Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Politike - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar në lidhje me skandalin e mungesës së flamurit shqiptar në takimin mes ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki dhe ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, të zhvilluar 2 ditë më parë në Shkup.
Sipas AK-së, është e papranueshme që ministri shqiptar ka pranuar të ulet në një tryezë pa flamurin e vendit të tij. “Po përdhosen simbolet kombëtare nga fqinjët tanë. Turp për ministrin që u ul në tryezë.”, thuhet në deklaratën e AK-së.
Ndërkohë, AK ka dënuar dhe heshtjen e Tiranës zyrtare për këtë çështje, duke theksuar se po gjunjëzohet përballë fyerjes së simboleve kombëtare. “Maqedonia si Mali i Zi i kanë fobi ngjyrat kuqezi. Heshtja e Tiranës zyrtare është një gjunjëzim skllavëror.” – thekson Aleanca Kuq e Zi.