Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
A u duhen studenteve kaq shume mastera?

Publikuar me : 02.02.2012 Ne : Kuriozitete - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dr. Kesiana Lekbello

Tashmë prej kohësh në Shqipëri është vendosur sistemi  universitar  “3 + 2”, të cilin e kemi marrë nga sistemi universitar italian. Që kur ky sistem ka hyrë në fuqi, diplloma e 3 vjeçarit nuk mjafton për të gjetur një punë konkrete. Por po ashtu, nuk është i mjaftueshëm as 5 vjeçari. Nevojiten tashmë përherë e më shumë specializime dhe mastera që shkojnë nga 6 muaj deri në 2 vjet. Studenti është gati “i detyruar” ti drejtohet specializimeve dhe masterave si kushte të domosdoshme për të gjetur punë dhe për të bërë karrierë. Ky proçes “për të ecur përpara” është bërë tashmë prej kohësh “moda” e vërtetë pas-universitare, e shoqëruar me një konfuzion të vërtetë mbi studentët. Shtrohet çështja: vërtet është i nevojshëm gjithë ky proçes pas-universitar, pas-përgatitor kur në të vërtetë punën askush nuk ta garanton?

Disa javë më parë dy studentë m’u drejtuan sinqerisht për t’i orientuar drejt një specializimi ad hoc, që tu lehtësonte atyre gjetjen e punës. Përgjigja që u dhashë studentëve ishte shtysë për këtë artikull, i cili mbështetet gjithashtu edhe në seminarin kërkimor “Statistikat mbi temën – Diplloma dhe Puna” që u mbajt pak kohë më parë në Urbino të Italisë, në të cilin pata rastin të isha e ftuar. Seminari analizoi pikërisht këto ndryshime në vitet e fundit tek struktura universitare dhe pas universitare në Itali.

Arsyetojmë duke u nisur nga një pyetje ndoshta banale. Ja vlen të dipllomohesh?Potë shikojmë statistikat që u treguan në seminarin në fjalë dyshimet janë të shumta dhe përgjigjja nuk është aspak e lehtë: numri i të papunëve me dipllomë të lartë në Itali është rritur ndjeshëm, besimi tek të dipllomuarit, për të gjetur një vënd pune është i zymtë dhe pa perspektivë. Mbi të gjitha ndërmarrjet e vogla apo të mëdha, institucionet etj nuk tregojnë interes të veçantë në drejtim të masterave, madje gjatë intervistave për punë specializimi apo masteri shpesh herë përcillet me indiferencë (si ta kesh apo mos ta kesh për mua pronarin e punës, vlen praktika).

Lind pyetja: Përse? Konkluzioni që nxjerrin statistikat kërkimore 2008-2011 lidhet ngushtë me faktin që numri i masterave për Universitete ka arritur nivele rekord (krahasuar me 10 vjet më parë). Reforma “3 + 2” ka nxitur konkurencën midis Universiteteve për të bërë sa më tepër Mastera; nga ana e tyre studentët duke mos patur alternativa studjojnë “pa mbarim” edhe pse idetë e tyre janë të paqarta dhe akoma më tepër, siç tregojnë statistikat, studentët nuk janë absolutisht të bindur nëse masteri që po kryejnë do ti shërbejë me të vërtetë apo jo më vonë. Ky aspekt është akoma më i konsoliduar kur dëgjon edhe përgjigjet e institucioneve apo ndërmarjeve, të cilat janë në vështirësi t’i ingranojnë këta studentë “super të dipllomuar” me punën reale. Çdo punëdhënës niset sigurisht nga diplloma si informacion garancie, por kur personi vihet në provë për të dëshmuar në praktikë teorinë e mësuar, problemi në vend që të kthjellohet, komplikohet më tepër. E thënë shkurt: vërtet studenti mbaron Universitetin, kryen mastera dhe specializime për të qenë në rregull me “kartat”, por në praktikë kur shkon të kërkojë punë nuk i përgjigjet me aftësi nevojave të tregut të punës.

Sot gjithashtu gjithmonë e më tepër një student që mund të ketë prirje për historian, studion arkitekturën, një tjetër që mund të ketë prirje për inxhinjer studion për ekonomik, sepse mendohet gjithmonë dhe vetëm për paratë dhe jo për prirjet. Në mënyrë kategorike përjashtoj nga ky artikull konceptin e dipllomës me mik dhe të punës me mik. Këtë argument nuk e konsideroj të ndershëm, ndaj nuk mundem ta trajtoj, jo për moral, por për drejtësi dhe meritë, e cila duhet të jetë e domosdoshme për të gjithë. Sigurisht ka ardhur momenti i një reforme universitare jo vetëm për tu dipllomuar, por për të patur vërtet mundësi për t’u ndeshur me botën e punës dhe me aftësitë. Do ecë përpara kush është i aftë dhe jo kush ka më tepër mastera.

Problem tjetër është edhe ai i kredive bankare, të cilat propozohen herë pas here nga kryeministri ynë si nxitje për të kryer universitetin.Potë informohemi më gjatë, në ditët e sotme, sistemi amerikan i kredive për shkollë është dhe quhet i papranueshëm nga vetë studentët. Në fakt studentët (të indinjuarit por jo vetëm ata) kanë mbaruar universitetin dhe shumica meqë nuk gjenë një vend punë në sektorin që ka investuar kohë, para dhe sakrifica punon si kamarier, barist apo postier për të larë kreditë për universitetin. Nëse të mungon faktori rritje ekonomike, zhvillimi industrial dhe institucional (kriza ka vështirsuar çdo sektor) nuk mund të pretendosh të marrësh kredi, të cilat në fund të fundit janë borxhe dhe duhen paguar, ndaj kujdes me propozimet si parrulla kur nuk ka garanci.

Pa tjetër Universiteti duhet me doemos, por jo si koncept “hajt ta kem” apo “me shkollë të lartë, por sa me kaluar klasën ”. Jo nuk vlen kështu Universiteti. Përgjegjësia individuale nuk ka të bëjë nëse ke studiuar jashtë apo brënda vendit, por ka të bëjë sa i Zoti je për atë që ke mbaruar, sa i ke merituar notat dhe sa ke sakrifikuar për të arritur qëllimin final duke demostruar aftësi. Ndaj studioni dhe specializohuni, por kjo nuk është gjithçka; mos nënvlesoni kurrë pasionet që duhet t’i kultivoni; kështu e kanë nisur të gjithë, propozoni, kërkoni, punoni me intelektin, reflektoni!

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Serbia heq makiazhin

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 51 here.
Arbër Zaimi Të vetmit që u habitën për fitoren e Tomisllav Nikoliçit në zgjedhjet presidenciale të Serbisë ishin europianistët paternalizues të Brukselit, këta babaxhanë që kujdesen kaq shumë për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes popujve të Ballkanit. Në sytë e tyre ballkanasit janë ende fëmijë, e fëmijët janë të paditur, të paformuar, me një subjektivitet të mangët. Mirëpo habia e baballarëve evropianë me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale serbe nuk zgjati...Lexo te gjithe artikullin »


» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti
» Promovimi politik i abetares
» Borxh edhe per rritje pagash?
» Sezoni turistik dhe indiferenca e qeverise
» Deputete qe sillen si adoleshente

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit