Linja elektrike e ndertuar 6 vjet me pare nuk u vu asnje here ne pune. Sot jane vjedhur shtyllat dhe telat percjelles
TROPOJE- Na ishte nje here nje linje elektrike... Vetem keshtu mund te nise historia e nje linje elektrike ne Tropoje, e cila edhe pse ka kushtuar mbi 20 milione leke, asnjehere nuk eshte vene ne pune dhe sot eshte zhdukur fare.
Linja elektrike Fierze-Lekbibaj eshte ndertuar ne vitin 2004 dhe eshte inauguruar per nje fushate elektorale. Por ajo nuk u vu asnje here ne pune sepse disa banore jane ankuar se kalonte mbi shtepite e tyre dhe per kete gje ata duheshin demshperblyer.
Kjo gje ka ndodhur gjashte vjet me pare dhe deri me tani askush nuk ka mbajtur pergjegjesi per me shume se 20 milione leke te shpenzuara. Si pasoje,energjia elektrike ne zone eshte shume e dobet dhe shpesh here nuk punon as televizori.
Edhe humbjet ne rrjet jane shume te larta sepse linja e vjeter nga qafa e Kolcit eshte e amortizuar me shtylla druri qysh nga koha e elektrifikimit. Per rrjedhoje, humbjet ne rrjet shkojne deri ne 50 per qind.
Por sot nuk ekzistojne me as shtyllat dhe as teli elektrik i linjes se re. Rreth kater km linje, nga 12 km gjithsej, eshte vjedhur dhe demtuar, ndersa disa prej shtyllave nuk i kane rezistuar ambientit atmosferik dhe jane rrezuar.