Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
A duhet mbajtur shamia ne shkolle?

Publikuar me : 27.12.2010 Ne : Sociale - 87 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Rreth projektligjit te ri per arsimin parauniversitar. Ky projektligji ne nenin 36, shprehet se ndalohet ekspozimi i simboleve fetare ne institucionet arsimore, pervecse ne shkollat ku mesohen lende fetare, cka nenkupton se do te pezullohen te gjithe nxenesit qe mbajne simbole fetare, pra shami, kryqe apo qofte edhe mjeker ne vijimin e shkolles 9-vjecare apo shkolles se mesme


Ne vendin tone ditet e fundit ka nisur nje debat rreth projektligjit te ri per arsimin parauniversitar. Ky projektligji ne nenin 36, shprehet se ndalohet ekspozimi i simboleve fetare ne institucionet arsimore, pervecse ne shkollat ku mesohen lende fetare, cka nenkupton se do te pezullohen te gjithe nxenesit qe mbajne simbole fetare, pra shami, kryqe apo qofte edhe mjeker ne vijimin e shkolles 9-vjecare apo shkolles se mesme.


Ky parashikim ne kete projektligj ka nxitur reagimin e komunitetit mysliman ne vendin tone, i cili nga ana e tij e refuzon kete projektligj duke e cilesuar si diskriminues ndaj ketij komuniteti.
Debati kryesisht po zhvillohet ne media , ne ate shkruar , por edhe ne ate audio-vizive. Perfaqesues te komuniteti mysliman kane dhene argumentet e tyre, po keshtu edhe ata qe jane pro ketij projektligji.


Gjithsesi per hir te vertetes duhet thene qe ky nuk eshte nje debat i ri, as per vendin tone, as per shume vende te tjera ne bote. Sigurisht ky debate eshte ngritur ne kontekste te tjera, si ndalimi i simboleve fetar ne te gjitha institucionet shteterore dhe jo vetem ne arsimin parauniversitar. Gjithsesi shume nga argumentet ne keto debate vlejne edhe ne kontekstin tone.


Personalisht e kam ndjekur me shume vemendje keto debate. Kam degjuar argumentet e te dyja paleve, edhe kam formuar edhe qendrimin tim. Une jam dakord me kete projektligj per shume arsye qe do te doja ti rendisja si me poshte
Se pari, eshte nje argument laicist, nese mund te shprehem keshtu.


Eshte e qarte qe simbolet fetare te lidhin direkt me nje komunitet te caktuar fetar. Veshja me shami eshte qartesisht shfaqja e besimit mysliman dhe mbajtja e kesaj veshje ne shkolle mund te demtoje unitetin dhe laicizmin e institucioneve tona. Laicizmi eshte i kerkuar nga Kushtetuta jone.


Se dyti, sipas nje numri te madh grupesh feministe, por edhe shume grupe per te drejtat e njeriut, veshja e shamise nga vajzat eshte nje nenshtrim ndaj burrit. Keshtu, mendohet qe lejimi i shamive ne shkolla sot, rrit rrezikun e perhapjes e ketyre praktikave shtypese per gruan neser.
Se treti, veshja e shamise eshte nje kufizim i lirise per femijet.


Duket pak paradoksale ky argument sepse shpesh ata qe jane pro mbajtjes se shamise thone se heqja e saj kufizon lirine. Por shpesh veshja e shamise nuk eshte nje zgjedhje e lire, por vjen si presion i komuniteti ku jeton.


Se katerti, ndalimi per te mbajtur simbole fetare qendron vetem per brenda institucionit arsimor. Ndersa ne vendet e tjera, cdo kush eshte i lire te mbaj cdo simbol dhe cfaredo veshje qe do. Keshtu, nga ky kendveshtrim nuk eshte nje kufizim teresor.


Se pesti, mbajtja e shamise eshte shenje e ndarjes sociale. Keshtu, myslimanet qe veshin shami krijojne nje ndarje, nje diferencim midis tyre dhe njerezve te tjere qe nuk mbajne shami. Madje shume mendojne qe shamia u krijua per kete qellim, qe nje grua te krijoje distance me njerezit e tjere, ne vecanti me burrat e tjere.


Kjo eshte shume e demshme per vajzat e reja sepse nga interaktiviteti me te tjeret mund te perfitojne shume.


Se gjashti, veshja e shamise demton krijimin e identitetit te vete personit. Femijeria dhe adoleshenca jane periudha shume te rendesishme per formimin e personalitetit dhe identitetit personal. Sigurisht veshja e shamise duket sikur synon nje unifikim dhe barazi. Duket sikur veshja e shamise ndalon formimin e identitetit personal.


