STRASBURG- Ne diten e dyte te takimeve me personalitete te larta ne Strasburg, lideri socialist Edi Rama ka zhvilluar nje takim me zevendespresidentin e pare te Parlamentit Europian, Giovanni Pittella.
Ne kete takim, Rama ka marre mbeshtetjen e Pittelles per perpjekjen e opozites per hetimin e zgjedhjeve parlamentare.
Me poshte intervista e Pittelles:
Mbi te gjitha i shpreha Edi Rames mbeshtetjen e plote te Partise Demokratike Italiane, te europarlamentareve te Grupit Socialist e Demokrat. Ne e mbeshtesin perpjekjen e madhe inovatore qe po kryen Edi. Perpjekjen per europianizimin e Shqiperise. Europianizimi i Shqiperise do te thote te krijohen kushtet legjislative, te krijohen kushtet normative, te krijohet transparenca maksimale. Per shembull beteja e Edi Rames per liberalizimin e vizave eshte nje beteje qe nese e fitojme do te lejonte qe Shqiperia te hynte ne Bashkimin Europian, sepse Shqiperia nuk mund te hyje ne Bashkimin Europian, Shqiperia nuk mund te behet nje komb europian nese vazhdojne te mbahen kufizimet e vizave, kufizimet ne levizjen e personave.
Mund te dilet nga kriza?! Padyshim qe mund te dilet. Mund te dilet dhe e konsideroj si shume te pergjegjshme vendimin e Partise Socialiste Shqiptare per te hyre ne parlament, por ama ka nevoje per qartesi, ka nevoje per transparence sepse zgjedhjet duhet te jene te pastra, dhe nuk duhen prekur nga asnje lloj mashtrimi. Atehere te mos shohim nga e shkuara, por te shohim drejt te ardhmes dhe te krijohen ato situata e kushte qe do te lejonin qe zgjedhjet e ardhshme te jene zgjedhje mbi te cilat nuk rendon asnje dyshim.
Ajo qe ka kerkuar Partia Socialiste eshte qe te hapen kutite per transparence. Sot ju jeni njohur me nje rast ne te cilin u hap nje kuti votimi dhe me rezultatin e kesaj, ne Ruzhdije. C mendoni per kete rast?
Une lexova dokumentacionin dhe eshte me tere mend e frikshme. Aty pershkruhen rastet, jo nje e dy raste, por dhjetera e dhjetera situata ne te cilat ka persona qe rezultojne te kene votuar, por qe nuk ishin te pranishem ne ate moment dhe ne ate vend. Ka pasaporta qe rezultojne te jene kontrolluar me numrin ne procesverbalin e zgjedhjeve por ne fakt personat qe kishin ato pasaporta deklarojne se nuk kane votuar. Pra, me nje fjale ka prova te pakundershtueshme qe tregojne se ka pasur mashtrim. Dhe keto mashtrime vijne si pasoje e korrupsionit.
Atehere, duam tu japim fund ketyre gjerave? Une them, dakord, tu japim fund ketyre gjerave per sa i perket te shkuares por keto gjera nuk duhet te ndodhin ne te ardhmen. Atehere te ngrihet nje komision hetimor, ky komision hetimor te vertetoje kush ka gabuar, qofshin keta te se majtes apo te se djathtes kjo nuk ka rendesi. Ka rendesi te gjenden pergjegjesit dhe te parandalohet qe kjo te ndodhe edhe ne te ardhmen. Duhet t ju japim qytetareve sigurine qe kur shkojne per te votuar, shkojne per te votuar ne nje sistem politik e demokratik ne te cilin vota e tij ka vlere. Dhe vota mund te kete vlere vetem nese nuk ka mashtrime. Kjo per sa i perket te ardhmes. Dhe une uroj qe qeveria shqiptare ta pranoje kete propozim qe eshte nje propozim qe nuk u sherben vetem socialisteve por te gjitheve. Ne te ardhmen te gjithe duhet te kene te drejtat e tyre dhe detyrat e tyre, te gjitha partite politike, e gjithe politika shqiptare duhet te konfigurohet si nje politike qartesisht europiane.
Rama dje nga Strasburgu deklaroi se kerkoi nga perfaqesuesit me te larte te PE-se, transparence te plote te zgjedhjeve dhe liberalizim vizash te menjehershem per shqiptaret.
"Dy jane ceshtjet e medha qe na kane sjelle kete here ne Strasburg; transparenca e zgjedhjeve te shkuara dhe liberalizmi i menjehershem i vizave per te gjithe shqiptaret.
Eshte shume e rendesishme qe Europa te mbeshtese transparencen, betejen e korrupsionit elektoral, te ndarjes nga nje e shkuar dramatike zgjedhjesh dhe levizjen e lire te shqiptareve, se ata nuk kane arsye te paguajne me nje politike te vjeter qe i mban te mbyllur e te izoluar"- tha Rama nga Strasburgu.
Ai ka sqaruar se jane pikerisht keto per te cilat ka kerkuar mbeshtetje. Sipas tij, ai ka komunikuar me perfaqesues te larte per te shpjeguar sa e rendesishme dhe jetike eshte per Shqiperine transparenca e sotme e zgjedhjeve, permes hapjes se kutive, ku sundon e verteta rrenqethese e Ruzhdies.
Ne viziten e tij, Rama shoqerohet nga deputetet Taulan Balla dhe Arben Ahmetaj
Gjate takimeve ne Strasburg te disa koheve me pare, Swoboda deklaroi se opozita ka edhe mbeshtetjen e Parlamentit Europian per kete kauzun e transparenecs se plote te zgjedhjeve.