Nese harrojme gabimet e se shkuares, jemi te denuar ti perserisim ato, - ka thene George Santayana. Apo mund ta kene thene te tjere perpara tij? Ndoshta! Ne fakt, eshte nje nga ato fraza, te cilen nuk ka mundesi tmos e kete thene dikush tjeter perpara.
Historia e njerezimit ka lindur tok me gabimin e me harresen, e prandaj gjitheheren duhet te kete qene dikush qe mund te kete thene perpara dikujt, se kush harron nje gabim te bere, do ta perserise se sben ate. Madje, eshte nje fraze, qe do te duhej te thuhej me se pari nga ndonje banor i vendit te shqipeve. Ne cdo kohe. Sidomos sot. Dhe me kete kam dale aty ku doja.
Viti 2011. Anno domini. Shqiperia qeveriset nga Sali Berisha. Kush eshte ky? Mos eshte ai qe ne vitin 1992 erdhi ne pushtet me premtimin per demokraci, e qe me pas nuk lejoi opoziten te dilte te manifestonte ne sheshe, burgosi udheheqesin e opozites, ndertoi nje shtet, institucionet e te cilit, qe te gjitha, i kontrollonte ai vete, perndoqi gazetaret, vodhi votat, lejoi dhe inkurajoi krijimin e piramidave financiare, i beri karshillek zemerimit popullor prej humbjes se kursimeve ne keto piramida, hapi depot e armeve dhe rrezoi shtetin per te krijuar konfuzionin e madh, mes te cilit mund te humbte gjurmet e krimeve te kryera e mund te mbrohej prej protestave?
Mos eshte ai qe, tok me karrigen e pushtetit, la pas dhe nja 2-3 mije te vrare ne konfuzionin qe mbolli? Po, mor po, ai eshte. Shqiptareve iu deshen tete vjet per te harruar se kush ishte, e per ta risjelle ne pushtet. Me Vote. Sic!
Pasi ritentoi pa sukses per tete vjet me radhe (1997-2005), ne stilin e tij te njohur e te frikshem (me kete stil ua bente te lehte shqiptareve harraqe qe te mos e harronin se kush ish), te rimerrte pushtetin e humbur, ai i dha karar te merrte nje tablete a nje porcion nga ilaci i Stevenson-it, dhe fap, u shnderrua, per nje cope here, nga i frikshem ne babaxhan e shpirt njeriu, d.m.th., nga Mr. Hyde ne Dr. Jekyll. Por le tu ikim paraleleve me personazhe fiction. E le te hyjme drejt e ne teme.
Me kujtohet, se ate mot (2005) ishte dikush qe, teksa degjonte ca te tjere qe thoshin, se Sali Berisha eshte ai qe eshte, nuk ndryshon kurre, por nuk duhet ta kemi frike, pasi tani kemi institucionet ne rolin e gardianeve, - doli e tha ju po na thoni qe bisha eshte bishe, por nuk ka pse te shqetesohemi, pasi kemi kafazin e institucioneve? Ky dikush (F.Ç) sot i lepin bythen Berishes. Si eshte e mundur? Ka harruar cka thene? Ka harruar se kush eshte bisha? Jo, jo, seshte soji i atyre qe harrojne. Perkundrazi, eshte nga nje soj tjeter, ndoshta me i madhi ne tribune e shqiptareve, nga soji i atyre qe per ideal kane te mos kene ideal. Dhe nuk eshte vetem ky.
Nje e nga nje kaluan pothuaj te gjithe ne kampin e Sali Berishes. Dhe ketu nuk e kam fjalen per njerez si Lulzim Basha e te tjere qe dolen nga hici, e te cilet, sido qe te shkojne gjerat, e kane te hazerte ne cdo kohe justifikimin po une sdija gje; une thjesht zbatoja urdhrat! E kam fjalen per te tjere qe ca gjera i dine mire, ja, si puna e F.Ç-se.