Se shtati, veshja e shamise krijon veshtiresi ne komunikim. Veshja krijon veshtiresi ne komunikim midis femijet dhe te komunikimit te nje femije me mesuesit etj. Veshtiresia vjen per dy arsye kryesore


- Njerezit per te komunikuar me njeri-tjetrin perdorin gjuhen dhe gjestikulacionet e ndryshme, ajo qe quhet gjuha e trupit. Tek vajzat e veshur me shami, gjuha e dyte nuk mund te kuptohet per shkak te mbulimit te fytyres.


- Komunikimi veshtiresohet edhe per faktin se vajzat qe mbajne keto veshje,cilesohen ndryshe dhe keshtu ka nje siklet te pergjithshem per te folur me keto vajza. Mua me ka ndodhur !
Se teti, projektligji synon te krijoje nje situate normale gjate arsimimit te femijeve. Dihet tashme se deri nee18-vjec femijet pesojne transformime te medha fizike dhe kognitive, keshtu eshte shume mire qe te rriten dhe arsimohen ne nje mjedis neutral.


Se nenti, arsimi parashkollor ka qellim pajisjen e femijeve me dije fillestare dhe te pergjithshme ne shkenca te ndryshme. Qellimi i arsimit parashkollor nuk eshte te sjelli nje perfaqesim sa me te mire te komuniteteve fetar qe njihen ne nje shtete te caktuar. Keshtu,organi pergjegjes, Ministria e Arsimit eshte e detyruar te gjeje menyra me efektive qe arsimimi parashkollor te jete sa me efektiv.


Si perfundim , mund te themi se pavaresisht argumenteve kunder ketij projektligji, ky projektligji synon te krijoje nje situate neutrale, pa ndikime te cfaredo lloji, qofte edhe ndikime fetar. Keshtu, nuk kemi pse e shikojme me paragjykim dhe nuk kemi pse ta shikojme si nje diskriminim qe i behet nje komuniteti fetar te caktuar.


'
Komente
nga : Ardenal
Koment publikuar ne daten 17.01.2012
Prsh, nese do te marim parasysh kushtetuten e shqiperise qe njekiohesisht eshte edhe ligji themeltar i shtetit, aty shprehet shum qarte se ne vendin tone ndalohen rreptesisht diferencimet raciale fetare,e keshtu me rrash ne kete rast kemi te bejm edhe me diferencime fetare por edhe raciale pasi individet qe vendosin te mbajne shami mund ta mbajne ate por ne nje mjedis te vecuar pra ne institucion fetar, ky eshte nje diskriminim i paster racial. Me qe ne vendin tone nuk e respektojne aspak ligjin them qe nuk eshte e drejt aspak te privojm njerzit per zgjedhjet e tyre me duket shum gje e ulet, perse te mos perpiqemi te gjejm nje zgjidhje per ata adoleshent qe drogohen ne ambjentet e shkolles per me teper, por ndermeren disa reforma absurde pa sens per keta njerez te dashur qe ne thelb te tyre kan dashurin, pasi feja eshte kultur dhe jo antikultur

Marsela, zeri qe u rikthye nga pertejdetit

Publikuar me : 19.02.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 52 here.
Marsela, zeri qe u rikthye nga pertejdetitEntela Resuli Kujton turbullt nisjen e saj me gomone nga bregdeti i Vlorës. Pas disa tentativave hera e katërt rezultoi e suksesshme, ajo arriti të kalojë detin e të mbërrijë në Itali së bashku me prindërit dhe motrën. Marsela rikthen në kujtime vitin e largët 1994, kohën, në të cilën është vendosur në Itali. Pas 19 vitesh emigrim duket se ardhja është më i bukur se ikja mes furtunës së detit. Tani u kthye për të marrë pjesë në një konkurs për zërin më të...Lexo te gjithe artikullin »


» Aspirina bllokon perhapjen e tumoreve
» Ah, tani je imja! Me ne fund, je imja!
» Djemte kenaqen me pak, femrat duan gjithcka
» “Femijet qe rriten me gjyshe llastohen me shume”
» Biznesi privat realizon te paren karte per studentet
» Ne dhomen e tre te braktisurave
» Belen ua tregon te gjitheve…fluturen
» Shqiperia dhe mania e kartolinave
» Nese do te besh karriere kerko beby-siter!
» Parandaloni diabetin me kafe

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit