Keto dite te nxehta gushti si ne gjithe Shqiperine, edhe ne Diber, besimtaret myslimane kane filluar agjerimin ne Muajin e Madhnueshem te Ramazanit. Besimtaret agjerojne, sic thone ata, per te kryer nje detyrim ndaj te Madhit Zot dhe e konsiderojne kete muaj te Shenjte.
Muaji i agjerimit nuk eshte statik, ai leviz nga viti ne vit, here bie ne dimer, here ne pranvere, ne vere e ne vjeshte, sipas kalendarit fetar. Kete vit filloi ne 10-diteshin e dyte te gushtit dhe perfundon me date 8 shtator, kur eshte nata e Bajramit.
Besimtaret agjerojne, po si agjerojne?!
Fati ka sjelle qe koha ditore e agjerimit kete vit te jete shume e gjate afersisht nga ora kater e mengjesit deri ne oren tete te darkes, plot 18 ore. Jane 18 ore ne keto dite te nxehta gushti kur besimtari eshte i privuar nga e drejta e te ngrenit, e pirjes se ujit e lengjeve aq te domosdoshme, apo duhanit, qe konsiderohet nder me te veshtirat e agjerimit (pas ujit) per ata qe jane perdorues.
Sikur te mos mjaftonin keto, koha e gjate dhe vapa e tmerrshme, faktore te tjere po ua nxijne agjerimin besimtareve dhe po bejne qe ata te kalojne ditet me shpirt nder dhembe.
Eshte me se e vertete qe nje pjese e tyre agjerojne gjate gjithe vitit, pasi mendo se si mund te kaloje muajin nje familje me kater anetar me 3900 leke ndihme ekonomike (pa le kur thone se eshte dyfishuar) me te cilat duhet te paguaje dritat, ujin qe nuk e ka, telefonin, nese e ka, ilacet e te tjera e te tjera dhe per buke e gjize nuk mbetet.
Muaji i Madhnueshem i Ramazanit presupozon nje Syfyr te begate, ku e zonja e shtepise te zgjohet te pakten nje ore para te tjereve e te gatuaje, nje Iftar te pasur, ku te mos mungoje asgje. Syfiri i begate dhe Iftari i pasur mbeten perralla te Andersenit, agjeruesit nuk kane me elementaren, nuk mund te blejne qepen e vezen per te gatuar gjellen tradicionale per Iftar (kime me veze) qe eshte nje norme e pashkruar, por e domosdoshme per cdo agjerues.
Varferise ekstreme te mjaft familjeve me nje a me shume agjerues i shtohen dhe faktore te tjere qe bejne te kalohet caku i durimit. Po behet nje jave qe KESH - i (i privatizuar) ka gjetur alibine e remontit per te ndaluar dritat ne shkalle rrethi nga ora nente deri ne oren 16 e tridhjete minuta pas dite. Ku e gjeten kete remont ne dite Ramazani dhe kaq te gjate e dine ata!!! Uji, ah uji. Na thane se do te kemi 24 ore uje ne dite qe para 5-vitesh.
Endrra nuk doli. Miliarda u shkruan ne evidencat e investimeve per ujesjelles e jo vetem nuk ka uje, por nuk jane as ujesjellesit vete si objekte (Permendim ketu vetem pak nga leket e ujesjellesve qe kane shkuar ne lume shiritat blu, prere me doren e djathte te Kryeministrit ne komunen Maqellare ne Diber per ujesjellesin qe kushtoi 4 milione e treqind mije euro dhe ate te Peshkopise me mbi nje milione euro, por uje e ujesjelles nuk ka, ndonese firmat jane vene per kolaudim, supervizion, marrje ne dorezim). Agjeruesit sot presin orarin e leshimit te ujit, nje ore ne dite dhe kjo as ne Syfyr e as ne Iftar, por kur tu teket ne mengjes, e aty rreth ores nente ne darke.
Ne vapen perveluese agjeruesi jo vetem qe nuk mund te pije uje, por as nuk mund te freskohet ne cezmen gojembyllur, nuk mund te veje nje freskuese ne korrent (kondicioneri eshte molle e ndaluar), edhe ajo familje, qe ka dicka per te gatuar, nuk mund te gatuaje se, kur ka ujin nuk ka dritat, nuk mund te shkoje as ne banje se nuk ka me cfare ta laje.
Vetem sa thame, per te mos hyre ne malin e halleve qe ka ky milet, mund te thuash se agjerimi kete vit po behet me shpirt nder dhembe. E ne anen tjeter qente e pameshirshem me bark shekullor gjithmone te pangishem servirin ne pjata te arta miliona euro zhvatur nga djersa e gjaku i pikerisht ketyre qe agjerojne e te tjere bashkehallexhinj.
Me shume se kurre Zoti ua pranofte atyre qe agjerojne se vertet po sakrifikojne shume e nderkohe po Zoti u ardhte hakut atyre qe majmen me parate e ujesjellesve te pandertuar, rrugeve qe nuk jane asfaltuar, shkollave me cati zbuluar, minierave e hidrocentraleve te privatizuar, prones se zhvatur e tjetersuar, tenderimeve qe tashme jane modernizuar.
Te vjen realisht te vjellesh nga qafa, kur ndonje soj e sorollop nga keta te fundit ngrefoset te agjeroje, numeron ne duar tespi e guxon deri aty sa shkon ne xhami te falet. Vidh diten e falu naten. Besoj se Zoti kurre nuk mund te fale kete lloj specie, qe vetem njerez nuk mund ti quash e ti barazoje me ata qe ne Syfyr e Iftar hane buken lyer me vaj e kripe dhe mendjen e besimin e kane te palekundur tek i Madhi Zot.