Publikuar me : 25.11.2011 Ne :
Kronike - 34 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Tre persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor ne aksin automobilistik Fushë- Krujë – Milot.
Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa personat të cilët janë plagosur ende nuk janë të indetifikuar.
Makina me te cilen udhetonin këta shtetas, u përplas me një trajler në rrugë.
Dyshohet se në mes të plagosurve është edhe Sami Koçeku, zv.Drejtor në Spitalin Ushtarak të Tiranës, i cili ka marrë plagë të lehta.
Me te marrë sinjalizim, grupi hetimor ka mbërritur menjeherë ne vendngjarje, për të nisur hetimet dhe zbardhjen e shkaqeve te ketij aksidenti.