Po ti referohemi ndarjes se pronave ne Shqiperi, ne dy dhjetevjeteshit e fundit, te shekullit qe shkoi, pranojme se nuk ka pasur veper me te ndjeshme se sa ajo.
Gjer tash, mberthyer ne interesa te shtresave te ndryshme, mungeses ligjore dhe moszabtimit te saj, ka qene e vetmja qe ka trazuar dhe trazon ende, mendjet e shqiptareve. Ndofta dhe per nje kohe te gjate do te therresin njeratjetren, kujtesa, pronesia, drejtesia. Politika e shtetit shqiptar, nё kёtё tranzicion tё gjatё, e pёrgjatё kёtij kthimi dramatik nga njё sistem nё tjetrin dёshtoi nё ndarjen e pronave e pasurive tё paluajtshme nё pёrgjithёsi. Kjo ish kolona e madhe nё qёndёr tё ndryshimeve tё reja.
Atehere le te perfytyrojme, atebote, se cndodh me gjeohapesira midis shteteve, ku vijne e mblidhen, interesa kombetare dhe te zhvillimit ne ardhmeri, cingerisje te kujteses historike, per padrejtesi, cka kerkon kujdes dhe vetem kujdes, kuptimesi dhe klime te pranueshme, nivelim pikeveshtrimeve apo kundershtive, me urtesine e nevojshme.
Qeveria shqiptare u gjet nё njё spektakёl tragjikomik edhe nё ndarjen e gjeohapёsirave detare midis fqinjёve, nё kёtё pronёsi tё madhe shtetёrore nё tё Drejtёn Detare Ndёrkombёtare. Ky ishte njё dёshtim i dytё i madh rreth tё cilit Ajo ( Qeveria) vjen rrotull tani pёr tё gjetur njё zgjidhje riparuese tё asaj qё nuk e realizoi dot nё Paktin Detar tё gremisur.
Kёto ditё ka njё rizgjim, kёrshёri mediatike, po edhe tё opinionit tё gjerё shqiptar se cdo tё bёhet me Dasmёn e pishur tё Detit...
Ёshtё njё pozicion shumё i vёshtirё i diplomacisё se cfarё ti pёrcjellё fqinjit, por edhe cmund tё ruajё pёr vetveten qё tё mbulojё sa tё jetё e mundur nga ngjarja mё unikale e ndodhur, nё atё farё feje, tё vetshpёrfilljes sё interesave kombёtare.
Kuptohet nga kumtimet qё vijnё, nga kёto bisedime, se Pakti Detar nuk ka qёnё cёshtje kryesore por, njё cekje rutinore nё pikat e shumta tё trajtuara. Duket, njё kujdes i palёs sonё, pёr tё ruajtur njё barazpeshё, edhe ndaj opinionit tё kёtushёm por edhe tё qetёsimit tё palёs tjetёr Kuptohet, se nuk mund tё themi as rinegocim Nuk dihet ende nёse janё rilevuar apo jo hapa tё sё ardhmes nё kёtё cёshtje. Bisedimet me dyer tё mbyllura, mund tё kenё ndofta njё skenar ogurzi, se si tё gjejnё instrumente pёr tё rijetёsuar po atё Pakt qё shkoi, pra njё hulumtim dypalёsh pёr gatimin qё sollёn nё atё mirёkuptim tё plotё. Dhe kёtu do tё vijё nё rendin e parё shqyrtimi teknik, i cili ёshtё pararendёs, ashtu sic duhej tё ishte i tillё, qё nё krye tё herёs. Tё dyja palёt ia kёnё frikёn shqyrtimit teknik. Kёtu nё Shqipёri, ato Institucione qё kanё pasur pёrfaqёsuesit e tyre nё Grupin e Punёs, me sa dimё nuk kanё treguar asnjё interes, po kёshtu as ёshtё denjuar pёr tu bёrё, edhe ndonjё konsultё tё brendshme me ekspertё tё tjerё, tё Instituteve shqiptare, pёr tё vlerёsuar argumentet e dhёnё nga oponeneca. Dukshёm, del nё pah njё mbyllje e diskutimve teknike , sepse ato pёr palёn shqiptare nuk mund tё jenё mё ndryshe se ato qё cuan nё atё Pakt famёkeq.
Pёrpara se tё ketё Diplomaci dhe njё Vullnet Politik duhet tё ketё njё trajtesё teknike e kryer nё rang ekspertёs tё Institucionee tё tё dy vendeve, pёr tё kryer njё riparim historik tё atij Pakti. Asgjё nuk duket nё horizontin Detar, mbasi nuk ka tejdukshmёri. Prandaj mos besoni se kemi tё bёjmё me rinegocim, e po tё ish e tillё sёpari duhet tё ish marrё Plotfuqishmёria e Presidentit e cila sic u tha nuk ёshtё bёrё.
2. LIGJI I DETIT ESHTE AQ I VJETER SA DHE KOMBET.
Ligji Modern i Detit eshte virtualisht aq i vjeter sa dhe Ligji Nderkombetar Modern
Pakti Detar i rrёzuar, ngjau si nje ogur i bardhe per klimen e re midis shteteve ne Ballkanin Jugperendimor, por pas ketij fishekzarri festiv, sakaq, satёbotё na u zbraz Kali i Drunjte .
Papervoja teknike, u percoll me nje arritje e cila, nuk ishte e tille, mbasi prej saj u zbulua, se sa larg barazise ndodhemi, mes fqinjeve.
Çeshtjet qe u shperfaqen, trazuan opinionin shqiptar, por aspak qarqet shkencore dhe teknike ne Shqiperi. Duket sikur ky percaktim kufijesh vjen prej forcash te largeta dhe supreme, si te qene te paprekshme dhe e po kaq te pakundershtueshme.
Percaktimi i kufijeve detare dhe te shtratdetit kontinental i solli tё dy vendeve tona pёrvojёn mё tё hidhur. Sot nё botё, kjo cёshtje vijon tё mbetet vazhdon te mbetet nje ceshtje e nderlikuar dhe e ndjeshme, sepse ka te beje, me kujtesen historike, trashegimine, zhvillimin ekonomik, marredheniet ndershteterore, mevetesine kombetare, si dhe shfrytezimin e burimeve natyrore detare. Ky percaktim ndikon drejtpersedrejti ne sigurine dhe politiken e shteteve te perfshira dhe si rrjedhim ne paqen e sigurine rajonale.
Theksim i vecante ngrihet perhere, me rendesine qe duhet te kene bisedimet paraprake, midis paleve, njohja e UNCLOS ( United Nations Convetnt of Law of Sea) , e se Drejtes Nderkombetare e ligjeve te brendshme te secilit shtet, te cilat perbejne regjisuren e mundesi per nje aktrim te suksesshem ne kete skene gjeohapesinore detare. Pasketaj, pritet qe te vije arritja e duhur, afatgjate dhe e gjithepranueshme.
Ne trupin jetesor te fqinjerise, ne ditet e sotme, marredheniet e mira jane percjelle edhe prej dinjitetit te ndersjellet, pa perulesi. Papervoja teknike, u percoll me nje arritje e cila, nuk ishte e tille, mbasi prej saj u zbulua, se sa larg barazise ndodhemi, mes fqinjeve.
Çeshtjet qe u shperfaqen, trazuan opinionin shqiptar, por aspak qarqet shkencore dhe teknike ne Shqiperi. Duket sikur ky percaktim kufijesh vjen prej forcash te largeta dhe supreme, si te qene te paprekshme dhe e po kaq te pakundershtueshme.
Si prej nje kori antik, vinte nga te gjithe Kontinentet isoja atdhetare, qe e zgjoi si nje shenje e mistershme, zeri mitik iliroshqiptar, qe shumb kurre.
Nje kufi detar, jetegjate, duhet te jete i panashem, dhe i gjithepranueshem.
3. PRINCIPET E BISEDIMEVE DIPLOMATIKE
Nje kufi detar, jetegjate, duhet te jete i panashem, dhe i gjithepranueshem.
Bisedimet per percaktimin e kufijeve detare dhe te SHK (Shtratdeti Kontinental) nuk jane shume me ndryshem nese krahasohen me bisedimet e tjera diplomatike. Deshira e mire, besimi i ndersjellet, jane tipare shume te rendesishme ne te gjithe pervojen e nderkombetare te gjersotme.
(i) Shtetet duhet te marrin ne konsiderate rendesine e per te gjetur nje menyre sa me te mire dhe me te pershtatshme per te mbrojtur interesat jetesore te shtetit te tyre, duke u mbeshtetur ne ligjet e te se Drejtes Nderkombetare.
(ii) Qellimi dhe objekti i te gjithe bisedimeve duhet te jete ne menyre teresore i pershtatshem me principet dhe normat e ligjeve Nderkombetare
Shtetet duhet te gjejne nje kornize mirebesimi, ne bisedime, duhet te mbeshtetesin, po keshtu, nje atmosfere konstruktive, pёr tё lehtёsuar, arritjen e konkluzioneve te bisedimeve duke qene te fokusuar drejt objektivave dhe synimeve te tyre te perbashketa, duhet te bejne perpjekje per vijimin e vepres se tyre, per ta arritur ne nje zgjidhje te pranueshme, sa me te barabarte dhe te paaneshme, per te dy palet.
