Publikuar me : 20.10.2011 Ne :
Kronike - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një aksident i ndodhur në rrugën e Rinasit, në dalje të kryeqytetit, i ka marrë jetën një personi, ndërsa kanë mbetur të plagosur 7 të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:00 të mbrëmjes. Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së një furgoni me një autoveturë.
Në vendngjarje ka mbetur i vdekur drejtuesi i autoveturës, Altin Dushaj, ndërsa janë aksidentuar shtetasit Vjollca Luca, 49 vjeç (në gjendje të rëndë), Erald Hoxhalli, 23 vjeç, Jetmira Doda, 26 vjeç, Flamur Doda, 27 vjeç, Elton Bogdani, 23 vjeç, Florian Mulleti, 30 vjeç.
Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e furgonit, Cufi Ramadan Elezaj, 23 vjeç, ndërsa materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.