Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 99 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 23- vjeçar nga Tirana u aksidentua rëndë pasi është përplasur me çiklomotor. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në fshatin Balldre, vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes, ku pak ditë më parë u aksidentua një 8- vjeçar.
Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bënë të ditur se u përplasën 2 çiklomotorë, njëri me targa TR 910 C drejtohej nga shtetasi Dorjan Haruni, 23 vjeç, nga Tirana, dhe një çiklomotor me targa të huaja, me drejtues shtetasin Leonard Prendi, 28 vjeç, nga Lezha.
Ky i fundit është larguar nga vendi i ngjarjes duke ndaluar motorin e tij në afërsi të shkollës së mesme të bashkuar “Karl Gega”. I plagosuri është transportuar në spitalin e Lezhës, por burime nga ky spital pohuan se 23- vjeçari Haruni është në gjendje kritike për jetën dhe është dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët kanë ndaluar 28- vjeçarin Prendi, si dhe po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit.
Lindita Kokaj