Secili ekip bisedimesh, ben ceshte e mundur, per te ralizuar qellimet e tij, duke u mbeshtetur ne nje klime te perbashket (nese ajo eshte e tejdukshme) vecse, per te sjelle nje zgjidhje te paananeshme, ne ruajtje te interesave kombetare.
4. LAJTMOTIVI I BARAZISE
Nje ekip diplomatik, teknik apo shkencor i fushave te ndryshme qe kane lidhje me Dheun Kontinental, Detin apo Shtratdetin, ka ne dore mjete ligjore dhe studime shkencore, te cilat jane arme, qe te cojne ne fitore, me lajtmotivin e Barazise. Pararendja dhe parapergatitja duhet te jete e tille qe Marreveshja duhet te realizoje synimin e saj, pёr tё njohur te njohesh te gjithe bazen ligjore te vendit dhe ate nderkombetare, pёr tё qёnё tё stervitur me to, duke njohur te gjithe rrethanat, per vleresimin e interesave te vendit tend. Kush do te ishte ideologjia (si te thuash) ai, parimi bazor i drejtesise dhe paanesise per te nxjere ne fund rezultatin e paanshem te barazise? Kjo eshte e veshtire, per tu arritur. Nese shpirti i mirekuptimit dhe bashkepunimit, do te ishte ne brendesi, ai do te sillte nje rezultatin e pritshem dhe te pranueshem.
Ne percaktimin e Kufijeve detare dhe Shtratdetit Konntinental duhet te merren, ne konsiderate, mundesite e rrethanat e ndryshme si dhe ato te vecanta, per te arritur ne rezultatin e barazise Ato mund te jene politike, strategjike, historike, konsiderata gjeografike, koncepti i ujdhesave, grupujdhesave (arkipelageve) shkembinjeve, trajtat e brigjeve, vijat bazore, konsiderata gjeologjike, gjeofizike dhe gjeomorfologjike, perpjestueshmeria e siperfaqes ujore dhe shtratdetit Kontinental lidhur me brigjet kundruall, te te dy shteteve si dhe metodat teknike qe do te perdoren.
Taktika ne bisedime duhet te kete ne qender te veprimit te saj nje metode sa me te zgjuar si dhe nje teknike te pershtatshme e cila hap-pas-hapi te coje drejt synimeve strategjike.
Taktika ne bisedime duhet te kete ne qender te veprimit te saj nje metode sa me te zgjuar si dhe nje teknike te pershtatshme e cila hap-pas-hapi te coje drejt synimeve strategjike.
EPILOG APO PROLOG?
Ёshtё njё rast unikal kur takohen njёra me tjetrёn Epilogu dhe Prologu i kёsaj ngjarjeje tё madhe. Po pёrse vallё? Fillimi dhe fundi ulen kokё mё kokё, me dёshirёn pёr njё takim bashkёshkrirёs, gjithnjё me pёrfytyrimin se anatomia dhe fiziologjia e tyre kishin ngjashmёri, mirpo, befas ata nё heshtje tё tyre fillojnё tё grinden se kush ёshtё njёri dhe kush tjetri...
A do tё arrijnё dot vallё palёt tё kenё njё vullnet politik, tё kapёrxejnё, gatimin e mashtrimit tё parё qё pati atё Prolog rrёzёllitёs!?
A do tё arrijnё tё dy palёt qё tё presin njё Epilog, tё drejpeshimit dhe tejdukshmёrisё, nё Ballkanin Jugperёndimor, nё mёnyrё tё natyrshme ?
I dёshpёruar, e gjej sot, Qeverinё time, nё pikё tё hallit, kur edhe pse ka shkuar nё takimin diplomatik nё Athinё, nuk e ka tё qartё se cfarё duhet tё bёjё, pёr njё vepёr tё cilёn ajo e quan tё mbyllur... sepse nё heshtjen e saj tronditёse vijon ta quajё tё rregullt, edhe pse Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtё... Ndaj ajo shkon atje ti shkelё syrin e ti bёjё shёnjё Fqinjit, se e vetmja hulli, ku duhet tё mbёrrijmё duhet tё jetё Prologu i Parё, dhe po e njёjta puthje nё epilogun e pёrfytyruar...
Ka kaluar mё shumё se motmot dhe kanё ndryshuar edhe personazhet diplomatikё me emёra tё tjerё Sekretarёsh tё Pёrgjithshёm pёr tё dy vendet. Ekspertёt teknikё janё po ata, qё vegjetojnё krenarё pёr veprёn e tyre tё shumёpёrfolur, dhe ata nuk ckulen nga istikami. ( sa e turpshme! )
Mendoj se nuk ka ndryshuar pёrputhja e ndёrsjellёt e tё dy palёve, pёr tё hequr dorё nga Pakti Detar famёkeq.
Po a do tё kemi tё drejtё tё themi Veritas Filia Temporis ( E vёrteta ёshtё bujё e kohёs) ?