Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter

Publikuar me : 02.02.2012 Ne : Kronike - 65 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Flamur Vezaj

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbaruar hetimet për aksidentin e ndodhur në kryeqëzimin e Rrugës së Elbasanit ku u përfshi edhe djali i numrit dy të partisë socialiste, Gramoz Ruçi. Në përfundim të hetimeve prokuroria ka vendosur se fajtor për aksidentin është drejtuesi i makinës ku humbi jetën vajza e re, Brunilda Pinderi. Edi Lika akuzohet nga prokuroria se ka kaluar me semafor të kuq dhe me shpejtësi 30 km më shumë se normat e lejuara. Dosja në ngarkim të Likës është dërguar në gjykatë dhe është në pritje të hedhjes së shortit. Sipas prokurorisë, Ledion Ruçi, i cili vinte nga parlamenti për në “Rrugën e Elbasanit”, ka hyrë në kryqëzimin e parë me semafor të kuq, por teksa ndodhej mbi urë, në kryqëzimin e dytë është ndezur semafori jeshil.

 

Dosja

“..Më datë 22 Nëntor 2011, mbi bazën e materialeve të ardhura nga Policia Rrugore, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të pandehurit Edi Lika (Cani), i akuzuar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e shtetases Brunilda Pinderi, plagosjes së lehtë të shtetases Pinellopi Rafti dhe dëmtimin e parëndësishëm të shtetasit Ledion Ruçi. Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se me mbrëmjen e datës 20 Nëntor 2011, shtetasi Ledio Ruçi, drejtues i mjetit tip “BMW”X6 me targa greke “IKY3939” pasi ka dalë nga një lokal pranë ish-kinema “17 Nëntorit” është nisur drejt qendrës për të përfunduar më pas në rrugën “Xhorxh Bush” me qëllim kalimin në rrugën e Elbasanit. Të ndodhur pranë kryqëzimit të rrugës “Zhan D Ark”, para grupit të parë të semaforëve pranë Urës, e duke qenë se nuk ka pasur lëvizje, mjeti ka kaluar semaforin me ngjyrë të kuqe duke hyrë në Urën e Lanës me qëllim vazhdimin e rrugës së Elbasanit. Ndërkohë që ka qenë akoma në lëvizje në urë është hapur (me ngjyrë jeshile) semafori i dytë dhe mjeti me shpejtësi ka vazhduar lëvizjen dhe pak metra deri sa është përplasur me një mjet tjetër tip “Mini Cooper” me targa italiane “CG 832 CS”, i cili drejtohej nga i pandehuri Edi Lika.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar thuajse të gjithë personat që kanë qenë në dy mjetet, por me pasoja të pariparueshme për jetën udhëtarja e vendit të parë të mjetit “Mini Cooper” shtetesja Brunilda Pinderi si dhe është dëmtuar lehte shtetasja Pinellopi Rafti.

Nga aktet e ekspertimeve mjekoligjore është saktësuar: …në trupin e kufomës së shtetases Brunilda Pinderi u konstatuan plagë të brendshme, thyerje të kockave të bazës së kafkës, hematoma e cipave të trurit, kontuzion i mushkërive dhe kontuzion hemoragjik i  trurit. Dëmtimet janë shkaktuar me mjete të forta mprehtës, karakteristika për traumat automobilistike, vdekja ka ardhur si rezultat i kontuzionit të trurit.

Akt i ekspertimit mjekoligjor Nr.1456 datë 02.12.2011ndaj shtetases Pinellopi Rafti tregon: Në trupin e shtetases Pinellopi Rafti janë konstatuar, thyerje të kockës së kofshës së majtë, plagë dhe hematoma me hemoragji në sklepat e syrit të majtë. Dëmtimet janë shkaktuar me mjete të forta mprehëse, karakteristika për traumat automobilistike. Këto dëmtime hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kanë shkaktuar humbje të aftësisë për punë në masën mbi nëntë ditë.

Pas saktësimit të disa prej elementeve bazë të vendit të ngjarjes është vlerësuar me rëndësi për hetimin përcaktimi i regjimit të punës së sistemit të semaforëve në Urën e Lanës dhe nisur nga fakti se në rrugën e Elbasanit pikërisht pranë vendit të ngjarjes kamera e vendosur nga një “Exchange” aty pranë është fiksuar faza e fundit e aksidentit, pra mjetin e bardhë si dhe sinjalin e një drite pranë kasetës metalike të semaforëve në trotuar, sinjal i cili lidhej me komandën e njërës prej ngjyrave të semaforit, është bërë rikëqyrja e sistemit të sinjalistikës në këtë kryqëzim.

Nga ky veprim hetimor i zhvilluar me datë 25.11.2011 ora 20:30 është saktësuar se: Ndezja e sinjalit në kutinë e mirëmbajtjes, korrespondonte me sinjalin portokalli në Bulevardin “Bajram Curri”, i cili më pas kthehej në të kuqe dhe ky sinjal qëndronte i ndezur për 1 minutë e 5 sekonda dhe lëvizja e mjeteve në këtë kryqëzim bëhej nga rruga e Elbasanit drejtim rrugës “Xhorxh Bush” e anasjelltas. Në momentin kur drita e semaforit në Bulevardin “Bajram Curri” kthehet në ngjyrë të kuqe, drita e semaforit në Urën e Lanës – drejtim rruga e “Elbasanit” bëhet jeshile…

Në vlerësim të këtyre deklarimeve si dhe përfundimeve të arritura mbi bazën e këqyrjes së mësipërme është përpiluar dhe akti i ekspertimit auto-teknik nga i cili ka rezultuar se mekanizmi i ngjarjes është si më poshtë:

Drejtuesi i  auto-veturës tip “BMW”X6  lëvizte në drejtimin nga Parlamenti drejt Urës së madhe të rruga e “Elbasanit” drejt Liceut artistik me një shpejtësi lëvizjeje 50 km/h dhe drejtuesi i “Mini Cooper”-it dilte nga “ETC” drejt “Bërrylit” me një shpejtësi lëvizjeje 70 km/h. Aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim ku fushëpamja është e kufizuar për shkak të parmakut të ngritur të urës. Meqenëse ky kryqëzim është me semafor dhe faktit tjetër që shpejtësitë e lëvizjes kanë qenë pothuajse të përafërta, aksidenti ka ndodhur në sekondën psikike dhe ata nuk kanë pasur mundësi të shmangeshin aksidentin. Duke u bazuar tek fakti se aksidenti ka ndodhur natën atëherë drejtuesi i makinës së tip “Mini cooper” i cili lëvizte në “Bulevardin Bajarm Curri” duhet ti jepte përparësinë mjetit që vinte nga e majta pasi ai kishte semaforin e kuq dhe i ishte ndaluar lëvizja”.

 

 

Çfarë rregullash kanë shkelur dy shoferët

Sipas prokurorisë dhe policisë së Tiranës, nga ana e përdoruesve të rrugës kemi shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në makinën e Ledion Ruçit, “B.M.W” X6, ekspertët kanë konstatuar tejkalim i shpejtësisë në masën 50 – 40 km/h, nga ana tjetër ka hyrë në kryqëzim me semafor jeshil. “Në ngarkim të drejtuesit të “Mini Cooper” konstatojmë thyerjen e dy normave: Moszbatimin e sinjalistikës së ndritshme, sinjalistikën horizontale dhe vertikale, pasi lëvizja e tij në kryqëzim nga rikëqyrja rezulton me semafor të kuq. Thyerjen e normës së sjelljes së tejkalimit të shpejtësisë në qendër të banuar, e cila në kuptimin sasior ka qenë 70 – 40 km/h”,- thuhet në kërkesën për gjykim të prkurorisë.

 

 

Dëshmitë e Ledio Ruçit dhe Edi Likës në prokurori

Të pyetur rreth momentit të ngjarjes, palët e përfshira në aksident mbajnë qëndrime të ndryshme ndaj momentit të lëvizjes së tyre, duke pretenduar se të dy kanë hyrë në kryqëzim me semafor jeshil. I pari ka dhënë dëshminë e tij Edi Lika, i cili sqaron se: “Kur po afrohesha te kryqëzimi i “Rrugës së Elbasanit” isha në korsinë e djathtë dhe pashë që semaforët para meje ishin me dritë jeshile dhe për këtë arsye nuk ndalova, por vazhdova lëvizjen drejt rrugës së “Bërrylit”. Sapo do kaloja kryqëzimin e rrugës së Elbasanit në këtë moment nuk më kujtohet fare se çfarë ndodhi”. Këtë ngjarje e ka treguar pothuajse në të njëjtën formë edhe e dëmtuara Pinellopi Rafti.

Ndërkohë Ledion Ruçi ka thënë në polici: “…kalova kryqëzimin e bulevardit “Zhan D’Ark” dhe u futa në Urën e Lanës për të ecur drejt rrugës së “Elbasanit”. Kur u futa mbi urë frenova për të ndalur mjetin pasi pashë në distancë që semafori ishte me dritë të kuqe dhe djathtas në semafor ishte ndalur një makinë. Duke ndaluar sapo afrohesha te semafori në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” drita e semaforit nga e kuqe u ndez jeshile që më lejonte të vazhdoja lëvizjen drejt rrugës së “Elbasanit”. Sapo u ndez jeshilja unë nuk kisha ndaluar plotësisht dhe i dhashë gaz për të kaluar kryqëzimin. Sapo fillova të kaloja kryqëzimin nga e djathta ime në bulevardin “Bajram Curri” pashë dritat e një makine që erdhi me shpejtësi shumë të madhe dhe më përplasi tek goma e parë e krahut të djathtë”.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”

Publikuar me : 21.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 74 here.
Shkon ne 13 numri i viktimave te tragjedise se “Qafe Vishes”Autobusi i aksidentuar (foto Stavri Marko) I PËRDITËSUAR – 23:30 – Kryeministri, Sali Berisha, i cili ndodhet në Çikago për të marrë pjesë në samitin e NATO-s ka bërë të ditur se do të niset papërfunduar samit. “Po shkoj drejt aeroporti për t’u kthyer në Shqipëri, pavarësisht se vazhdon një takim, unë jam nisur sepse duhet të kthehem në kohën më të parë të mundshme”, është shprehur Berisha. 22:50 - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka...Lexo te gjithe artikullin »


» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima
» Durres, arrestohet nje lituaneze
» Shkoder, te verberit protestojne per te drejtat
» Himare, bie ne humnere autobusi, 12 viktima dhe 21 te plagosur
» Himare, bie ne humnere autobusi, 11 viktima dhe 22 te plagosur
» Vrasja e palestinezit, 10 mije dollare shperblim kush jep informacion per vrasesin
» Durres, gjendet i varur nje 63-vjecar
» Spoti ne CNN, KLSH con ne prokurori 6 zyrtare te ministrise se Turizmit
» Lituanezja, kerkohej per prostitucion ne Belgjike, arrestohet ne Durres
» Himare, bie ne humnere autobusi me 50 studente, 12 viktima

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit