|
Afera e ndeshjeve, pranga ne Malte nje trajneri shqiptar
Publikuar me : 01.10.2008 Ne :
Sport - 307 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Ilir Pelinku, trajneri shqiptar, qe jeton prej 13 vitesh ne Malte, eshte arrestuar, pasi ka tentuar te manipuloje rezultatin e nje ndeshjeje eliminatore te Kupes UEFA. Ne bashkepunim me Xho Atard, gjyqtarin e njohur te ishullit, i cili mban edhe stemat e FIFA-s dhe UEFA-s, 39-vjeçari Pelinku tentoi te manipulonte rezultatin e nje ndeshje te vlefshme per turin eliminator te Kupes UEFA. Ata tentuan te korruptonin portierin e skuadres malteze, Marsakslok FC perpara sfides se luajtur gjate muajit te kaluar me kroatet e Slaven Belupos, te cilet i fituan te dyja ndeshjet 4-0 (8-0 rezultat i pergjithshem). Trajneri Pelinku dhe arbitri Atard tentuan ta joshnin "gardianin" me nje shifer te konsiderueshme parash, me qellim qe ai te mundesonte nje "rezultat te sigurt". Kjo do t‘i siguronte atyre dhe "bookmakers"-ave fitime te medha financiare. Por, portieri i Marsakslokut e denoncoi "oferten" menjehere perpara ndeshjes. Hetimet e Federates Malteze (MFA) rreth kesaj çeshtjeje mbeten sekrete deri ne konferencen per shtyp, qe mbajti kreu i ketij institucioni, Xho Mifsud. Nderkohe, konfirmohet se akuzat per korrupsion jane paraqitur edhe perpara UEFA-s ne Gjeneve nga vete presidenti i MFA-se, i cili eshte pjese e Komitetit Ekzekutiv ne "qeverine" e futbollit evropian.
Ngjarja - Gjate Asamblese Vjetore, qe u mbajt me 26 korrik ne Malte, presidenti Mifsud kishte deklaruar se persona jashte vendit, qe kane lidhje ne Malte, jane perpjekur te manipulojne rezultatin e nje ndeshjeje te Kupes UEFA, per te nxjerre perfitime te medha financiare. Pas kesaj akuze, ai e denoncoi menjehere ngjarjen ne polici, madje u takua edhe me ministrin e Drejtesise dhe Puneve te Brendshme, Karmelo Mifsud Bonici. Javen e kaluar, policia mbylli hetimet dhe dorezoi nje raport ne Federaten Malteze. Pas spekulimeve qe qarkullonin ne mediat vendase, Mifsud vendosi te zbulonte emrat e personave pergjegjes qe tentuan pa sukses te korruptonin lojtaret e Marsakslokut. "U trondita shume kur mesova per kete tentative manipulimi te ndeshjes, tha presidenti i federates, por kjo ishte asgje ne krahasim me ndjesine kur mesova personat qe qendronin pas kesaj. Behet fjale per ndeshjen e pare eliminatore ne Kupen UEFA ndermjet Marsakslok dhe Slaven Belupos. Emrat nuk i bera publik, pasi rrezikoja te komprometoja hetimet, por tashme mund te them se ata jane nje trajner shqiptar dhe nje gjyqtar elitar ne Malte. Ilir Pelinku dhe Xho Atard". Ne ligjin maltez, per ata qe cilesohen fajtor per tentativat per korrupsion, ka ndeshkime qe parashikojne gjoba dhe burgim. Momentalisht si trajneri Ilir Pelinku, ashtu edhe gjyqtari i FIFA-s, Xho Atard, jane te pezulluar nga çdo aktivitet futbollistik.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 57 here.
Lojtaret e Apolonise duke festuar
Edmond Sufaj
Skuadra e Apolonisë së Fierit triumfoi në ndeshjen shtesë ndaj Lushnjes me rezultatin 3-0, duke siguruar qëndrimin në superligë. Apolonia shënoi golin e parë në minutën e 27-të të pjesës së parë me anë të Ribës.
Rasti fatal
Në minutën e 34-ët, arbitri dha penallti për Lushnjën, por Çela gaboi nga pika e bardhë. Kjo do të rezultonte fatale për skuadrën e Lushnjës, e cila nuk mundi dot të shënojë në minutat...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime
» Shqiperia, miqesore me Iranin me 27 maj
» Komisioni i Disiplines dergon Shkumbinin ne “play aut”
» Superliga, tension ne Peqin, qellohet me arme
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|