Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ah, tani je imja! Me ne fund, je imja!

Publikuar me : 17.02.2012 Ne : Sociale - 54 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Jorida Pasku

Libri me titull “Letra dashurie të burrave të mëdhenj”, i mbledhur dhe shqipëruar nga Elona Varfi, i prezantohet lexuesit nga shtëpia botuese “Dudaj” për ditën e Shën Valentinit. Në 134 faqe mbreti Henri VIII i shkruan Ana Bolenës, me të cilën vendosi të martohej sepse gruaja e tij Katerina nuk mund t’i jepte një trashëgimtar, Napoleon Bonaparte, dy herë perandor i Francës, i shkruan së shoqes, Josephine de Beauharnais, Franz Kafka “i kursyer” në ndjenja, i shkruan Felice Bauer dhe Milena Jesenska, Victor Hugo i shkruan të vyerës së tij Adele Fushé, e më tej vijojnë letrat e Flaubert, Mozart, Wilde etj.

Çdo korrespondencë paraprihet nga informacioni biografik. Hidhet dritë edhe mbi kohën dhe rrethanat në të cilat janë ulur të shkruajnë afro 33 personalitete, por edhe çfarë ndodhi më tej me marrëdhënien e tyre. “Shekulli” zgjedh të botojë dy nga letrat.

 

Për Adele Fushé

E premte në mbrëmje, 15 mars 1822

Pas dy mbrëmjeve të mrekullueshme që kalova dje dhe pardje, me siguri nuk do të dal sonte, por do të qëndroj këtu në shtëpi për të të shkruar. Pastaj, Adelë, e adhurueshmja dhe e adhuruara ime Adelë, çfarë nuk kam për të të thënë! O Zot! Për dy ditë e kam pyetur veten në çdo çast nëse një lumturi e tillë nuk është ëndërr. Më duket se ajo çka ndiej, nuk është tokësore. Ende nuk mund ta kuptoj këtë Parajsë pa re. Ti nuk e di ende, Adel , se isha dorëzuar. Medet, po unë a e di? Për shkak se isha i dobët, mendoja se isha i qetë; për shkak se po e përgatisja veten për të gjitha çmenduritë e dëshpërimit, mendova se isha i guximshëm dhe u dorëzova. Ah, lërmë të përulem në këmbët e tua! Ti që je kaq e madhërishme, kaq e butë dhe kaq e fortë!

Kisha menduar se kufifi ri më i skajshëm i përkushtimit tim do të ishte vetëm sakrififi kimi i jetës sime; por ti, dashuria ime bujare, ishe gati të sakrififi koje edhe prehjen tënde të përjetshme. Ke pasur privilegjin të marrësh çdo dhuratë të natyrës;

ke edhe forcë, edhe lot. Ah, Adelë, mos i keqkupto këto fjalë si entuziazëm të

verbër. Entuziazmi im për ty ka zgjatur gjithë jetën dhe është shtuar ditë pas dite.

Gjithë shpirti im është i yti.

Nëse gjithë ekzistenca ime nuk do të ish e jotja, harmonia e qenies sime do të kishte humbur dhe unë, me siguri, do të kisha vdekur në mënyrë të pashmangshme.

Këto ishin mendimet e mia, Adelë, kur erdhi letra që do të më sillte shpresë ose dëshpërim. Nëse më dashuron, ti e di ç’gëzim më sjell. Çfarë mendoj se mund të kesh ndjerë, nuk do ta përshkruaj. Adela ime, përse nuk ka fjalë për gjithë këtë, por vetëm gëzim? Mos vallë kjo ndodh ngaqë gjuha e folur njerëzore nuk ka forcë për ta shprehur një lumturi të tillë? Kalimi i menjëhershëm nga dorëzimi i trishtë në lumturinë e pafund dukej se më mërziti. Edhe pse tani jam pranë vetes, ndonjëherë dridhem nga frika se mos, papritur, zgjohem nga kjo ëndërr hyjnore.

Ah, tani je imja! Më në fund, je imja! Së shpejti, pas pak muajsh, ndoshta engjëlli im do të fllejë në krahët e mi, do të zgjohet në krahët e mi, do të jetojë aty.

Gjithë mendimet e tua, në të gjitha çastet, gjithë shikimet e tua do të jenë për mua; gjithë mendimet e mia, në të gjitha çastet e mia, gjithë shikimet e mia, do të jenë për ty!

Victor Hugo

 

 

 Franz Kafka

Për Felice Bauer

11 nëntor 1912

 Do t’ju kërkoj një favor që tingëllon mjaft i çmendur dhe që do ta konsideroj edhe vetë si të tillë, kur të marr letrën tuaj. Kjo është, gjithashtu, provë shumë e madhe për mirësinë e një njeriu. E pra, kjo është: më shkruani vetëm një herë në javë, në mënyrë që letra juaj të arrijë të dielën, sepse unë nuk mund t’i përballoj letrat tuaja të përditshme. Jam i paaftë ta bëjë këtë. Për shembull, unë i përgjigjem njërës prej letrave tuaja, pastaj qëndroj në shtrat, në dukje i qetë, por zemra ime rreh nëpër tërë trupin që është i vetëdijshëm vetëm për ju. Ju përkas juve. Nuk ka, në të vërtetë, asnjë mënyrë tjetër për ta shprehur këtë dhe kjo prapë nuk mjafton për ta shprehur ndjenjën time të fortë për ju. Por, për këtë arsye, nuk dua të di se çfarë keni veshur. Më ngatërron aq shumë, sa nuk mund të merrem me jetën normale dhe kjo është arsyeja pse nuk dua të di nëse keni ndjenja për mua. Nëse do ta dija këtë, si mundet që unë,

budalla siç jam, të rri ulur në zyrën time ose këtu në shtëpi, pa u nisur drejt jush me tren, me sytë mbyllur, që t’i hapja vetëm kur t’ju shihja ju?

Oh, ka një arsye shumë, shumë të trishtë për të mos e bërë këtë. Për ta thënë shkurt: shëndeti im është i mjaftueshëm vetëm për veten time dhe jo për martesë; lëre pastaj

për atësi. Por, kur lexova letrën tuaj, ndjeva se mund ta kapërcej edhe atë që nuk mund të neglizhohet. Sikur të kisha përgjigjen tuaj tani! Sa tmerrësisht ju mundoj dhe, në heshtjen e dhomës suaj, ju detyroj ta lexoni këtë letër si letrën më të keqe që është ndodhur ndonjëherë në tryezën tuaj! Sinqerisht, ky mendim i vuajtur më bën

ndonjëherë që të lutem në lumturinë e emrit tuaj! Sikur ta kisha nisur me postë letrën e së shtunës, ku ju lutesha të mos më shkruanit më kurrë! O Zot, çfarë më pengoi t’jua dërgoja atë letër? Të gjitha do të ishin rregulluar tashmë. Por, a ka më zgjidhje të mundshme dhe paqësore tani? A do të ndihmojë fakti që ne do t’i shkruajmë njëri-tjetrit vetëm një herë në javë? Jo! Nëse vuajtjet e mia do të mund të shëroheshin me mënyra të tilla, nuk do të ishte serioze. Dhe, tashmë, unë parashikoj se nuk do të jem në gjendje të duroj as letrat e së dielës. Pra, për të kompensuar mundësinë e humbur të së shtunës, në fund të kësaj letre, me gjithë energjinë që më ka mbetur, kërkoj nga ju: nëse i vlerësojmë jetët tona, le t’i braktisim të gjitha. A mendova ta nënshkruaja emrin tim, Dein? Jo, asgjë nuk mund të jetë më false. Jo, unë jam gjithnjë i lidhur fort me veten. Ky jam unë dhe kjo është mënyra me të cilën duhet të përpiqem të jetoj.