Cilet jane keta? Jane shume. Te ze frika kur mendon sa shume jane. Doni tju them ca? Po ja, A.I., G.R., G.P., B.F., A.F., F.Xh., A.Zh., A.H., N.C., N.L., e deri tek keta te diteve te fundit, si Y.M., K.Ç., etj. Nuk eshte se me dalin nga mendja te tjere, qe sot jane me opoziten; dhe as qe me shkon ne mendje ti perligj ne kercimet e tyre sa andej, ketej; por te jesh ne opozite eshte kokecarje e telash, ndersa ketu po flas per ate pjese te intelligentsia-s, qe nuk po le gje pa bere ne mbeshtetje te regjimit qe, si te gjitha regjimet, ka ne dore te ofroje mbrojtje, komfort, status, pushtet, ndikim, favore, para, prona.
Kane arritur deri atje sa kane nenshkruar peticione (ne stilin e peticioneve te kolektivave punonjese ne kapercyell te vitit 1990) ne mbeshtetje te regjimit, qe po e mbrojtka rendin publik e kushtetues nga opozita. Se fundi kane ngritur grupe e skuadra elektorale ne mbeshtetje te kandidatit te tyre per kreun e bashkise se Tiranes.
Kam zbuluar nje gje qe i dallon te gjithe keta Sa me shume Berisha e trash zullumin, aq me shume keta i falin mbeshtetje. Keta jane sot me Berishen me te vendosur se sa kane qene ne vitin 2005. E kane motivuar qysh ne krye te heres kete sjellje me faktin, qe ne krahun tjeter na qenka Edi Rama.
Ai eshte me i keq se Berisha, - kane recituar e recitojne, ngaqe u hyn ne pune, nje patologji te vjeter te F.L-se, si te ishte arsyetimi me i sofistikuar e me solid mbi faqe te dheut. Ndodhi ploja e Gerdecit (mbeten te vdekur gati 30 vete) per shkak te nje afere korruptive, ne qender te se ciles ishte djali i Sali Berishes (te gjithe e dine qe eshte keshtu), por edhe pas kesaj ata vijuan te thone, se dakord, Berisha eshte i korruptuar, por Rama eshte me keq.
Pame te gjithe ne programin Fiks Fare, se si Ilir Meta, zevendesi i Berishes, fliste per tangjente te marra e te dhena, por reagimi i te ketilleve ishte po ai dakord, korrupsioni ska qene kurre ne keto nivele, por Rama eshte me keq.
Ndodhi 21 janari, u vrane kater vete krejt te pafajshem, te paarmatosur, te parrezikshem, por ne vend te tronditeshin e te ngrinin zerin ne kupe te qiellit, ata zune te thoshin ka faj ai qe i vrau, por ka faj dhe ai qe i coi perpara kryeministrise (!!!); rrjedhimisht, Berisha eshte vrases, por Rama eshte me keq.
Erdhi post-21 janari, dhe degjuam te na hidhen ne surrat cmendurira te padegjuara, si protestuesit jane vrare nga vete protestuesit, se keta te fundit kane bere stervitje diku afer Tiranes per te permbysur me dhune nje pushtet te ardhur me vote etj., etj., por prape nuk doli asnje te thoshte une nuk dua te jem pjese e ketij zhgani.
Kudo e kurdo qe nje regjim vret, dalin dy a tre nga brenda regjimit, dy a tre me pak cipetrashe se sa te tjeret, dy a tre qe kane, megjithate, nje minimum dinjiteti e ndergjegjeje, e thone stop, deri ketu jo, jo, jo. Para dy a tri ditesh edhe ne Siri dolen dy deputete e nje klerik, dhe thane se jemi kunder regjimit te Bashar al-Assad-it, qe po vret njerez te pafajshem, ndersa ne Tirane nuk doli qofte dhe nje nga kampi i mazhorances te thoshte qysh nga ky moment une jam ne opozite me kete pushtet.
Perkundrazi, doli njeri syresh, minister (A.I), qe iu tha deputeteve te opozites, se ju jeni te gjithe Zivere (!!!). Ndersa te tjeret vijuan ti bien te njejtit avaz dakord, por Rama eshte me keq.
Ou, po si qenka kjo pune keshtu? Sa i keq na qenka ky Rama? Po le te na thone, se cfare tjeter duhet te beje Berisha, qe ata vete te mos e kene mendjen tek perbindeshi Rama? Mos duhet qe Berisha te perdhunoje nja tridhjete vajza te shkollave tetevjecare te Kamzes? Apo duhet te nxjerre snajperet maje kryeministrise me detyren per te vrare te gjitha kalimtaret atypari ne nje dite te zakonshme?
Apo duhet te vere cluster bombs ne tubimet elektorale te opozites, e ta pranoje me pas, se i vuri ai? Apo duhet te lidhe nje marreveshje te re mbi regjimin nderkufitar me Greqine, me ane te se ciles kufirin greko-shqiptar ta vendose ne Tomorrice te Skraparit? Apo duhet te marre Fazllicin e ta beje anetar te Keshillit te Ministrave te Republikes sone? Apo duhet ti thote kryeprokurores lavire bulevardi? Apo duhet te dale e te thote se protestuesit me 21 janar kishin ardhur te armatosur me thika me helm e me stilolapsa pistolete? Ah, me falni, me duket se keto te fundit i ka thene. Epo cfare dreqin duhet te beje? Le te na e thone. Ta dime.
E dini cfare? Une po pres te humbe Edi Rama. Mezi po pres. Jo vetem po pres, por edhe po lutem. Ta marre Berisha dhe Tiranen, ta marre dhe Durresin, dhe Elbasanin, dhe inshallah Korcen, Gjirokastren, Lushnjen, Fierin, deri dhe Vloren, e keshtu te qerojme hesapet me Edi Ramen, ta qerojme nga politika, pa dhembje fare ta qerojme. Dhe keshtu keta nuk do kene me alibi?
Hm, puna eshte se gjithmone do ta kene nje alibi. Sepse ata ne te vertete nuk kane asgje kunder Rames. Puna eshte se ata jane me pushtetin. Do jene dhe me Ramen neser (kuptohet, nese lutja ime shkon per lesh, dhe Rama vjen ne pushtet). Do ti trokasin ne dere, dhe Rama ka per tua hapur katerkanatash. Me ta do ti beje punet. Dhe zullumet. Por jo krimet, e vrasjet, e cmendurirat e markes Berisha. Apo ju do me thoni, se kush futet ne rrugen e zullumeve, do te kaloje se sben nga stacioni i krimeve? Edhe mundet, edhe mundet.
Por cdel nga kjo? Qe jemi mire me kete regjim qe vret, e pret? Qofshi ju qe jeni! Pa Edi Ramen. Me Sali Berishen. Sa te jete jeta. Amen!
Po tallem? Jo, asnje cike. E di qe eshte cinizem i pashoq, por do ti gezohesha nje fitoreje te Berishes ne keto zgjedhje, bash si ata qe e votojne ate. Ndoshta ngaqe pres nje konferme te fundit te faktit, se ne kete vend te gjitha te keqijat ndodhin ngaqe duam ne te ndodhin.
Ose ndoshta, ngaqe dua qe Berisha ti marre praktikisht te gjitha njesite e pushtetit e institucionet e shtetit, dua qe ai te marre mot dhe postin e kryeprokurores, dhe ate te presidentit, dhe ate te kreut te sherbimeve sekrete, dua qe ai ta bleje dhe News 24-en, dhe Top-Channel-in, dhe Shekulli-n, dhe Vizion Plus-in, dua qe te behen tok me intellighentsia-n qe eshte vene ne mbeshtetje te tij edhe ca qe kane rezistuar deri me sot, ne menyre qe... ne menyre qe cfare?
Ne menyre qe te merret vesh se hesapet i kemi me nje regjim. Apo kush e ka marre e ka marre, kush se ka marre smund ta marre? Nuk e di! Ndoshta mund ta di pas 8 majit.