Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
A mund te kete nje kundersfide te opozitarizmit?

Publikuar me : 11.07.2011 Ne : Kuriozitete - 129 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga Preç Zogaj

Rregjimi i Tiranës e përfundoi  në mënyrën me të  shëmtuar betejën  për marrjen e bashkisë së Tiranës. E humbi në garë, e bëri  në tavolinë dhe e mori  nën tavolinë.  Nuk pati  kurajon të përballej me faktet e qarta  të mospërputhjes  së numrit  të votave me numrin e votuesve. Nuk gjeti asnjë argument për të çarë rrethimin e mospërputhjes.  Por gjeti në Kolegjin Zgjedhor dublantët  e  shumicës politike të KQZ-së,  që  morën  të njëjtin  vendim: mosshqyrtimin për tejkalim afatesh të  kërkesës së PS-së.  Me fjalë të tjera , zullumi në kuti është bërë, por zullumpësuesi  nuk e ka kapur  në orën  e duhur, kështu që zullumqari  shpallet fitues!

Materialet filmike dhe  kalkulimet e sakta aritmetike tregojnë qartë se  Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e prodhoi një pjesë të mospërputhjes së votave  pas datës 14 maj,  kur përfundoi numërimi live që nxorri fitues Edi Ramën me 10 vota.

Shtimi me dorë i votave në “ishullin” e 117 kutive të hapura me përzgjedhje nga Arben Ristani me shokë është një vepër penale.

Nuk pritej që Kolegji Zgjedhor i zonjës Sashenka apo i zotit Kalaja të skandalizohej para këtij manipulimi dhe krimi të dukshëm zgjedhor; nuk pritej një reagim i fuqishëm i tyre  në drejtim  të hetimit të këtyre fakteve dhe ndëshkimit të fajtorëve. E gjithë kjo  ishte dhe është shumë për një hallkë gjyqësore të kalbur, të korruptuar  dhe të terrorizuar, siç është kjo e Apelit. Publiku i arsyeshëm priste thjesht konstatimin e mospërputhjeve dhe nxjerrjen e një vendimi  që do të çonte në legjitimimin e fitimtarit nepërmjet korigjimit të gabimeve apo përsëritjes së zgjedhjeve.

Arsyeja po gabon më shpesh se marrëzia  në kohën që jetojmë. Në fakt, kushdo që ka një minimum logjike nuk mund të parashikojë  apo të presë një vendim si ai i së premtes  që i thotë PS-së “nuk je në kohë”, domëthenë ti PS dhe ti opozitë duhej t’i kishit kapur mospërputhjet para se ti bënte  zoti Ristani në KQZ-në e tij! O tempora, o mores!

Pjesa tjetër e mospërputhjeve  dolën në dritë apo u çertifikuan pas hapjes  së gjithë kutive me urdhër të Kolegjit Zgjedhor, urdhër i cili anulloi edhe fitoren e parë të Lulëzim Bashës  me 81 vota. Kolegji Zgjedhor i së premtes i thotë PS-së  nuk je  në kohë sepse  ti PS dhe ti opozitë duhet t’i kishit kapur mospërputhjet me fall apo me magji para se të dilte urdhëri ynë për  hapjen e të gjitha kutive!

Absurditetet dhe provokimet e vendimit të fundit të Kolegjit janë sheshit. Nuk është  nevoja të jesh jurist për t’i parë. Jurist  u dashka të  jesh për të mos i parë. Në të ëvrtetë  askush prej atyre që e kanë urdhëruar dhe nënshkruar atë vendim nuk e ka vrarë mendjen për t’i krijuar njëfarë mbrojtjeje nga kritika. Vendimi është arbitrar dhe pikë. Vendosen ta merrnin dhe pikë.  Ky ishte kafshimi  më i egër dhe ndoshta final i shtetit politik ndaj shtetit të së drejtës në Shqipërinë e sotme. Dikush fitoi bashkinë e kryeqytetit,  dikush paratë e bastit se një edhe një bëjnë tre, dikush tjetër sigurinë se do të bëjë para me kryetarin e ri, dikush tjetër  besimin  se do t’i marrë vendin e punës  fqinjit socialist, dikush tjetër shpresën  se Lulëzim Basha do të sjellë një ndryshim në jetën e kryeqytetit. Por Shqipëria dhe shumica  e banoëve  të saj kanë humbur shumë me këtë që ndodhi. Jo se nuk do të jetë sërish Edi Rama kryetari i bashkisë së Tiranës.  Ka plot e plot  njerëz që vajtojnë  nxjerrjen  e tij nga bashkia me vendim Kolegji, por nuk është kjo humbja e të gjithëve. Historia është me e thellë se kaq. Dhe unë flas parasëgjithash për humbjen që i vjen e do t’i vijë vendit nga goditja  ditën për  diell e zgjedhjeve dhe opozitës, nga pasojat që do të ketë në rrafshin kombëtar e ndërkombëtar kjo ngjarje e  huaj për standartet e Europës dhe për vetë precedentët  shqiptarë të  gjykimit të  ankesave zgjedhore.

Me  vendimin e së premtes  Kolegji Zgjedhor prodhoi një ngërç të ri politik, kësaj radhe me të  rëndë se ai i verës së vitit 2009. Shqipëria  do ta paguajë shtrenjtë dhe do t’ia shohë sherrin akoma me shumë se herën e parë  arbitraritetit dhe servilzimit të këtij  Kolegji, që njëhsohet sistematiksiht  me qëndrimet  dhe vendimet e shumicës  qeveritare, edhe kur ato janë hapur në kundërshtim  me logjikën  e thjeshtë, me  ligjin dhe standartet perëndimore.

Komisionerja  për Punët e Jashtme të BE-së, baronesha Ashton, ka bërë të ditur përmes zedhënëses se është duke pritur motivimin e vendimit të Kolegjit. Standarti europian e konsideron  të gjykuar rastin e mospërputhjes së numrit të votave me numnrin e votuesve.  Mospërputhja është ose gabim njerëzor që duhet korigjuar, ose manipulim. Në pamundësi korigjimi,  shkohet në përseritjen e zgjedhjeve. Këto janë alternativat dhe s’ka tjetër. Por ja që Shqipëria  ka  krijuar për herë të parë edhe një alternativë  të tretë. Mospërputhja duhet të kapet…Kur? Këtë duhet ta sqarojë  Kolegji  në vendimin e zbardhur. Këtë sqarim po prêt Europa, ndoshta edhe SHBA. Kur duhej ta bëntë opozita ankimimin për të qenë në afat, sipas gjyqtarëve të Kolegjit?? Nëse ky sqarim bind,- gjë që  sipas meje nuk ka asnjë shans të ngjasë- Europa dhe SHBA do ta konsiderojnë të mbyllur kapitullin e zgjedhjeve. BE do të kalendarizojë  dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Nëse ky  sqarim nuk bind, e  premtja e  fishekzjarreve të Berishës do të vijë duke u nxirrë në kalendarin e integrimit te Shqipërisë në Europë.

“As që i plas fare Berishës se ç’thua ti, apo se ç’thotë Europa dhe Shtetet e Bashkuara! Ai  mori atë që deshi. Për të pushteti qëndron  mbi integrimin e vendit. Ç’problem ka,  sipas tij, se nuk po na qasin në BE?  Boll europiane është  Shqipëria kështu, sic është ! Nuk ka pse të jetë me shumë”!

E di se kjo është replika e qindra qytetarëve  për  çfarë shkrova  për Europën.  E di se Europa nuk tremb. Përndryshe, Berisha nuk do të kishte guxuar të sfidonte  rezolutën e Parlamentit  Europian për  hetimin e zgjedhjeve të vitit 2009; nuk do të kishte guxuar të urdhëronte apo lejonte përdorimin e armëve të zjarrit në demostratën e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e kombit”; nuk do të kishte guxuar të  fabrikonte një fitore kaq të trashë dhe me këtë kosto për Lulëzim Bashën në zgjedhjet e 8 majit. Por  duhet ta dimë se  Europa ka mënyrën e saj të   kundërveprimit. Sa me shumë shtohen sfidat e Tiranës për Europën,  aq me shumë e shtyn Europa në sirtaret e vet ëndrrën e Shqipërisë dhe shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.  Kjo është kundërsfida e Europës ndaj  sjelljes  antidemokratike  të qeverisë së Tiranës. Butë, por thellë.  E bën qeveria, e pësojmë ne të gjithë. E bën Sashenka me shoqe, e paguan gjithë populli, përfshirë  ata që dolën të “fituar” nga vendimi i tyre.  Po na kalojnë të gjithë edhe në Ballkanin e vogël. Të mos matemi me Kroacinë që do të hyjë ne BE pas dy vjetësh, por po na kalon edhe  Serbia, edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia…Po të heqë dorë nga imitimi i shëmtuar i veseve politike të qeverisë  së Tiranës, besoj se pas pak vitesh do të na parakalojë edhe Kosova.

Vendimi i fundit i Kolegjit, nëse nuk bind askënd në Europë, do ta  shtyjë  edhe për disa vite të tjera  integrimin e Shqipërisë në Europës. Ja, ai vendimi që u përshendet  me fishekzjarre dhe me thirrjet “rrroftë Sali Berisha” para selisë së PD-së.

E di se nga një pikëpamje nuk është e drejtë të penalizohet populli për fajet e qeverisë. Ne gjithnjë pretendojmë një sjellje tjetër nga Europa, një sjellje të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka në lidhje me  zbatimin e standarteve të saj në një vend kandidat si Shqipëria. Por  BE  ka mënyrat e veta të gjykimit. Në fund të fundit qeveria dhe gjykatat tona janë puna jonë, puna e popullit shqiptar dhe jo e Europës.

E sfiduara e madhe e  asaj që ndodhi të premten në Kolegj është opozita, por kësaj  radhe me një “ngushëllim”  të madh sepse e detyroi pushtetin të dilte në skenë hapur, pa maska, pa doreza,  faqe kamerave, faqe gjithë botës. Qeveria nuk mund ta manipulojë kësaj radhe skemën  e manipulimit, siç ka bërë herë të tjera. Ajo është e  ndergjegjshme për  këtë. Midis bashkisë së Tiranës dhe dënimeve që do të marrë  andej këndej për  shkeljen flagrante të ligjeve dhe rregullave të lojës, ajo ka zgjedhur bashkinë. Midis bashkisë dhe konfliktit të ri politik, ajo ka zgjedhur prapë bashkinë. Me  këtë histori, që do  shënojë jetën politike të vendit në muajt e ardhshëm, Berisha propozoi sërish, por me  më shumë nerv se  më parë, një betejë “për jetë a vdekje” me shefin e opozitës, i cili  ishte edhe personalisht subjekt i maskaradës  që na panë sytë.

Opozita ka detyrimin të mbrojë në  këtë zhvillim të vështirë stukturën e opozitarizmit si vlerë  demokratike kombëtare  dhe të përgatisë kundërsfidën e saj politike. Nëse pas fitores me dhjetë vota Edi Rama kishte në mendje një reflektim të thellë, tani reflektimi duhet të jetë dyfish me i thellë dhe aksioni politik e institucional shumë më i kalkuluar se më parë. Mbledhja dhe forcimi i infrastrukturës së opozitarizmit  është hapi i parë në betejën e re të opozitës për ligj, drejtësi, zhvillim dhe integrim.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Serbia heq makiazhin

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 51 here.
Arbër Zaimi Të vetmit që u habitën për fitoren e Tomisllav Nikoliçit në zgjedhjet presidenciale të Serbisë ishin europianistët paternalizues të Brukselit, këta babaxhanë që kujdesen kaq shumë për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes popujve të Ballkanit. Në sytë e tyre ballkanasit janë ende fëmijë, e fëmijët janë të paditur, të paformuar, me një subjektivitet të mangët. Mirëpo habia e baballarëve evropianë me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale serbe nuk zgjati...Lexo te gjithe artikullin »


» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti
» Promovimi politik i abetares
» Borxh edhe per rritje pagash?
» Sezoni turistik dhe indiferenca e qeverise
» Deputete qe sillen si adoleshente

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit