Publikuar me : 22.07.2011 Ne :
Kulture - 128 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Madridit prezanton ekspozitën me titull “El Fayum Adrian Paci: asnjë e ardhme në horizont” që organizohet me rastin e Edicionit 2011 të PhotEspaña. Këtë vit ekspozitat i kushtohen portretit. Deri nesër prezantohen 13 portrete që i paraqiten publikut për herë të parë.
Janë realizuar ndërmjet shekujve I-IV dhe e kanë origjinën nga El Fayum, vende të ndryshme të Egjiptit të kësaj kohe. është një mënyrë për të treguar se si artistët kërkonin ta paraqitnin me besnikëri një portret duke iu referuar mumies së një të vdekuri. Këto 13 portrete me vlerë të paçmueshme konsiderohen si shembujt e parë historikë në gjininë e portretit.
Organizatorët e ekspozitës kanë vendosur pranë këtyre portreteve antike portrete të artistit bashkëkohor shqiptar Adrian Paci (1969) duke bërë një ballafaqim të dy vizioneve artistike që i ndajnë dy mijë histori.
Në Muzeun Kombëtar Arkeologjik i projektuar nga arkitekti Francisco Jareño dhe i inauguruar më 1867, ruan objekte arkeologjike, etnografike dhe numizmatike shumë të rëndësishme nga koleksionet e familjes mbretërore spanjolle në rrjedhën e shekujve. Janë të rralla koleksionet prehistorike, egjiptiane, mesdhetare, greke, mesjetare dhe bashkëkohore. Trashëgimia e këtij muzeu përfshin 1.300.000 objekte.