Franzi

 

 

 Një dhuratë për Shën Valentin

 Nga Arlinda Dudaj

 Libri “Letra Dashurie të burrave të mëdhenj” është prurja më e freskët e Shtëpisë Botuese Dudaj, i cili vjen bash për festën e Shën Valentinit, menduar si dhurata më e bukur e më e dashur që mund të bëhet për një festë të tillë. Për ata që duan të shprehin dashurinë për tjetrin, me fjalët më të ndjera e që burojnë nga thellësia e shpirtit, mund të gjejnë te ky libër pikërisht këto fjalë zemre. U frymëzua sigurisht nga i famshmi film “Sex and the city”, teksa Carrie ia lexonte të dashurit të vet Big, dhe erdhi dhe në shqip përmes përkthimit dhe përzgjedhjes së kujdesshme të Elona Varfit.

Thuhet që Franz Kafka shkroi Metamorfozën pikërisht pasi i dërgoi Milenës së tij të adhuruar atë letër të përmbledhur në librin tonë.” Natën e kaluar kam ëndërruar për ju. Çfarë ndodhi në detaje, mezi e kujtoj, por gjithçka di është se ne po shkriheshim te njëri- tjetri. Unë isha ju, kurse ju ishit unë. Së fundmi, ju morët flakë.  Duke kujtuar se zjarri shuhet me veshje, unë mora një pallto të vjetër dhe të rrihja me të. Por, përsëri, transformimi fizik filloi dhe shkoi aq larg sa ju nuk ishit më aty. Në vendin tuaj, në zjarr isha unë dhe po përpiqesha ta shuaja atë me pallto. Por kjo nuk ndihmoi dhe vetëm konfirmoi frikën time të vjetër se gjëra të tilla nuk mund ta shuajnë një zjarr.”
E të tjerë emra të mëdhenj burrash të famshëm si Napoleon Bonaparti të vluarës së vet Jozefinë, Mozart, Beethoven, Flober, Volter, Balzak Bajron iu shkruan letra të dashurave të tyre, pa të cilat muzika, letërsia dhe e tërë vepra që ata krijuan nuk do të ishte e një niveli të tillë universal… ato ishin frymëzimi i tyre i madh, gëzimi i jetës, për të cilat ia vlente të merrje një penë e një kartë e t’iu shkruaje ca fjalë zemre, brenda mendjesh të mëdha….

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

E megjithate, njerezit vinin!

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 30 here.
E megjithate, njerezit vinin!Marjana Paparizo / Foto "Shekulli" Emanuela Sako Deri në vitin 2005 bibliotekat në njësitë bashkiake ishin në varësinë e Bashkisë së Tiranës. Më pas kaluan në varësinë e njësive vendore. Nga shkrumbimet apo prishjet e viteve më parë e deri te kamerat e sigurisë dhe rikonstruksionet e viteve të fundit, ka kaluar shumë ujë nën urë. Historia e një biblioteke lagjeje është histori ku ndërthuren takime brezash me kërkesa nga më të ndryshmet. Në këtë...Lexo te gjithe artikullin »


» Uria ne Korene e Veriut shkakton kanibalizem
» Astmatiket, problemet qe sjell stina e veres
» Pakistani bllokon Twitter-in, ka materiale fyese per islamin
» Bleona ia del me ne fund
» Vdes pas nje beteje te gjate me kancerin Robin Gibb
» Miqesia e vertete, ia shpeton jeten duke ia dhuruar veshken
» Toka kercenohet nga 4.700 asteroide te rrezikshem
» Toka kercenohet nga 4.700 asteroide te rrezikshme
» Dashuria me perqindje e djaloshit te Big Brother
» “Familja kerkoi ne Top Channel te me nxirrnin urgjent nga Big Brother”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit