Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ajo shqiptare, ai serbe. A funksionon? Me sa duket po…

Publikuar me : 19.08.2011 Ne : Sociale - 38 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dushan Stojanoviç

“Associated Press”

As në ëndrrat e saj më të egra, Edmonda nuk do ta kish imagjinuar se ajo do të martohej me një djalë si Zorani, që do të mbante fëmijën e tij e do të jetonte në vendin e tij. Ajo është myslimane shqiptare, ai është ortodoks kristian serb – dhe njerëzit e tyre janë urryer prej kohësh për shkak të luftës së përgjakshme për pavarësinë e Kosovës.

Por 36-vjeçarja, Edmonda Kardaku, u martua me Zoran Tomiç, njësoj si qindra bashkatdhetare të saj, myslimane apo katolike, që kanë thyer tabutë dhe martohen me burra nga zonat rurale të Serbisë, ku femrat janë arratisur për në qytete ose jashtë vendit, duke shkaktuar një alarm për rënien e popullsisë.

Që të jemi të sigurt, paragjykimet dhe dyshimet ekzistojnë akoma. Merrni për shembull mamanë e Zoranit, që sërish i referohet Shqipërisë si “Myslimania”. “Edmonda është në rregull. Por ajo vjen nga Myslimania. Ajo nuk ha mish derri”, – thotë 79-vjeçarja Radojka Tomiç. Zorani thotë se përfaqëson një gjeneratë që nuk e vret mendjen për të tilla fanatizma.

Edhe për Edmondën këto gjëra nuk kanë shumë rëndësi. Ajo thotë se është e dashuruar me burrin e saj. “Kur pashë Zoranin, asgjë nuk mund të më ndalonte. Ishte dashuri me shikim të parë”, – thotë ajo. Zoran udhëtoi disa herë në Shqipëri për të takuar ndërmjetës shqiptarë. “Nuk më pëlqente asnjëra, derisa njoha Edmondën”, – thotë ai.

U desh një ditë negociata dhe prindërit e saj më në fund u bindën. Sigurisht me pak ndikim financiar.

“Kam shitur demin tim të preferuar për ta veshur atë në ar”, – thotë Zorani. “Është një traditë shqiptare, quhet paja e nuses. I bleva unazë ari, varëse, byzylykë dhe vëthë. Më në fund pranuan”.

Por historia e tyre është e kundërta e asaj të një çifti tjetër aty në fshat, ku serbi është shumë më i vjetër se gruaja e tij shqiptare. Zorani thotë se ai nuk e lejon të komunikojë gruan e tij me pjesën tjetër të fshatit, madje as më Edmondën.

“Ai është i vjetër, ndoshta ka frikë se do ta humbasë atë”, – thotë Zorani.

Stuhia e martesave serbo-shqiptare nisi në vitin 2008, kur një grup të moshuarish nga jugu i Serbisë krijuan një grup të ashtuquajtur “Beqarët e Rashkës së vjetër”, sipas rajonit të tyre.

Serbia dhe Shqipëria po përballen me një eksod të të rinjve nga zonat rurale në kërkim të jetës më të mirë. Nëse në Serbi largohen femrat, në Shqipëri largohen meshkujt.

Aktualisht janë rreth 8 mijë kërkesa emigrimi në pritje nga serbët, që shpresojnë të martohen me gra shqiptare, thotë Pavlo Jaku, një avokat që përfaqëson minoritetin serb në Shqipëri. Rreth 1 mijë martesa janë organizuar.

“Vetëm në Rashkë kemi 100 martesa shqiptaro-serbe, që kanë prodhuar 50 fëmijë”, – thotë Radosav Matoviç.

Serbia ka një moshë mesatare prej 41 vjeç dhe 20 për qind e popullsisë janë mbi 65 vjeç. Në 370 fshatra nuk u lind asnjë fëmijë dekadën e fundit. Me një nga numrat më të ulët të lindjeve në Europë, popullsia po bie çdo vit me 55 mijë njerëz.

Pavarësisht kësaj, disa nacionalistë serbë janë të tërbuar me martesat. “Një plan djallëzor kolonizimi: një Shqipëri e Madhe përmes seksit”, shpallte një ditë me kryeartikullin e saj gazeta nacionaliste e Beogradit, “Kurir”.

Njerëzit tallen me shqetësime të tilla. “Kush e çan kokën është shqiptare apo jo, ajo është e zgjuar dhe i pëlqen të punojë,” thotë Matoviç.

Autoritetet serbe nuk i kanë injoruar zyrtarisht këto martesa. Ata druhen se këto martesa mund të cilësohen nga disa grupe të të drejtave të njeriut si trafik njerëzor.

“Nuk është trafik, nëse është vendimi i saj dhe ajo ka të drejtën e zgjedhjes. Por, nëse e detyron të martohet, ky është krim”, – thotë nënkryetarja e parlamentit të Serbisë, Gordana Komniç. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se nuk kanë marrë asnjë ankesë nga gratë shqiptare. Sipas tyre, kjo do të thotë se nuk ka pasur abuzime.

Megjithatë, në shenjë mbështetje të heshtur zyrtare për këto martesa ndëretnike, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçic, i dha së fundmi nënshtetësinë serbe në një ceremoni televizive një gruaje shqiptare, burri i së cilës kishte vdekur, duke e lënë atë të vetme për të rritur djalin e tyre.

Serbia dhe Shqipëria kanë lehtësuar procedurat e emigrimit për gratë shqiptare, ata kanë hequr kërkesat për vizë dhe kanë thjeshtuar procedurat për leje qëndrimi.

Vitin që shkoi, Daçiç i dha pasaportën serbe modeles braziliane Adriana Lima, sipas një ligji special, pasi ajo u martua me ish-yllin serb të NBA, Marko Jariç. “Ato ndoshta nuk janë në faqet e para të revistave me shkëlqim, por a nuk e meritojnë dhe gratë shqiptare diçka të tillë”, – pyet Ivan Petroviç, një serb i përfshirë në ndërmjetësimin për çifte të mundshme.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

E megjithate, njerezit vinin!

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 30 here.
E megjithate, njerezit vinin!Marjana Paparizo / Foto "Shekulli" Emanuela Sako Deri në vitin 2005 bibliotekat në njësitë bashkiake ishin në varësinë e Bashkisë së Tiranës. Më pas kaluan në varësinë e njësive vendore. Nga shkrumbimet apo prishjet e viteve më parë e deri te kamerat e sigurisë dhe rikonstruksionet e viteve të fundit, ka kaluar shumë ujë nën urë. Historia e një biblioteke lagjeje është histori ku ndërthuren takime brezash me kërkesa nga më të ndryshmet. Në këtë...Lexo te gjithe artikullin »


» Uria ne Korene e Veriut shkakton kanibalizem
» Astmatiket, problemet qe sjell stina e veres
» Pakistani bllokon Twitter-in, ka materiale fyese per islamin
» Bleona ia del me ne fund
» Vdes pas nje beteje te gjate me kancerin Robin Gibb
» Miqesia e vertete, ia shpeton jeten duke ia dhuruar veshken
» Toka kercenohet nga 4.700 asteroide te rrezikshem
» Toka kercenohet nga 4.700 asteroide te rrezikshme
» Dashuria me perqindje e djaloshit te Big Brother
» “Familja kerkoi ne Top Channel te me nxirrnin urgjent nga Big Brother”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit