AK Qeveria i ka braktisur emigrantet, i perdor vetem per shifra ne sezon turistik
Publikuar me : 15.12.2011 Ne :
Politike - 56 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar sot qeverinë se i ka braktisur emigrantët.
Në një deklaratë për shtyp, AK shprehet se emigrantët shqiptarë janë lanë jashtë procesit të regjistrimit të popullsisë, ndërsa në kohën e sezonit turistik nuk ngurron t’i përdorë të për fryrë shifrat, duke i paraqitur si turistë që vizitojnë Shqipërinë.
Një tjetër aspekt i braktisjes së emigrantëve sipas Aleancës Kuq e Zi qëndron tek mohimi it ë drejtës së votës. “Prej 21 vitesh emigrantëve u mohohet e drejta e votës. Pas 21 vitesh nuk dihet sa shqiptarë kanë ardhur dhe sa kanë ikur nga vendi”, thuhet në deklaratën e AK.
Sipas AK, nevojitet një strategji në trupat diplomatike për kategorinë e emigrantëve. “Mbrojtja nga qeveria është detyrim kushtetues. Duhet reformë në strategjinë e trupit tonë diplomatik”, thuhet në deklaratë.