

... Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Shendeti
» "Spitalet shkelin ligjin me emerimet e farmacisteve"
» Zoraqi: Ja cilat jane semundjet gjenetike me te me te perhapura
» Semundjet gjenetike, mungon parandalimi
» Violinat "Stradivarius", lufta e Sigurimit te Shtetit per ti zoteruar
» Delianat, familja qe kontribuoi per gjuhen dhe arsimin
» Anomalite, cikli menstrual edhe tek nje vajze 2-vjecare
» Matura programi per letersine edhe matematiken
» Ministria e Mbrojtjes dergon audit te Ushtaraku
» Spitali Ushtarak, vazhdon denoncimi i skandalit me barnat
» Urdhri i Farmacisteve: QKKB-ja duhet te beje kontrollet

Kapen 200 kg hashash nė Lazarat, ikin transportuesit

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Krimi - Lexuar : 399 here.

GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'.
Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim.
Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te...

.
.. Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Krime :
» Kapen 200 kg hashash nė Lazarat, ikin transportuesit
» Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit
» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari


Shfrytezimi me i padurueshem i emigranteve

Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 72 here.

'

Fale tyre, prej dy dekadash tashme, ekonomia e Shqiperise shtrihet ne Greqi, ne Itali, ne thellesi te Europes, deri matane oqeanit Atlantik dhe nuk vdes.


Jane emigrantet zgjatimi i kesaj ekonomie pa fizionomi; jane te larguarit me viza dhe pa viza, kryesisht pa viza, ne nje ikje qe nuk ka shoqe ne histori, me "anijet" e ambasadave te huaja, me anijet e flotes tregtare, me skafe, me not, me toke, me zvarritje, me marshime te gjata neper male, naten, diten,...

... Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Kultura :
» Shfrytezimi me i padurueshem i emigranteve
» "Makinat e dashurise" ne Pallatin e Kongreseve
» Si vishet nje tragjedi
» Nje gabim i rende urbanistik
» Dashuria e Simone de Beauvoir-it ne film
» Synge, 25 shfaqje ne Teatrin e Metropolit
» "Elektra", vetem 50 bileta para premieres
» Interes i ulet per bustin e Nolit
» Ndoc Gjetja: "Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem Njeriu."
» Per hir te veprave te medha

Zv/presidenti i pare i PE mbeshtet Ramen: Qeveria te pranoje hetimin e zgjedhjeve

Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 99 here.

'

STRASBURG- Ne diten e dyte te takimeve me personalitete te larta ne Strasburg, lideri socialist Edi Rama ka zhvilluar nje takim me zevendespresidentin e pare te Parlamentit Europian, Giovanni Pittella.


Ne kete takim, Rama ka marre mbeshtetjen e Pittelles per perpjekjen e opozites per hetimin e zgjedhjeve parlamentare.



Me poshte intervista e Pittelles:


Mbi te gjitha i shpreha Edi Rames mbeshtetjen e plote...

... Lexo te gjithe artikullin »

Artikuj te tjere nga Kuriozitetet :
» Zv/presidenti i pare i PE mbeshtet Ramen: Qeveria te pranoje hetimin e zgjedhjeve
» Bomba Ruzhdie, komisioneri i PS: Militante te PD na kercenuan me vdekje
» Kercenimi i komisionerit te PD, ne Ruzhdie: "Do te vras, do te fus plumbin, pis, qen..."
» Agresori, prokuroria dhe gjykata lane te lire ish-komisionerin e PD-se ne Ruzhdie
» Hetimi i zgjedhjeve, debat ne Komisionin e Ligjeve per draftet e PS-se
» Vendimi i qeverise per shitjen e aseteve, Majko: Po pastrohen para te pista
» Topi-politikes: Shihni tej debatit
» Gerdeci, familjaret e viktimave ankimojne serish vendimin ndaj Mediut
» Hetime per skandalin, 35 kutite ku dyshohet se u manipuluan zgjedhjet
» Leter zotit minister, duke lene minjte menjane

Bill Klinton, tė dielėn mbėrrin nė Kosovė

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 383 here.

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi, ka bere te ditur dje se te dielen Kosoven do ta vizitoje ish-presidenti amerikan, Bill Klinton. Kete njoftim Thaçi e beri ne mbledhjen e qeverise, nderkohe qe ftoi popullin e Kosoves te dale dhe t‘i beje nje pritje madheshtore mikut te madh te Kosoves.
Klinton vjen te dielen per te marre pjese ne inaugurimin e shtatores se tij, e cila do te zbulohet ne sheshin qe mban emrin e ish-presidentit amerikan - per nder te kontributit...

.
.. Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Rajoni :
» Bill Klinton, tė dielėn mbėrrin nė Kosovė
» Acarohen raportet mes liderėve serbė
» Analistėt: Fushata nuk ka sjellė risi
» Analistėt: Fushata nuk ka sjellė risi
» Zgjedhjet nė Kosovė, Europa: Serbėt duhet tė marrin pjesė
» Papandreu pro zgjerimit te BE: Ballkani, integrim brenda 20014
» Sumatra goditet nga nje termet i ri, shkon ne 500 numri i viktimave
» Njė televizion boshnjak transmeton video tė Mlladiēit
» Berluksoni: S‘kam bėrė kurrė gafa
» Kinė, blerje rekord bonosh tė thesarit amerikan


Zbulohen kandidatėt, Mesi favorit pėr

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 398 here.

Spanja dhe Barcelona dominojne listen me nga gjashte futbolliste
Zbulohet kandidatet per çmimin "Lojtari me i Mire ne Bote" te FIFA-s per vitin 2009. Te gjithe futbollistet qe jane perfshire ne listen e vogel me 23 emra luajne ne ligat me te rendesishme europiane. "Qeveria" e futbollit boteror publikoi yjet qe do te jene ne gare per trofeun prestigjioz, vetem nje jave pasi "France Football" beri te ditur kandidatet per "Topin e Arte"....

.
.. Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Sporti :
» Zbulohen kandidatėt, Mesi favorit pėr
» Galiani: David Bekham vjen nė janar
» Rikuperohet Bogdani, gati ndaj Udinezes
» Apeli fal Ndreun, ulen 5 javė pezullim
» Kosovė-Serbi, mė 5 nėntor pėrballė FIFA-s
» Ndėrmjetėsimi i IOC sheshon konfliktin KOKSH-MTKRS
» Dinamo, kreu i klasifikimit kalon nga Gramozi i Canajt
» Kapitullon Vllaznia, Tirana tani -6
» Salihi vjenez, Rapidi i kerkon gola
» KakĆ : Zgjodha Realin para Ƈelsit...



   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.01.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 131.9 136.9
USD 90.20 93.60
GBP 143.6 149.2
CAD 80.17 88.70
CHF 87.20 90.60

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com - Powered by NewsRoom v.1.2.2 - Produkt i PikaWeb © 2007-2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal.