Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Adminstrata mori 1.5 mln USD shperblime te paligjshme

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 31 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Plot 70 milionë dollarë është dëmi që administrata publike dhe entet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit gjatë tre viteve të shkuara. Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvilloi dje analizën vjetore të të katër departamenteve në varësi të tij duke publikuar edhe shumën totale të dëmit që i është shkaktuar arkës së shtetit nga veprimet dhe mosveprimet e administratës publike. Kjo shumë i përket vetëm institucioneve të kontrolluara, pasi KLSH e ka të pamundur kontrollin e të gjitha institucioneve, drejtorive apo organeve të tjera në varësi të tyre brenda një viti, ç’ka rrjedhimisht rrit mundësinë për një dëm më të madh. Dëmi në fjalë është kapur gjatë kontrolleve të ushtruara në vitin e shkuar. “Në përfundim të kontrolleve të ushtruar gjatë vitit 2011, kontrollorët kanë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 7,027,566 mijë lekë. Nga kjo vlerë dëmi, kemi rekomanduar shpërblimin e tij në masën 100 për qind”, – thekson KLSH në raportin e saj. Kontrollet janë ushtruar në institucione dhe sektorë të ndryshëm, siç janë ai i shitjes dhe dhënies me qira të pronës shtetërore, prokurimet publike, pagat, shpërblimet, etj. Në listën e dëmeve të kapura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit spikat ai në fushën e shpërblimeve të punonjësve. Janë plot 149 milionë lekë ose 1.5 milionë dollarë shpërblime të dhëna ndaj punonjësve të administratës në mënyrë të jashtëligjshme.

Pavarësisht shtrirjes së gjerë të kontrolleve, pjesa dërrmuese e dëmit është kapur në vetëm dy ndërmarrje shtetërore, “OST” dhe “Albpetrol”, të cilave nuk i janë paguar plot 58 milionë dollarë për shërbimet apo produktet e shitura ndaj të tretëve. Nga ana tjetër, KLSH ka kapur një dëm prej 352 milionë lekë në sektorin e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore. Ky ka qenë një ndër sektorët më problematikë. Prokurimet ndërkohë kanë shkaktuar një dëm prej 210 milionë lekë. Problemet kryesore tek prokurimet publike kanë të bëjnë me përgatitjen e dokumentacionit si edhe përcaktimin e vlerës së kontratës. Doganat kanë shënuar një dëm prej 184 milionë lekë.

 

KLSH: ARMO dhe CEZ i kanë shtetit 58 mln USD borxh

Më shumë se 78 për qind e dëmit total të kapur nga KLSH gjatë kontrolleve të vitit të shkuar përbëhet nga ai i OST-së dhe “Albpetrolit”. Të dyja kompanitë kanë për të vjelë sasi të mëdha detyrimesh nga të tretët, gjë e cila nuk ka ndodhur deri në fund të vitit të shkuar. Sipas KLSH-së, OST nuk është paguar nga CEZ Shpërndarja për shërbimin e transmetimit të energjisë elektrike nga privatizimi i kësaj kompanie e deri më datë 15 dhjetor 2010. Borxhi i CEZ Shpërndarjes tek OST është 1.9 miliardë lekë ose rreth 19 milionë dollarë. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe “Albpetrol”, për të cilën qeveria ka hapur procedurat e shitjes. Kompanisë nuk i është paguar nafta dhe gazi bruto që i ka shitur kompanisë “ARMO” deri më datë 31 dhjetor 2010. Borxhi që “ARMO” i ka “Albpetrolit” bashkë me kamatëvonesat përllogaritet të jetë rreth 3.9 miliardë lekë ose rreth 39 milionë dollarë.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 31 here.
Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetitMbledhje qeverie Emirjon Senja Vetëm nga paaftësia e organeve të fiskut për të vjelë ndër vite fitimin nga kompanitë sh.a që janë nën varësinë e shtetit, gropa që i është shkaktuar buxhetit vlerësohet në rreth 38 milionë dollarë. Ndërmarrje të mëdha, si Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, Operatori i Sistemit të Transmetimit, ARMO, një kompani celulare, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes etj., i kanë shtetit shqiptar rreth 4.1 miliardë lekë. Ky detyrim,...Lexo te gjithe artikullin »


» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501
» KLSH METE, 1.8 miliarde leke shkelje nga koncesionet
» Ligjet per punetoret vetem ne leter

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit